Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-NE ANEN E TE MUNDUARAVE

Shko poshtë

AGIM GASHI-NE ANEN E TE MUNDUARAVE Empty AGIM GASHI-NE ANEN E TE MUNDUARAVE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 30, 2013 11:08 pm


AGIM GASHI-NE ANEN E TE MUNDUARAVE Largea_dhunuara1364656238


AGIM GASHI:NE ANEN E TE MUNDUARAVE
(Kushtuar viktimave të dhunimit)


Na e dhunuan nderin
Por nuk ishte vetëm i joni
Kujdes me nderin tonë
Me nderin e kombit

Ishim në duart e xhelatëve
Të cilët me ne bënin tehmena
Karikatura të merzitshme njerzore
Ishim ne viktimat

Duke na dhunuar neve
Grave e nenave shqiptare
Vashat e nuset tona
Dhunuan kombin
Dhunuan atdheun

Në majën e turpit ramë këmbekrye
Populli im i poshtruar te këmbët e xhelatit
Çdo gjë që shenohet edhe egziston
Dikush nuk dashti të dëshmohet
Se egzistonte një kohë traumatike
Kur elaboratet e zeza ishin në vepër
Populli që harron-ska ardhmëri

Eh atdheu im i dashur
Mbushur me susllovë
Që vulosin fatin e kombit
E populli po digjet në zharavë
Pjesa e vdekur e vetëvetës
Trimëri apo qyqarllëk
„Burra“ të tillë do të kemi
Derisa ligjet nuk funksionojnë

Tani e sa vite jetojmë me kujtime
Ndër më të ndytat e njerzimit
Pa e menduar asnjëherë
Se do të ridhunohemi
Nga gjaku ynë
Nga politika e atdheut
O Zot ndihmona neve
Dhe atdheun
Nga karaxhozë e susllovë


Populli nuk na ka harruar
Me popullin jemi e populli me ne
Ishim viktima të xhelatëve karpatian
E pse pra viktima edhe në atdhe

30.03.13
Klinika Niederrhein

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi