Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!
Faqja 1 e 1

Hysni Syla
Serbët që kërcënojnë vazhdimisht me armë, shqiptarët dhe forcat e rendit, të shtëna, gaz lotsjellës, bllokadë e urës mbi Ibër, vëzhgim nga helikopteri e kanë karakterizuar Mitrovicën të hënën.
Mitrovicë, 27 prill
Të shtëna me rafal nga armë zjarri nga ekstremistët serbë, hedhje e pandërprerë për mbi katër orë të gazit lotsjellës, gjuajtje me gurë ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e serbëve, më pas vëzhgimi i situatës nga helikopteri, pozicionim i forcave të shumta të KFOR-it dhe atyre policore përreth lagjes “Kroi i Vitakut”, përfshirë tanket të KFOR-it danez dhe të atij belg në cepin jugor të urës kryesore mbi lumin Ibër, si dhe bllokadë totale e kësaj ure nga KFOR-i dhe EULEX-i. Po ashtu forca të shumta janë pozicionuar në udhëkryqin para komunës dhe vazhdim normal i punëve në ndërtimin e pesë shtëpive në lagjen veriore, “Kroi i Vitakut”, e kanë karakterizuar ditën e hënë në Mitrovicë. Ishte ky tensionimi pothuaj më i lartë i gjendjes që prej trazirave të përgjakshme të marsit të vitit 2004. Fatbardhësisht, edhe në një gjendje të këtillë nuk ka pas gjakderdhje dhe as përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Tensionimi i gjendjes ka filluar diku pas orës 10.00, kur një grup serbësh prej rreth 100 vetash janë nisur në drejtim të shtëpive shqiptare për t’i ndërprerë punimet për rindërtim që kanë filluar të mërkurën në këtë lagje. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti, tha se rreth 100 persona të nacionalitetit serb sërish kanë tentuar të depërtojnë me forcë përtej kordonit të vendosur policor në stacionin në veri të Mitrovicës, deri në lokacionin ku janë duke u kryer punimet e pastrimit të terrenit për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut. “Forcat e Policisë së Kosovës, të stacionit në veri të Mitrovicës dhe forcave të EULEX-it, për të parandaluar incidentet e mundshme kanë arritur që të ndalojnë shkuarjen e protestuesve në vendin e punimeve. Si rezultat i rrethanave të paraqitura në terren, rreth orës 10:30 minuta, policia është detyruar të vë në përdorim gazin lotsjellës në një fushë të hapur në afërsi të vendit ku ishin tubuar protestuesit”, tha Hoti. Kjo situatë ka zgjatur diku mbi katër orë dhe gjatë kësaj kohe gazetarët dhe të gjithë ata që ishin në vendin ku po ndërtoheshin shtëpitë, kanë dëgjuar të shtëna me rafal nga armë zjarri dhe hedhje të pandërprerë të gazit lotsjellës, me ndërprerje të kohëpaskohshme. Në të vërtetë serbët përdorën taktikë tjetër gjatë ditës së hënë, duke u shpërndarë në një front prej një kilometër, për të shpërndarë kështu edhe përqendrimin e forcave policore dhe të KFOR-it, të cilat duheshin të ripozicionohen dhe të pamundësojnë depërtimin e serbëve deri tek shtëpitë shqiptare, në ndërkohë snajperistët e KFOR-it kishin zënë pozicione të sigurta në shumë vende. Duke parë se gjendja po tensionohet gjithnjë e më shumë, diku rreth orës 13:00 në afërsi të shtëpie që po rindërtohen kanë arritur tanket e ushtarëve danez të KFOR-it dhe më pas ushtarët danez dha ata francez të KFOR-it janë pozicionuar në pikat strategjike të serbëve, duke i ndjekur ata nga aty dhe duke e futur lagjen e banuar me serbë në rrethim të plotë. Kjo ka ndodh diku rreth orës 14:00 dhe si duket ka ndikuar që gjendja të qetësohet në këtë lagje. Mirëpo, në ndërkohë, Duke parë vendosmërinë e strukturave të sigurisë, të cilat nuk kanë lejuar ndalimin e punimeve në Kroin e Vitakut edhe pas protestave dhe të shtënave me armë zjarri, një grup prej rreth 100 serbësh ka sulmuar me gurë trupat e KFOR-i në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve”. Mandej edhe po kaq janë tubuar në afërsi të urës kryesore dhe si rrjedhojë, forca të mëdha të KFOR-it dhe policisë së EULEX-it kanë bllokuar urën totalisht. Banor i zonës së “tre rrokaqiejve”, Shashivar Begu, tha se pa marrë parasysh këtë tubim të serbëve afër banesave, ata nuk janë ndier të kërcënuar dhe se lirshëm kanë qarkulluar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, në ndërkohë ka deklaruar se nuk është raportuar për persona të lënduar nga armë zjarri. Mirëpo, një zyrtar i EULEX-it, tha për “Bota Sot”, se po qarkullojnë informata se dy serbë janë plagosur, por është e sigurt se pjesëtarët e EULEX-it nuk kanë përdorë armë zjarri, andaj edhe nuk dihet se si janë lënduar serbët për të cilët po flitet. Ka reaguar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, i cili pasi ka vizituar lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, ku ka filluar rindërtimi i pesë shtëpive shqiptare, për të parë nga afër se si po zhvillohen punimet, ka thënë se sa i përket procesit të rindërtimit të shtëpive shqiptare në këtë lagje, ai është duke vazhduar normalisht, sipas dinamikës së paraparë dhe gjatë ditës së sotme punët nuk janë ndërpre për asnjë çast. “Ky është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët se organet e sigurisë po bëjnë çdo gjë që është e mundshme që të krijohet një situatë normale, si parakusht për bashkëjetesë të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunë”, ka thënë kryetari Rexhepi. “E vetmja kërkesë nga ndërkombëtarët është që qytetarët e komunës të kenë sjellje dinjitoze e të matura dhe që në asnjë mënyrë mos të provokojnë esaklimin e situatës së përgjithshme në komunë”, tha kryetari Rexhepi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Përsëri gaz lotsjellës për protestuesit
Përsëri gaz lotsjellës për protestuesit
Nga Express më 27.04.2009
Banorët serbë të veriut të Mitrovicës kanë protestuar përsëri te “Kori i Vitakut”, ku kanë tentuar t`i ndalin ndërtimin e punimeve në këtë fshat. Siç njofton policia protestuesit serbë kanë tentuar të ndalin punimet në mënyrë të dhunshme, derisa policia ëshët detyruar të përdorë përsëri gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Njoftohet se protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, duke shtënë në ajër, por nuk është raportuar për të lënduar.
“Rreth 100 persona të nacionalitetit serb sërish kanë tentuar të depërtojnë me forcë përtej kordonit të vendosur policor të stacionit veri në Mitrovicë, deri në lokacionin ku janë duke u kryer punimet e pastrimit të terrenit për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Si rezultat i rrethanave të paraqitura në terren ku protestuesit janë rebeluar, policia është detyruar të vë në përdorim gazin lotsjellës në një fushë të hapur në afërsi të vendit ku ishin tubuar protestuesit.
“Gjatë kohës sa janë mbajtur protestat janë regjistruar disa të shtëna sporadike nga armë zjarri të cilat besohet se kanë ardhur nga drejtimi i vendit ku po mbahej protesta”, bëhet e ditur nga Policia, derisa asnjë person nuk është arrestuar.
Përballë protestuesve përveç policëve të Kosovës, kanë dalë edhe njësitë policore të komponentës së EULEX-it, dhe të KFOR-it.

127 familje presin të kthehen
127 familje presin të kthehen
Më shumë se njëqind familje shqiptare presin të kthehen në veriun e Mitrovicës. Ata ishin dëbuar dhjetë vjet më parë. Investimet në ndërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, janë duke ua krijuar kushtet për kthim. Të shtunën nuk pati protesta të serbëve.
Nga Faton Ismajli
Habib Rama (61) para dhjetë vjetësh ishte plagosur në oborr të shtëpisë së tij, në lagjen më të përfolur ditëve të fundit, Kroi i Vitakut, që ndodhet në veri të Mitrovicës.
Në atë kohë, Habibi së bashku me nëntë anëtarët e familjes së tij ishte kthyer të jetojnë në shtëpinë e tyre, por ishin penguar dhe sulmuar nga serbët. Tash e dhjetë vjet kjo familje nga Mitrovica nuk ka mundur të kthehet në shtëpinë e tyre. Ata ende vazhdojnë të qëndrojnë në jug të qytetit, si refugjatë, së bashku me 126 familje të tjera, që janë larguar nga veriu i Mitrovicës pas përfundimit të luftës.
Tash, dhjetë vjet më vonë, Habibi pret të kthehet në lagjen e tij.
“Nuk ka kush që më ndalon të jetoj në shtëpinë time. Nuk ka më keq në këtë jetë sesa të jesh refugjat në vendin tënd”, thotë për Express, Habibi, derisa përcillte punimet që ishin duke u zhvilluar në lagjen Kroi i Vitakut. Në prani të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it, banorët e kësaj lagjeje janë duke vazhduar ndërtimin e shtëpive të djegura pas përfundimit të luftës.
Banorët serbë të kësaj ane që nga rifillimi i ndërtimit të kësaj lagjeje, kanë protestuar duke kundërshtuar kthimin e fqinjëve të tyre. Reagimin e serbëve e kanë dënuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E derisa kundërshtuesit e ndërtimit të lagjes, të shtunën nuk kanë protestuar, zyrtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës përcillnin ndërtimet e shtëpive.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë në këtë komunë, Rasim Veseli, thotë se 127 familje me rreth një mijë banorë janë të shpërngulur nga veriu i Mitrovicës që nga përfundimi i luftës. Ai thotë se tash janë duke u rindërtuar shtatë shtëpi, derisa në fazën e dytë pret që të ndërtohen edhe 25 sosh.
“Ndërtimin e ka financuar Qeveria e Kosovës dhe një pjesë të vogël edhe Komuna e Mitrovicës. Po ashtu, dy shtëpi i ka financuar shoqata joqeveritare, “Veriu”, ka bërë të dituar ai. Ndërkohë, rruga që të dërgon në lagjen Kroi i Vitakut, është përgatitur për t`u asfaltuar. Edhe kanalizimi dhe ndriçimi pritet që shumë shpejt të instalohen në këtë lagje.
Ndërtimi i shtëpive kap shumën 148 mijë e 999 euro. Në këtë rast, vlera e përafërt për ndërtimin e tërësishëm të një shtëpie, arrin shifrën 30 mijë euro, ndërkohë që secila shtëpi është planifikuar të jetë dykatëshe, me katër dhoma, një kuzhinë dhe elemente të tjera përcjellëse.
Shtëpitë e shqiptarëve të asaj pjese janë tërësisht të djegura dhe kanë mbetur në gjendje të njëjtë që nga viti 1999.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi