Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zeneli, ja pse hymë në koalicion me AAK-në

Shko poshtë

Zeneli, ja pse hymë në koalicion me AAK-në Empty Zeneli, ja pse hymë në koalicion me AAK-në

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 06, 2013 3:08 pm

Zeneli, ja pse hymë në koalicion me AAK-në
Zeneli, ja pse hymë në koalicion me AAK-në Largea_lulzim-zeneli11365198706
LDD-ja nuk e ka ndërmend teë heq dorë nga shfrytëzimi i emrit të Rugovës. Sipas Lulzim Zenelit, ata hyn në koalicion me AAK-në për të ruajtur frymën e bashkëpunimit me këtë parti të nisur nga LDK-ja në kohën e Ibrahim Rugovës.
Zeneli tha se skena duhet të profilizohet dhe se të krijohet një pol. I pyetur për takimet Daci-Mustafa, Zeneli pa iu përgjigjur tha se një subjekt i vetëm nuk mjafton që të bëjë ndryshime. Ai tha se krijimi i një bashkimi partish, mund të krijojë ratin për ndryshime, duke u bashkuar rreth një vizioni.
I pyetur nëse problemet ishin me ish kryetarin e LDK-së z.Sejdiu, i cili më nuk është, Zeneli pa iu përgjigjur edhe kësaj pyetje tha se duhet krijuar një relacion bashkimi për të krijuar një besim duke krijuar një rigrupim sipas vetë kërkesave të elektoratit. Ai tha se beson se forcat politike duhet të gjejnë forcën për krijimin e një fuqie për ndryshime.
Ai tha se LDD-ja ka krijuar traditën e konsistencës së saj, dhe se kjo parti me të gjitha dokumentet programore ka treguar vazhdimësinë rugoviane.
I pyetur nëse LLD nuk do ti bashkohej një partie, në këtë rast AAK-së, se a do të kërcënohej të shuhej, Zeneli tha se partitë jashtëparlamentare e humbin fuqinë, por beson se do të ketë lëvizje të fuqishme dhe organizim pozitiv.
Ai tha se partneri, AAK-ja ka treguar fuqi dhe se presin ndryshime pozitive. Ai tha se ka një marrëveshje për konkurrim të përbashkët në të gjitha nivelet në zgjedhje, me lista të përbashkëta. Ai tha se në këtë rast është koalicion partneriteti.
Zeneli tha se LDK-ja nuk kishte pranuar që LDD-ja të ruante identitetin e saj, por kishte tendencë gllabëruese ndaj kësaj partie. Ai tha se bashkëpunimi duhet të jetë korrekt dhe respekton palën tjetër apo partnerin.
Ai tha se koalicioni AAK-LDD e sheh si shpresë dhe besim për elektoratin dhe do të jetë alternativë e besimit dhe fituesit
. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi