Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – T’I DUA BUZËT – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – T’I DUA BUZËT – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – T’I DUA BUZËT – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 26, 2013 11:08 pm

VIKTORIA XHAKO – T’I DUA BUZËT – Poezi 149067_173035996057254_2619595_n

VIKTORIA XHAKO – T’I DUA BUZËT – Poezi
Nga cikli „PROLOG” që mbyll vëllimin tim poetik “TESTAMENTI”

Kënga e tretë:

T’I DUA BUZËT

Ti, i dashur, me timen çmenduri mos qesh,
Po thellë kujtohu kur më the: t’i dua buzët…
Të dua të prekshme, të afërt.

Jo, i dashur, ti mos qesh me dashurinë time qiellore,
Kështjellë floriri mbi brigje pavdekësie.
Unë e ndieja se prekja dhe puthja,
Gjurmë do linin, duke ia zbehur vërtetësinë.

Prandaj, thashë, më duaj të largët.
Pëshpërimat e mia naive, i lë këmishës tënde të ajërt,
Dhe iki në ikjet e mia pa kthim,
Në vendin e blertë ku vetëm me frymën tënde
Mund të frymoj.

E diel 17 mars 2013 ora 18:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – T’I DUA BUZËT – Poezi 32616_605393172821532_899573298_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi