Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - TROKAS TEK TI, NËNA IME - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - TROKAS TEK TI, NËNA IME - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - TROKAS TEK TI, NËNA IME - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 13, 2013 11:14 am

VIKTORIA XHAKO - TROKAS TEK TI, NËNA IME - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO - TROKAS TEK TI, NËNA IME - Poezi

Pranë faqes sime mbi mermerin tënd të ftohtë, e mira nënë,
Ca kokrra gruri po derdh për cicërima zogjsh të qiellit blu,
Të ta lehtësoj pak mardhjen e gjatë, me ngrohtësi zemre,
Ta harroj kafenë e hidhur, kur, të vrara, bashkë e pinim dikur.

Mos ia prishim natës gjumin tënd të gjatë, o nënë,
E ngrohta faqja ime, shtrirë mbi mermer, të buzëqesh,
Të flet me heshtjen, jam mirë, të thotë, jam mirë,
Çlodhi tani brinjët që aq shumë të dhembën, pusho e qetë.

Me flokun e gjatë baltën ia fshi shikimit tënd të butë,
Lotët të avullojë prej syve të mi,
Ta hedhim pas krahëve, them, dhimbjen tënde, timen,
Bota ka ndryshuar, e bukur është për mua tani.

Jam e qetë, nëna ime, zemra punon mirë, ti e ndien.
Ndonëse ndonjëherë gabon, mos u mërzit, lojë është,
Luan si luaja unë kur isha fëmijë,
Pa e kuptuar se do ecja mbi thëngjij të ndezur, bashkë me ty.

Gjumë të qetë, e mira ime!
Unë mirë jam, të them përsëri!

E martë 12 mars 2013 orq 13:00

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO - TROKAS TEK TI, NËNA IME - Poezi 320100_599001203460729_1717919215_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi