ASLLAN DIBRANI:TAKIMI I ORËS LETRARE TRADICIONALE 'PAVARËSIA' I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NGA GJERMANIA, AUSTRIA, ZVICRA DHE KOSOVA
Faqja 1 e 1

TAKIMI I ORËS LETRARE TRADICIONALE 'PAVARËSIA' I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NGA GJERMANIA, AUSTRIA, ZVICRA DHE KOSOVA
Fotoreportazh i zgjeruar nga ASLLAN DIBRANI
art@asllandibrani.com
Vështirësitë politike ato kombëtare dhe preokupimet familjare "Lidhjen e Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani" nuk e penguan, po përkundrazi e përforcuan e përgatitën duke e thelluar në një botë të krijimtarisë së mirëfilltë në art, kulturë dhe letërsi ! Që nga themelimi i saj, e deri në ditët e sotme ka lanë gjurmë veprimtarie me qindra promovime librash , duke mbajtur orë letrare , aktivitete të ndryshme kulturore krijuan një imazh të mirë në shoqërinë shqiptare të Diasporës dhe ma gjërë .
Pamje e një mori librash nga krijuesit shqiptarë në mërgatën shqiptare.
-Të flasim për aktivitetin e LSHAKSH në Gjermani që nga themelimi e deri në ditët e sotme është një kronologji e gjerë e begatshme dhe e frytshme, por kësaj radhe do të ndalem në periudhën e fundit njëvjeçare të veprimtarisë së saj me sa vijon :
- Në përkujtim të tridhjetvjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës u botua Antologjia poetike ”Trinomi i Lirisë” të bashkautorëve, Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla.
-Akademia Solemne dhe promovimi i Antologjisë u majtë më 1 maj 2012 në Koblenc.
-Më 2 qershor u organizua (nën koordinim e Familjen Shkreli) "Takimi Letrar Tradicional Azem Shkreli” me karakter garues.
Më 24 korrik në Teatrin e Qytetit “Istref Begolli” në Pejë nën patronatin e komunës së Pejës dhe Kryekomunarit Z. Ali BERISHA, me pjesëmarrjen edhe të bashkëshortes së Jusufit të ndjerë, Z. Suzana Gërvalla, u bë promovimi “Trinomi i Lirisë” e më pas u bënë Homazhe nderi varrezave të Heronjve në Dubovik. Me këtë rast vizituan edhe shtëpinë memoriale të lindjes së vëllezërve Gërvalla nga grupi i Lidhjes se Shkrimtarëve nga Gjermania..
-Ndërkaq më 27 korrik, u bë promovimi i këtij libri edhe në Biblotekën Kombtare në Prishtinë.
Me 1 gusht, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së Ndre Mjedës, në Bushat të Shkodrës u mbajt një seminar shkencor “Ditët e Mjedës”, ku nga Lidhja jonë mori Neki Lulaj, me ç’rast u bë përurimi i Kishës në Kukël, projekt i kamotshëm i Mjedës dhe zbulimi i shtatores së Ndre Mjedës.
Më 10 gusht, në Kalan e Ulqinit, si çdo vit organizohet Festivali i mbrëmjes poetike, ku nga Lidhja e Shkrimtareve nga Gjermania, morën pjesë Neki Lulaj dhe Asllan Dibrani .
-Në shtator u bë promovimi i librit të krijuese tashmë të mirënjohur, Seveme Fetiqit ”Imazhe të ringjallura”.
-Ndërkaq më 22 shtator në Kirchheim – Teck, me rastin e 20 vjetorit të formimit të Shoqatës Kulturore “Kadri ZEKA”, shpallëm Kadri ZEKEN (post mortum) natarë NDERI të LSHAKSH.
-Më 21 tetor, u organizua në Augsburg Orë letrare “Homazhe për Ali Podrimen”, ku të ftuar dhe pjesëmarrës ishin anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” nga Viena dhe Rita Saliu, mysafire nga SHBA.
- Gjatë vitit që e lamë pas, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, zt. Adem Demaçi bëri promovimin e librit në Heidelberg të Gjermanisë, me ç’rast LSHAKSH në Gjermani e shpalli si anëtar nderi të përjetshëm me çka u nderua njeriu i rezistencës kombëtare si i veçantë në Evropë.
Me 28 nëntor në vigjilje të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë ,poeti Neki Lulaj nxorri librin e peste me radhe "Balada e Heshtes "Parathenjen e librit e përgatiti kritiku letra Halil Haxhosaj i cili libër u botua në Shtypshkronjën "Amanda Edit " nën përkujdesjen e pasardhësve të rilindësve të madhit zotit Baki Ymeri.
-Në Nëntor "Rrugëtimi poetik i krijuesve shqiptar për festën e Pavarësisë së Shqipërisë",me "Unionin e Shkrimtarëve" në gërshetimin e të gjithë shkrimtarëve nga trevat shqiptare që ishte një simbol i bashkimit pranë festës së madhe të flamurit tonë shqiptare, që u mbajt tubimi në Shtutgard nga Qendra Kulturore e Shtutgardit . Pjesëmarrës te ketij tubimi ishin z.Reshat Sahitaj Kryetar i Unionit të Shkrimtarëve nga Brukseli , Gani Xhafolli Prishtinë, z. Kalosh Qeliku Shkup Maqedoni, z. Bahri Myftari Tinanë Shqipëri , z.Qamil Zakolli Përfaqësues i Belgjikës ,z.Arsim Halili nga Lugina e Preshevës Kosova Lindore dhe z.Haxhi Shabanit nga Mali i Zi përfaqësues ishte Asllan Dibrani nga LSHAKSH.
-Më 28 Nëntor në vigjilje të një shekulli mëvetësie, u botua vëllimin poetik “Një shekull dritë" përgatitur nga zoti Hasan Qyqalla, me njëqind poetë dhe 100 poezi, të promovuar në Tiranë dhe Vlorë.
- Me 8 dhjetor të vitit 2012 u organizua Akademinë Përkujtimore kushtuar Tahir Deskut, e bashkorganizuar me gazetarit ,reporterit nga fronti i të luftës së Kosovës, pelegrinit kosovar, Z. Maxhun Smajlit me ç'rast morën pjesë delegacione nga e gjithë Evropa.
-Më 19 janar, në Vjenë të Austrisë, me festën e Shoqatës “Aleksandër Moisiu”, u bë promovimi e librit ”Një shekull dritë”.
- Më 20 janar në Shoqatën “Kadri Gërvalla” në Ludwigsburg, në përkujtim të 31 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, u mbajt një orë letrare.
- Manifestimi përkujtimor ne Brainë me 9 shkurt 2013, me rastin e 29 vjetorit të vrasjes së Heroit të kombit Bajram Bahtirit, n’ emër te LSHAKSH në Gjermani, përshëndeti Neki Lulajme ç'rast shkollës fillore "Zahir Pajaziti" i dhuroi disa komplete librash nga autorë të ndryshëm nga Gjermania.
Në saje të këtij aktiviteti u mbajt edhe takimi i fundit para ca ditësh takimi, tradicional i "Lidhjes së Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani "me rastin e orës letrare "Pavarësia " në Koblenz qe ma, ka marre përmasa kohore të parvjetshme me krijimtari poetike dhe letrare ,po edhe duke përfshirë hapjen e ekspozitave artistike nga piktorë të ndryshëm , po edhe ekspozita fotosh me motive nga lufta e Kosovës.
Foto nga Takimi tradicional i "Lidhjes së Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani "me rastin e orës letrare "Pavarësia " në Koblenz të Gjermanisë.Foto e përbashkët nga të gjithë krijuesit , që një të ardhme pritet një bashkëpunim ma i dendur në mes tyre, po edhe në mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.
Takimi u mbajt në shenjë nderi të 5 - vjetorit të "Pavarësisë së Republikës së Kosovës" po edhe 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë . Nën koordinimin e Muhamet Lumës nga i cili takim, dha të përfitojmë përshtypjen se ky takim kulturor artistik ishte një ombrellë takimi me pjesëmarrjen edhe të shoqata e Lidhjes së Shkrimtarë shqiptarë "Aleksander Mosiu " nga Austria po edhe nga Zvicra dhe Kosova.
Foto nga Takimi tradicional i "Lidhjes së Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani "me rastin e orës letrare "Pavarësia " në Koblenz të Gjermanisë 2013.
Takim ishte i nivelit me përmasa te mëdha të krijuesve dhe të shumë poetëve ,të mediave dhe njerëzve të kulturës nga e cila këtij takimi i dhanë një shpirt dhe kolor edhe nga organet zyrtare të Diasporës shqiptare në krye me zotin Ibrahim Makollin,ministër për Diasporën dhe disa ambasador dhe konsuj nga Austria , Zvicëra dhe Gjermania. Ishte një sinjalizim që e ardhmja e këtij kombi do të solidarizohet me artin ,kulturën dhe vetëdijen e këtij kombi si primare për një atdhe të shëndetshëm.
Takimin e udhëhoqën dy poetët Mentor Thaqi dhe Fran Tanushi, si dhe zëdhënësja e kësaj Lidhjeje poetja Sevëme Fetiqi.
-Zoti Fron Tanushi i përshëndeti të pranishmit ,shpalosi programin e takimit dhe i dha fjalën e rastit ta mbaj zoti Hasan Qyqalla Kryetar i LSHAKSH në Gjermani, ku po e paraqesim ne vazhdimin e artikullit mesa vijon:
Shumë i nderuari Z. Ministër MAKOLLI, Përfaqësues të Shoqatave dhe Asociacioneve simotra nga Austria, Zvicra, Belgjika, Franca, bashkmërgimtarë, poet, artdashës e pasionantë të fjalës së shkruar artistike:
-Më lejoni që në emër të LSHAKSH në Gjermani, t’iu shpreh konsideratën më të thellë për pjesëmarrjen tuaj në "Manifestimin Poetik Tradicional këtu në Koblenz të Gjermanisë". Pastaj theksoj frazën “ Ruane gjakun tim që të shkruhet gjuha shqipe” nga Petro Nini Luarasi.
Zoti Hasan Qyqalla vazhdoj duke shtuar se arti është një strukturë universale e shumanshme dhe komplekse. Nisë nga kjo premisë e arsyeshme, logjike dhe e qëndrueshme ia vëmë vetes këtë detyrë të organizohemi rreth një bërthame fisnike siç është ARTI (muzikor, pamor, ai i shkruar )që identifikohet ndryshe si magji krijuese shpirtërore. Andaj jemi sot këtu në manifestimin tonë poetik tradicional , ku përmes artit poetik, dëshiroj dhe i jap guxim vetes kur vlerësoj nivelin që reflekton kulturë, urti, begati, intelekt dhe virtytshmëri deri në mishërim me pasionin, pra me artin poetik. Veç shpalosjes së vlerave poetike dhe konsumimit, forcohet fuqishëm koncepti i intensifikimit mendor, shpirtëror e kombëtar, i migruar nga të gjitha trojet tona etnike, që synojmë drejt integrimeve e strukturimeve përmes artit në mjediset e shteteve ku jetojmë e veprojmë. Mbase, konkludoj se nuk ka si të jetë ndryshe, kur kemi një "Alfabet, një Abetare, një gjak, një gjuhë"... Nocioni i kulturës artistike dhe poetike, e karakterizon jetën kulturore nga pikëpamja cilësore duke shprehur shkallën më të lartë të zhvillimit artistik dhe tiparet themelore të shoqërisë njerëzore. Këtu s’do harruar fatin nopran të popullit tonë, etapat e vështira, historitë e dhembjes e gjakut, të palcës e ashtit, të tretjes e varrit, të kullës e flamurit...e tëra për një copë Liri...! Pikërisht nga këto trysni politike, detyrimisht morëm rrugën e mërgimit që sot jemi bërë komunitet. Mërgata ishte, është dhe do të mbetet gjenerator (jo vetëm) i jetës institucionale e sociale, por edhe bazë e fuqishme për zhvillimin ekonomik, politik, intelektual e diplomatik të shtetit. Mbase, qëndrojmë brenda kuotës së shenjtë “Atdheu është Atdhe bile edhe atëherë kur të vret”-Mitrush KUTELI! Mërgata e copëzuar nga malli për më të dashurit tanë, për vendlindjen,... që loti ynë njomë çdo agim tenin e fytyrës, përpiqemi sado pak të zbusim dhembjen apo të shpalosim brengën shpirtërore përmes poezisë, edhe sot kur Shqipëria veç jetësoi Shekullin e parë në Liri kurse Kosova frymon pesëvjeçarin sot. Mos të harrojmë se niveli i kulturës së një kombi a shoqërie matet me dy komponentë kyçe, kujtoj unë dhe atë: 1. Prodhimet (veprat) letrare – artistike; dhe 2. Konsumimi (leximi) i krijimeve letrare – artistike. Këto komponentë do duhej të përcillen dhe qasen në marrëdhënie institucionale me shtetin apo edhe institucionet relevante kombëtare. Kjo nismë ishte e vështirë, por falë punës dhe bashkërendimit organizativ kemi arritur që të vazhdojmë traditën dhe kemi vënë hallkat zingjirore institucionale, falë gatishmërisë së ndërsjellë, ndihmesës e qasjes veçanërisht nga Ministria e Diasporës dhe vet Ministrit I. Makolli, i cili ishte edhe në promovimin e fundit të Antologjisë “Një shekull dritë”në Tiranë.
Më lejoni edhe njëherë t’iu FALENDEROJ për pjesëmarrjen tuaj dhe dëshiroj çaste të këndshme me vargjet poetike! Pra URIME NJËQINDVJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSIS SË SHQIPËRIS DHE PESËVJETORI I SHPALLJES SË KOSOVËS SHTET I PAVARUR E SOVRAN! Gëzuar...! Me kaq e përfundoj fjalën e vet zoti Qyqalla nga e cila vazhdoj takimi me përshëndetjen e mysafirëve nga Ministri të diasporës, z. Ibrahim Makolli, sekretarja e Ambasadës së Kosovës në Berlin znj. Fatime Musliu, konsuli i Repubikës së Kosovës në Frankfurt, z.Astrit Zemaj si dhe përfaqësuesit e Shoqatave të Shkrimtarëve, Besim Xhelili, Brahim Avdyli, dhe Asllan Qyqalla. Nënkryetari i Lidhjes, poeti Neki Lulaj pasqyroi aktivitetet e LSHAKSH në Gjermani.
Foto nga Takimi tradicional i "Lidhjes së Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani "me rastin e orës letrare"Pavarësia " në Koblenz të Gjermanisë te shoqëruar nga ministri i Diasporës Shqiptare zoti Ibahim Makolli...
Në orën letrare, u lexuan njëzet e pesë poezi nga poetët e pranishëm: Martin Çuni, Agim Gashi, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Besim Xhelili, Dan Kosumi, Asllan Qyqalla, Lulzim Bunjaku, Shaip Ademaj, Ragip Dragusha, Miradije Ramiqi, Anton Marku, Nexhat Sadullahu, Gonxhe Letmi – Begisholli, Ali Berisha, Pal Sokoli, Fran Tanushi, e shumë të tjerë.
Pas prezantimit të këtyre poetëve me publikimet e veta grupi i jurisë i përbërë nga poeti Shaban Cakolli, sekretar i Lidhjes sonë, Pal Sokoli, anëtar i Kryesisë si dhe Miradije Ramiqi, mysafire nderi e këtij Takimi ndanë çmimet sipas radhës:
1. Çmimi i parë i takoi poetit Brahim Avdyli nga Zvicra.
2. Çmimin i dytë i takoi poetit Dan Kosumit nga Vjena Austri
3. Çmimin e tret e përfitoj Nexhat Sadullahu nga Fushë Kosova.
Çmimi i publikut i ngopur me artin dhe stilin artistike qe përjetoj përmes vargjeve të bukura të poetit nga Austria, i takoi shkodranit nga Vjena, Ragip Dragushes në skenë ishte me Vita Qyqallen.
Takimi i kësaj ore letrare u begatua edhe me tri promovime librash të krijuesve shqiptarë Antologjia „ NJË SHEKULL DRITË“ e cila u botua vitin e kaluar, për nder të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e përkujdesjen nga zoti Hasan Qyqalla. Recensionin e lexoi Mentor Thaqi. Pastaj, u promovua edhe libri „ Balada e Heshtjes“ e poetit Neki Lulaj, analizën mbi kritiken letrare e dha z. Maxhun Smajli si dhe vëllimi me poezi „ Labirinthi“ i poetit Selajdin Gashi,vlerësimin e bëri poetja znj.Gonxhe Letmi-Begisholli.
Nga ky takim u nderuan me mirënjohje zoti Hafiz Gagica, z.Xhafer Leci, znj. Miradije Ramiqi, për kontributet e veprimtarisë së tyre. LSHAKSH ju nda një mirënjohje nga Shoqata e Gruas Shqiptare „Nëna Terezë“ në Heidelberg të Gjermanisë, nga zonja Afërdita Xheladini-Dauti.
Foto nga Takimi tradicional i "Lidhjes së Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani "me rastin e orës letrare"Pavarësia " në Koblenz të Gjermanisë u paraqit edhe Selvete Terstena këngëtarja me këngë popullore. Takime të tilla e ndihmojnë mërgatën shqiptare të jenë si model për njëri tjetrin që ta nxisin kulturën dhe vetëdijen e organizimit në interesin e shoqërisë ,popullit , mërgatës dhe Kombit.
Foto-reportazh 2013 Koblenz-Gjermani

ASLLAN DIBRANI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi