Qaj me këngë sharkia ime!
Faqja 1 e 1
Qaj me këngë sharkia ime!
Qaj me këngë sharkia ime!
Agim Gashi
AH, VETMI !...
Në errsinë ç’po kalon jeta,
Çdokush ka hallet e veta,
Por ma të randa më duken mue
Që më kan tretë e përvlue.
Prej shumë vitesh me mundime
S´troket kush në derën time,
Gja s’kam ba, me i pas randue,
Pse kështu, me më harrue?
II
S’e mbaj mend, sa ishte moti,
Prej atdheut kur jam dalë.
Për mall t’tij e nanës sime,
Shpirt e zemër më janë kallë.
Sa më ka smu merzi e shkreta,
Ma shumë n´spitale se sa n´shtëpi,
Me bukë të huej tue mbajt shpirtin,
Me shumë ilaçe e terapi.
III
Ah, atdhe! Ah,nana ime,
Ç’qe ky fat kështu për mue,
Që s´la Zoti me Ju të plakem,
Për Ju me qeshë e me këndue?
Dalngadal po shkon kjo jetë,
Me plot halle e mundime,
E unë s’po mund me i ndal lotët,
Për Ty, atdhe, e ty, nana ime.
IV
Po vjen koha me u nda nga jeta,
Me breng shpirti, që s’vdes n´atdhe,
Do t´më varrosin nën shkurre t´hueja
Me sy çel do t´më lshojnë në dhe.
Nji amanet po e la tani
Të m’i shkrueni këto fjalë:
„Për dashuri t´atdheut e nanës
Kangë e vaj as në vorr s’po i ndal“!
17.10.2011-Düren
Agim Gashi
QAJ ME KANGË SHARKIA IME
Qaj moj sharkia ime,
E strukun ndër tra,
Gishtat po më thahen
Se s’po muj me të ra.
Qaj me shpirt për ty,
Lotë më gurgullojnë,
Që kangës për atdheun
Ma nuk do t’ia thojmë.
Moj sharki e dashtun,
Mikja ime e sinqertë,
Besnikja ime e madhe
Pa tradhti n’këtë jetë.
Telat po të ndryshken
Ne jeta po na ndan,
Nga dhimbja e madhe
Bashkë me mue qan.
Të marr pranë meje
Në prehën me t’vu,
S’muj gishtat me i lujt,
Veç me të ledhatu.
A t’i mbledhim forcat
Për herën e mbramë,
Kanga jonë e fundit
T’jetë për t’lumen nanë?
Sharkia ime e dashur
Fole moj ndoj’ fjalë,
Unë tash do të shkoj,
Ty po të la të gjallë.
Nuk po hesht për vete
Por po hesht për ty,
Ti shkon në amshim
Unë në mërgim të zi.
Ty do të dërgoj
Te nana amanet,
Me të mbajt kujtim,
Si t’jesh djali i vetë.
Mos mu mrrol sharki,
Moj e imja virane,
Kë do ti ma shumë
Se dashunin e nji nane?
Eja ti dridh telat
N´këtë 28 nandor,
Se për të smutë si unë,
S’kishte vend në Vlorë.
Eja t’i këndojmë nanës
Me plot lot në sy,
Dhe 100 vjetorin
E Nanës Shqipni.
II
Tash po ia nis kangës
Me ty sharki në dorë,
Le ta ndëgjojë nana
Dhe e lumja Vlorë.
Ah moj, e lumja nanë
Jam tue të këndu ty,
për herë të mbramë
se më rrite me dashuni.
T’i mbaj mend thërrimet
Nga goja jote mu m’i dhe,
Porsi zogu të voglin zog,
Qysh nga dita kur m’ke le.
Amanet ta la sharkinë
Se skam tjetër pasuni,
Me ma dashtë e ledhatue
Sikur mue kur isha fëmi.
Ditë për ditë keq e ma keq,
Nga kjo jetë sëmundja
Pak nga pak m´largon,
Gjak nga sytë po më kullon.
Qani sytë e mi, ju qani
Derdhni gjak e derdhni lot,
Qani për nanën dhe atdheun
Se po më tret ky malli sot.
Po ju luti me u ndal,
Ju o sy që rridhni gjak
Tue qa s’ndalet vdekja
kur nis t’vjen në prag....
Më shkatërron kanceri i zi
Në buzë shpirti, e nuk del.
Përpëlitem si i plagosun
Me pa nanën dhe nji herë.
III
U ndal zani dhe sharkia
Gishtat ma s’po lodrojnë,
Moj sharki dhe nji herë
Në Kosovë a do shkojmë?
Ta marrim rrugën unë e ti
Dalë e ngadalë tue pushu,
Mos dëgjojmë dhimbjet aty,
Shkojmë nanën me përqafu.
Shkojmë atje ku flitet shqipja
Ja nisim kangës përsëri,
Na pret nana, na presin miqtë
Na pret toka me dashuni.
E zbrazim këtë kangën tonë
Me dashuni e me plot mall,
Herë ti dhe herë unë,
I puthim nanës rrudhat n´ballë.
Pas kangës sonë të fundit
Ty, te nana të la përjetë,
Unë kokulun e me trishtim,
Nisem prap për në gurbet.
E ka shkrue i Madhi Zot
Me vdek’ në gurbet të zi,
Me dhan’ shpirt n’tok të huej
Sikur vdiqën dhe miqtë e mi.
IV
U ndal tash sharkia ime
Nuk qet tinguj nga mërzia.
Unë e di po qan e shkreta
Për këto hallet e mia.
Dhe papritmas mu drejtue
Dy fjalë mue me mi thanë:
Unë di se gjithmonë i varfni,
Edhe zgjuat, andërron vatanë.
Struku aty e prite vdekjen
Çmallesh me nanën e me atdhe,
Po të udhëtosh ti për Kosovë?
E di se për bukë para nuk ke.
E shiqova me mallëngjim
Dhe mu shtuen rrudhat në ball,
Kjo varfëria sikur s’mundja
Përgjysmë kangën po ma ndal.
28.11.12
Düren
A.G
AGIM GASHI
TË UROJ, O NANA IME!
Kam dal herët në brigje t´Rurit
Se nuk jam n’atdheun tim,
Nanën me e përqafue,
Sot, n’kët ditë, lotoj n’vetmi.
Due t’ja puth ballin e bukur,
Dhe nji kangë me ja këndue,
Me buqetë lulesh prej shpirtit,
Ditëlindjen me ja urue.
I mbush sot shtatëdheteshtatë vite,
Të randa shumë, por me krenari,
Ma shumë qau se sa qeshi,
Tue i rritë tetë fëmijë.
Me vite i tretun në dhena t´hueja,
Dora e nanës më ka mungue,
Zemra e saj e gjanë sa deti,
Por gjithnji ka mendue për mue.
II
Njëzet vite këtu pari
Poshtë e lart tuj kalëru,
Nanën time dhe atdheun
Për asnji cast s’i kam harru.
Eni, miq, kudo që jeni,
Po ju ftoj t´jeni me mue,
Nana ime ka Ditëlindjen,
Të gjithë bashkë me ja urue.
Të më jetojë edhe njëqind vite,
Me shumë shëndet e me krenari,
Të më mbajë te zemra e saj
Mue t´mjerin që rroj n’vetmi.
Shumë jam djegë e jam përvëlue,
Për ty, nanë, për mallin që ke,
Sa ka dashtë ajo zemra jote,
Të më kesh pranë atje n´atdhe.
Pata e mjellma ndalin lundrimin,
S’lëvizin fletët që n´druj kanë mbetë,
Edhe Ruri i ngriti valët,
Po i qon tallas si det.
Nanën time po urojnë
Gjysmë në vaj e gjysmë në gas.
Ja pash dhimbjen në rrjedhë të tij,
M’i tha dy fjalë me ironi:
-Po çfarë burri i thua vetes
Me e zbraz sot ti këtë mërzi?
Ka Ditëlindjen nëna jote,
Anda,j burr, gëzohu shumë.
A mendon ti për të tjerët,
Që jetima janë rrit pa bukë?
Menjëherë i ndala lotët,
-Më fal, o Rur ti miku im,
Më dhemb shpirti, më dhemb zemra,
Për ata që janë jetimë.
III
Ishin vite shumë të rënda
“Tepricë” populli tue pague,
S’kish shumë vite dalë nga lufta,
Padrejtësitë sa ishin shtue.
E nana ime n´gojë bukë misri,
Tue zbutë e tue coptu,
Nga goja e saj më ushqente mue
Urinë time me ma lehtësu.
Sa mundime n´burg që i pate,
Katër vite në tortura,
Shpirti e zemra t’u kanë djegë,
Moj Nana ime, Nana e mira!
Por sot gëzohu e qeshim bashkë,
E kto vargje që po i shkruj,
Kanë me t´ardhë, moj Nana ime,
Sa ma shpejt prej dheut t´huej.
E ti Nanë që rri n´Lipjan,
Qeshu e gëzohu edhe për mue,
Shumë urime nga zemra ime,
Zogjtë shtegtarë janë tuj t’i prue.
Tash, e mira nana ime,
T’përqafoj me shumë mall,
S’ka ma t’bukur emër në bote,
Se ma i shtrenjti emri NANË!
13.10.2012
Düren-Brigjeve të lumit Rur
A.G.
Agim Gashi
AH, VETMI !...
Në errsinë ç’po kalon jeta,
Çdokush ka hallet e veta,
Por ma të randa më duken mue
Që më kan tretë e përvlue.
Prej shumë vitesh me mundime
S´troket kush në derën time,
Gja s’kam ba, me i pas randue,
Pse kështu, me më harrue?
II
S’e mbaj mend, sa ishte moti,
Prej atdheut kur jam dalë.
Për mall t’tij e nanës sime,
Shpirt e zemër më janë kallë.
Sa më ka smu merzi e shkreta,
Ma shumë n´spitale se sa n´shtëpi,
Me bukë të huej tue mbajt shpirtin,
Me shumë ilaçe e terapi.
III
Ah, atdhe! Ah,nana ime,
Ç’qe ky fat kështu për mue,
Që s´la Zoti me Ju të plakem,
Për Ju me qeshë e me këndue?
Dalngadal po shkon kjo jetë,
Me plot halle e mundime,
E unë s’po mund me i ndal lotët,
Për Ty, atdhe, e ty, nana ime.
IV
Po vjen koha me u nda nga jeta,
Me breng shpirti, që s’vdes n´atdhe,
Do t´më varrosin nën shkurre t´hueja
Me sy çel do t´më lshojnë në dhe.
Nji amanet po e la tani
Të m’i shkrueni këto fjalë:
„Për dashuri t´atdheut e nanës
Kangë e vaj as në vorr s’po i ndal“!
17.10.2011-Düren
Agim Gashi
QAJ ME KANGË SHARKIA IME
Qaj moj sharkia ime,
E strukun ndër tra,
Gishtat po më thahen
Se s’po muj me të ra.
Qaj me shpirt për ty,
Lotë më gurgullojnë,
Që kangës për atdheun
Ma nuk do t’ia thojmë.
Moj sharki e dashtun,
Mikja ime e sinqertë,
Besnikja ime e madhe
Pa tradhti n’këtë jetë.
Telat po të ndryshken
Ne jeta po na ndan,
Nga dhimbja e madhe
Bashkë me mue qan.
Të marr pranë meje
Në prehën me t’vu,
S’muj gishtat me i lujt,
Veç me të ledhatu.
A t’i mbledhim forcat
Për herën e mbramë,
Kanga jonë e fundit
T’jetë për t’lumen nanë?
Sharkia ime e dashur
Fole moj ndoj’ fjalë,
Unë tash do të shkoj,
Ty po të la të gjallë.
Nuk po hesht për vete
Por po hesht për ty,
Ti shkon në amshim
Unë në mërgim të zi.
Ty do të dërgoj
Te nana amanet,
Me të mbajt kujtim,
Si t’jesh djali i vetë.
Mos mu mrrol sharki,
Moj e imja virane,
Kë do ti ma shumë
Se dashunin e nji nane?
Eja ti dridh telat
N´këtë 28 nandor,
Se për të smutë si unë,
S’kishte vend në Vlorë.
Eja t’i këndojmë nanës
Me plot lot në sy,
Dhe 100 vjetorin
E Nanës Shqipni.
II
Tash po ia nis kangës
Me ty sharki në dorë,
Le ta ndëgjojë nana
Dhe e lumja Vlorë.
Ah moj, e lumja nanë
Jam tue të këndu ty,
për herë të mbramë
se më rrite me dashuni.
T’i mbaj mend thërrimet
Nga goja jote mu m’i dhe,
Porsi zogu të voglin zog,
Qysh nga dita kur m’ke le.
Amanet ta la sharkinë
Se skam tjetër pasuni,
Me ma dashtë e ledhatue
Sikur mue kur isha fëmi.
Ditë për ditë keq e ma keq,
Nga kjo jetë sëmundja
Pak nga pak m´largon,
Gjak nga sytë po më kullon.
Qani sytë e mi, ju qani
Derdhni gjak e derdhni lot,
Qani për nanën dhe atdheun
Se po më tret ky malli sot.
Po ju luti me u ndal,
Ju o sy që rridhni gjak
Tue qa s’ndalet vdekja
kur nis t’vjen në prag....
Më shkatërron kanceri i zi
Në buzë shpirti, e nuk del.
Përpëlitem si i plagosun
Me pa nanën dhe nji herë.
III
U ndal zani dhe sharkia
Gishtat ma s’po lodrojnë,
Moj sharki dhe nji herë
Në Kosovë a do shkojmë?
Ta marrim rrugën unë e ti
Dalë e ngadalë tue pushu,
Mos dëgjojmë dhimbjet aty,
Shkojmë nanën me përqafu.
Shkojmë atje ku flitet shqipja
Ja nisim kangës përsëri,
Na pret nana, na presin miqtë
Na pret toka me dashuni.
E zbrazim këtë kangën tonë
Me dashuni e me plot mall,
Herë ti dhe herë unë,
I puthim nanës rrudhat n´ballë.
Pas kangës sonë të fundit
Ty, te nana të la përjetë,
Unë kokulun e me trishtim,
Nisem prap për në gurbet.
E ka shkrue i Madhi Zot
Me vdek’ në gurbet të zi,
Me dhan’ shpirt n’tok të huej
Sikur vdiqën dhe miqtë e mi.
IV
U ndal tash sharkia ime
Nuk qet tinguj nga mërzia.
Unë e di po qan e shkreta
Për këto hallet e mia.
Dhe papritmas mu drejtue
Dy fjalë mue me mi thanë:
Unë di se gjithmonë i varfni,
Edhe zgjuat, andërron vatanë.
Struku aty e prite vdekjen
Çmallesh me nanën e me atdhe,
Po të udhëtosh ti për Kosovë?
E di se për bukë para nuk ke.
E shiqova me mallëngjim
Dhe mu shtuen rrudhat në ball,
Kjo varfëria sikur s’mundja
Përgjysmë kangën po ma ndal.
28.11.12
Düren
A.G
AGIM GASHI
TË UROJ, O NANA IME!
Kam dal herët në brigje t´Rurit
Se nuk jam n’atdheun tim,
Nanën me e përqafue,
Sot, n’kët ditë, lotoj n’vetmi.
Due t’ja puth ballin e bukur,
Dhe nji kangë me ja këndue,
Me buqetë lulesh prej shpirtit,
Ditëlindjen me ja urue.
I mbush sot shtatëdheteshtatë vite,
Të randa shumë, por me krenari,
Ma shumë qau se sa qeshi,
Tue i rritë tetë fëmijë.
Me vite i tretun në dhena t´hueja,
Dora e nanës më ka mungue,
Zemra e saj e gjanë sa deti,
Por gjithnji ka mendue për mue.
II
Njëzet vite këtu pari
Poshtë e lart tuj kalëru,
Nanën time dhe atdheun
Për asnji cast s’i kam harru.
Eni, miq, kudo që jeni,
Po ju ftoj t´jeni me mue,
Nana ime ka Ditëlindjen,
Të gjithë bashkë me ja urue.
Të më jetojë edhe njëqind vite,
Me shumë shëndet e me krenari,
Të më mbajë te zemra e saj
Mue t´mjerin që rroj n’vetmi.
Shumë jam djegë e jam përvëlue,
Për ty, nanë, për mallin që ke,
Sa ka dashtë ajo zemra jote,
Të më kesh pranë atje n´atdhe.
Pata e mjellma ndalin lundrimin,
S’lëvizin fletët që n´druj kanë mbetë,
Edhe Ruri i ngriti valët,
Po i qon tallas si det.
Nanën time po urojnë
Gjysmë në vaj e gjysmë në gas.
Ja pash dhimbjen në rrjedhë të tij,
M’i tha dy fjalë me ironi:
-Po çfarë burri i thua vetes
Me e zbraz sot ti këtë mërzi?
Ka Ditëlindjen nëna jote,
Anda,j burr, gëzohu shumë.
A mendon ti për të tjerët,
Që jetima janë rrit pa bukë?
Menjëherë i ndala lotët,
-Më fal, o Rur ti miku im,
Më dhemb shpirti, më dhemb zemra,
Për ata që janë jetimë.
III
Ishin vite shumë të rënda
“Tepricë” populli tue pague,
S’kish shumë vite dalë nga lufta,
Padrejtësitë sa ishin shtue.
E nana ime n´gojë bukë misri,
Tue zbutë e tue coptu,
Nga goja e saj më ushqente mue
Urinë time me ma lehtësu.
Sa mundime n´burg që i pate,
Katër vite në tortura,
Shpirti e zemra t’u kanë djegë,
Moj Nana ime, Nana e mira!
Por sot gëzohu e qeshim bashkë,
E kto vargje që po i shkruj,
Kanë me t´ardhë, moj Nana ime,
Sa ma shpejt prej dheut t´huej.
E ti Nanë që rri n´Lipjan,
Qeshu e gëzohu edhe për mue,
Shumë urime nga zemra ime,
Zogjtë shtegtarë janë tuj t’i prue.
Tash, e mira nana ime,
T’përqafoj me shumë mall,
S’ka ma t’bukur emër në bote,
Se ma i shtrenjti emri NANË!
13.10.2012
Düren-Brigjeve të lumit Rur
A.G.
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Jun 08, 2013 12:49 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi