Sejdi Berisha: Dashuro një minutë (Cikli: Sa shumë të kërkova)
Faqja 1 e 1
Sejdi Berisha: Dashuro një minutë (Cikli: Sa shumë të kërkova)
Sejdi Berisha
DASHURO NJË MINUTË
- Poezi dashurie -
TË GJITHA SHLYHEN
Vashat nuk arrijnë t’i fshijnë lotët
Gjarpri gjen strehë në plagët e tyre
Ecën dita vrapon ora
Të gjithë ngarendin
Ngatërrohen akrepat
Dikush vetë e ka ndalur kohën
Për ta lënduar kujtimin
Shlyhen të gjitha
Nxito të t’i hapim themelet
Për të dashuruar
Atje do ta gjejmë historinë
Dhe rrënjët e saj të vjetra
Lum ai që has vullkanin
Që kurrë nuk shuhet
MOS MA NDALONI
Sonte jam i pa sy
Sonte jam pa vesh
Për buzët që preka
Pa sy jam
E lumi kërkon shtrat
Pse më ngushtoni aq shumë
Për vargun e fundit
Dua tokë për varr
Dritë për sy
Diell për dashuri
Sonte, oh sonte
Yje, këndoni vetëm për mua
Se lumi kërkon shtratin
E unë
Vetëm një pikë loti
ÇFARË NUK THAMË
Yjet i kemi përcëlluar
I kemi puthur shekujt
Vitet i kemi ndaluar
Çfarë nuk i thamë njëri-tjetrit
Për mrekullinë tonë
Moj kryeneçe
Më shiko sa i etur që jam
SA SHUMË TË KËRKOVA
Sa shumë të kërkova
Sa shumë letra t’i dërgova
Sa shumë kam lexuar
Myken faqet e librit
Me to
Nuk mbështillet më
As puthja ime
As ikja jote
Sa shumë të kërkova
E, ti nuk më gjete
SA TË RËNDA MOTET
T’i solla fotografitë mbushur blozë
E zure gjuhën me dhëmb
Lotin e ktheve në bebëz
Hape faculetën
Sa të rënda motet
Përftoi aroma e dihatja
Nuk u trande
Kopsite jakën
Se janë harlisur motet
Në vjeshtë lutemi
Për gjethe të reja
Ndize një qirinj
Për të mos u fikur
Njome penën
Vetëm për një fjalë
Se të rënda janë motet
Nëse gabohet
Mëkati bëhet kuptim
I pashlyer kujtim
MOS E THUAJ ATË QË SHPIRTI NUK TA THOTË
Merr frymë thellë
Mos thuaj lamtumirë
Më prek në maj gjuhe
Flakë do të ndizesh
Pse e urren këtë rrugëtim
Në krahët e jetës
Nuk e di
A të them e pabesë
Mos qofsha dëshmitar
I ktheshpinës sate
Më s’do të ketë pikëtakim
Merr frymë thellë e thellë
Imja mike
Që fjalë ke pabesinë
Të lutëm merr frymë thellë
Mos e thuaj atë që shpirti s’ta do
MA KTHE LOTIN NË SY
Sa herë të kam rrëfyer
Përmes hieroglifëve të gjyshit
Sa herë ta kam mbështjellë trupin
Me aromën e luleve
Me gjethet pranverore
Ti prore e ke fikur qiriun
Për ta kërkuar lëkurën e dhelprës
Ki kujdes
Në udhëkryq trëndafilat nuk çelin
Sa herë duhet të vdiset për një fjalë
Nëse vjen
Do ta vras ylberin
Për ta kthyer lotin në sy
Për të zbraz kupa deri në mëngjes
Se dot nuk ke për ta zënë veten
Derisa nuk e kupton
Fjalën që vret
EDHE PA FJALËN TIME
Edhe pa fjalën time
Po që se mundesh
Vdis për t’u ngjallur
Se prapë je në mua
Edhe nëse të quaj harresë
Jetë e djallosur
Pa ty nuk mundem
UDHËTO PA VDEKJEN TIME
Vetëm dashurinë mbaje në gji
E sigurt udhëto
Pa vdekjen time në shpirt
Kurrë nuk u ngopëm me gabimin
Në rreth puthjet ikin
Nëse takohemi
Përgjithmonë për të ikur
Cila është ajo peshojë atëherë
Që e mat fatin tonë
ERDHI KOHA
Erdhi koha
Sërish të qajmë për vetveten
Gjithçka ther
Në syrin tënd bilur
Erdhi çasti për lamtumirë
Thellë murosur jemi
Në njëri-tjetrin
BALLIN TË TA PUTH
Sa gjethe kanë rënë përmbys
E ti gëzohesh
Për pranverën e vonuar
Bjer njëherë në gjunjë
Ballin të ta puth
Sa shumë të kërkova
E, ti nuk më gjete
NXITO, O SHPEND I VOGËL
Puthe tokën, o shpend i vogël
Me sqepin tënd përkëdhele barin
Ndoshta do të lindet njeriu
Që do të ketë uratë për mua
Për të menduar
Për të shikuar
Për të buzëqeshur
Për të ecur
Për të dashuruar
Deri në dritë
Puthe tokën e zog i vogël
Me sqepin tënd margaritar
Se ajo ka për të ardhur
Jam duke pritur
Në dritë të hënës
Nxito o shpend, nxito...
PIKALOSHJA IME
Pa u lindur
Gëzim i madh
Kur erdha në jetë
Hidhërim i madh
Për t’u takuar me ty
Për krenarinë e babait
Për gjirin e nënës
Për trupin
Plot krimba kujdestar
Zogjtë për t’ma ëmbëlsuar rritën
Oshtinë lindja
Ulërin vdekja
Një pikaloshe ma puthi syrin
Lindjen dhe vdekjen i bashkova
Për ta mashtruar njeriun
Në paqe u shndërruan
Si lindja si vdekja
Përnjëherë mos i puth të dyja
Pikaloshja ime
MOS MË ZGJONI
Nëse më zë gjumi
Shpejt më zgjoni
Nëse pushoj
Mos më leni të qetë
Nëse zgjohem
Në gjumë më vëni
Nëse dashuroj
Më urreni
Nëse vajtoj
Qeshuni me mua
Ma prishni lumturinë
Nëse pranverën e kërkoj
Vjeshtën të ma sillni
Nëse hapi krahë kah ti
Zjarrin e buzëve ma dhuro
Nëse kërkoj vjeshtën
Më përcëlloni me stinën e verës
Se gjethet janë dhembje
Si ndarja pa lamtumirë
Nëse gjumi më zë
Ju lutëm
Mos më zgjoni deri në pranverë
Ose
Përgjithmonë më lëni të qetë
Ndoshta në gjirin tim
Pushon floku dhe syri yt
DASHURO NJË MINUTË
- Poezi dashurie -
TË GJITHA SHLYHEN
Vashat nuk arrijnë t’i fshijnë lotët
Gjarpri gjen strehë në plagët e tyre
Ecën dita vrapon ora
Të gjithë ngarendin
Ngatërrohen akrepat
Dikush vetë e ka ndalur kohën
Për ta lënduar kujtimin
Shlyhen të gjitha
Nxito të t’i hapim themelet
Për të dashuruar
Atje do ta gjejmë historinë
Dhe rrënjët e saj të vjetra
Lum ai që has vullkanin
Që kurrë nuk shuhet
MOS MA NDALONI
Sonte jam i pa sy
Sonte jam pa vesh
Për buzët që preka
Pa sy jam
E lumi kërkon shtrat
Pse më ngushtoni aq shumë
Për vargun e fundit
Dua tokë për varr
Dritë për sy
Diell për dashuri
Sonte, oh sonte
Yje, këndoni vetëm për mua
Se lumi kërkon shtratin
E unë
Vetëm një pikë loti
ÇFARË NUK THAMË
Yjet i kemi përcëlluar
I kemi puthur shekujt
Vitet i kemi ndaluar
Çfarë nuk i thamë njëri-tjetrit
Për mrekullinë tonë
Moj kryeneçe
Më shiko sa i etur që jam
SA SHUMË TË KËRKOVA
Sa shumë të kërkova
Sa shumë letra t’i dërgova
Sa shumë kam lexuar
Myken faqet e librit
Me to
Nuk mbështillet më
As puthja ime
As ikja jote
Sa shumë të kërkova
E, ti nuk më gjete
SA TË RËNDA MOTET
T’i solla fotografitë mbushur blozë
E zure gjuhën me dhëmb
Lotin e ktheve në bebëz
Hape faculetën
Sa të rënda motet
Përftoi aroma e dihatja
Nuk u trande
Kopsite jakën
Se janë harlisur motet
Në vjeshtë lutemi
Për gjethe të reja
Ndize një qirinj
Për të mos u fikur
Njome penën
Vetëm për një fjalë
Se të rënda janë motet
Nëse gabohet
Mëkati bëhet kuptim
I pashlyer kujtim
MOS E THUAJ ATË QË SHPIRTI NUK TA THOTË
Merr frymë thellë
Mos thuaj lamtumirë
Më prek në maj gjuhe
Flakë do të ndizesh
Pse e urren këtë rrugëtim
Në krahët e jetës
Nuk e di
A të them e pabesë
Mos qofsha dëshmitar
I ktheshpinës sate
Më s’do të ketë pikëtakim
Merr frymë thellë e thellë
Imja mike
Që fjalë ke pabesinë
Të lutëm merr frymë thellë
Mos e thuaj atë që shpirti s’ta do
MA KTHE LOTIN NË SY
Sa herë të kam rrëfyer
Përmes hieroglifëve të gjyshit
Sa herë ta kam mbështjellë trupin
Me aromën e luleve
Me gjethet pranverore
Ti prore e ke fikur qiriun
Për ta kërkuar lëkurën e dhelprës
Ki kujdes
Në udhëkryq trëndafilat nuk çelin
Sa herë duhet të vdiset për një fjalë
Nëse vjen
Do ta vras ylberin
Për ta kthyer lotin në sy
Për të zbraz kupa deri në mëngjes
Se dot nuk ke për ta zënë veten
Derisa nuk e kupton
Fjalën që vret
EDHE PA FJALËN TIME
Edhe pa fjalën time
Po që se mundesh
Vdis për t’u ngjallur
Se prapë je në mua
Edhe nëse të quaj harresë
Jetë e djallosur
Pa ty nuk mundem
UDHËTO PA VDEKJEN TIME
Vetëm dashurinë mbaje në gji
E sigurt udhëto
Pa vdekjen time në shpirt
Kurrë nuk u ngopëm me gabimin
Në rreth puthjet ikin
Nëse takohemi
Përgjithmonë për të ikur
Cila është ajo peshojë atëherë
Që e mat fatin tonë
ERDHI KOHA
Erdhi koha
Sërish të qajmë për vetveten
Gjithçka ther
Në syrin tënd bilur
Erdhi çasti për lamtumirë
Thellë murosur jemi
Në njëri-tjetrin
BALLIN TË TA PUTH
Sa gjethe kanë rënë përmbys
E ti gëzohesh
Për pranverën e vonuar
Bjer njëherë në gjunjë
Ballin të ta puth
Sa shumë të kërkova
E, ti nuk më gjete
NXITO, O SHPEND I VOGËL
Puthe tokën, o shpend i vogël
Me sqepin tënd përkëdhele barin
Ndoshta do të lindet njeriu
Që do të ketë uratë për mua
Për të menduar
Për të shikuar
Për të buzëqeshur
Për të ecur
Për të dashuruar
Deri në dritë
Puthe tokën e zog i vogël
Me sqepin tënd margaritar
Se ajo ka për të ardhur
Jam duke pritur
Në dritë të hënës
Nxito o shpend, nxito...
PIKALOSHJA IME
Pa u lindur
Gëzim i madh
Kur erdha në jetë
Hidhërim i madh
Për t’u takuar me ty
Për krenarinë e babait
Për gjirin e nënës
Për trupin
Plot krimba kujdestar
Zogjtë për t’ma ëmbëlsuar rritën
Oshtinë lindja
Ulërin vdekja
Një pikaloshe ma puthi syrin
Lindjen dhe vdekjen i bashkova
Për ta mashtruar njeriun
Në paqe u shndërruan
Si lindja si vdekja
Përnjëherë mos i puth të dyja
Pikaloshja ime
MOS MË ZGJONI
Nëse më zë gjumi
Shpejt më zgjoni
Nëse pushoj
Mos më leni të qetë
Nëse zgjohem
Në gjumë më vëni
Nëse dashuroj
Më urreni
Nëse vajtoj
Qeshuni me mua
Ma prishni lumturinë
Nëse pranverën e kërkoj
Vjeshtën të ma sillni
Nëse hapi krahë kah ti
Zjarrin e buzëve ma dhuro
Nëse kërkoj vjeshtën
Më përcëlloni me stinën e verës
Se gjethet janë dhembje
Si ndarja pa lamtumirë
Nëse gjumi më zë
Ju lutëm
Mos më zgjoni deri në pranverë
Ose
Përgjithmonë më lëni të qetë
Ndoshta në gjirin tim
Pushon floku dhe syri yt
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdi Berisha: Dashuro një minutë (Cikli: Edhe pas vdekjes dashuro)
» Sejdi Berisha: Dashuro një minutë (Cikli: Pa vetveten)
» Hyqmet Hasko:S’TË KËRKOVA SHUMË
» Sejdi Berisha: Lamtumirë shkrimet e mia...!
» Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
» Sejdi Berisha: Dashuro një minutë (Cikli: Pa vetveten)
» Hyqmet Hasko:S’TË KËRKOVA SHUMË
» Sejdi Berisha: Lamtumirë shkrimet e mia...!
» Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi