Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: Askush nuk ja prish timin e duhanit supermenave

Shko poshtë

Krasniqi: Askush nuk ja prish timin e duhanit supermenave Empty Krasniqi: Askush nuk ja prish timin e duhanit supermenave

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 10, 2013 3:19 pm

Krasniqi: Askush nuk ja prish timin e duhanit supermenave


Krasniqi: Askush nuk ja prish timin e duhanit supermenave Largea_jakupi-parlament1365591959
(I plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka bërë një serë kritikash në adresë të partive më të mëdha politike, ndërkombëtarëve dhe qeverive që nga paslufta për politika të gabuara ekonomike fiskale. Ai ka thënë se për më shumë se 14 vjet Kosova si shtet i ri nuk ka pasur strategji të vetën të zhvillimit ekonomik.
“Politikat fiskale janë ato që një shoqërie i dhënë një frymë të re zhvillimi. Kosova që në fillim realisht ka pas politika të gabuara ekonomike dhe fiskale ajo praktikë e nisur keq ka vazhduar keq, nuk ka pas politika ekonomike që do ta zhvillonin ekonomik dhe nuk ka pas politika fiskale qw sjellin investitorë të brendshme dhe jashtëm”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se në veriun e vendit po zhvillohet krim i organizuar i cili sipas tij nuk mund të bëhet pa ekzistuar një rrejt i tillë edhe në jug të Mitrovicës.
“Mallrat nga Serbia hynë pa dogana dhe në një pjesë të Kosovës zhvillohet kontrabanda dhe ajo zhvillohet nga kriminelët e të tre luftërave...kemi krim të organizuar në pjesën veriore, me kë është i lidhur ai krim..është e pamundur me u zhvillu një krim i organizuar në pjesën veriore pa një krim të organizuar në pjesën jugore...çka ka bërë EULEX-i dhe organet e drejtësisë për këtë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se Kosova ka kompani tregtare të fuqishme qw janë të lidhura me partitë e mëdhaja dhe se dyshon se janë ngritur kaq lart duke e zbatuar ligjin.
I pari i Kuvendit ka propozuar që tatimi të bëhet në bazë të punëve dhe pagës që marrim.
“Tatimi do të duhej të ishte në ngritje në çdo vend të punës...çfarë supermenash janë ata me 5 vende pune...ata njerëz që mbajnë poste zyrtare çdo ditë shkelin ligjin dhe askush nuk ju prish tymin e duhanit”, ka thënë ai.
Krasniqi ka treguar edhe shembuj në bazë të të cilëve ai nuk pret që në një të ardhme të afërt të ketë investime të jashtme. Sipas tij kjo për faktin se investitorëve jo vetëm që u kërkohen para të majme por u kërkohet edhe hise në investim.
“Sa po investojnë partneret ndërkombëtar në Kosovë..sa ligje kemi bërë për lehtësime që do t’u mundësonte partnerëve me investu në Kosovë, ne u kemi vendosur 1001 pengesa”, tha Krasniqi.

Kërkojnë heqjen e TVSH-së dhe doganës për prodhimtarinë

Kuvendi i Kosovës po debaton lidhur më ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues.

Deputeti Kelmendi në arsyetimin e kërkesës ka kërkuar heqjen e TVSH-së së rimbursueshme për ekonomitë individuale për shkak se siç tha ai këto ekonomi janë kryesisht agrare e që shfrytëzojnë kryesisht tokën, e cila është resurs i pashterrshëm dhe e kjo sjellë punësim.
Kelmendi ka kërkuar gjithashtu edhe heqjen e doganës për 10 për qind për materialet ndërtimore si dhe heqjen e TVSH-së 16 për qind për makineritë prodhuese.
Deputeti i AAK-së ka insistuar se këto ndryshime nuk do të ndikonin fare në buxhetin e miratuar të Kosovës. Sipas tij këto ndryshime nuk do të ishin stimulime por vetëm barazime vendet në rajon.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj ka thënë se deri më tani ligjet dhe rregullat për bizneset janë krijuar në bashkëpunim me bizneset dhe se sipas saj janë bërë lehtësime në këto pjesë.
Ajo ka thënë se ligjet lejojnë adaptimin e tyre me ligjet e Bashkimit Evropian e të cilat sipas saj do të kenë efekte pozitive në sektorin e ekonomisë.
Kurse, në emër të LDK-së, deputeti Naser Osmani ka kërkuar që të krijohen parime ekonomike në bazë të së cilës do të zhvillohej ekonomia dhe do të mundësohej rritja e mirëqenies sociale. Ai ka kritikuar qeverinë për mos stimulim të bizneseve të reja dhe përkrahur kërkesën e deputetit Kelmendi për largimin e TVSH-së për 10 për qind pasi ai tha se prodhimtaria është kushti kryesor për rritjen e ekonomisë.
Sipas Osmanit, prodhuesit kosovarë janë të pabarabartë me prodhuesit në rajon dhe Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, Visar Ymeri nga Vetëvendosje ka kritikuar edhe një herë privatizimin e ndërmarrjeve publike, duke kërkuar rritjen e eksportit.
Ymeri i ka kërkuar edhe deputetit Kelmendi si iniciues i këtij debati, që të ndalojë importin e prodhimeve të Serbisë.
Rekomandimet e deputetit Ramiz Kelemndi kanë marrë edhe mbështetjen e Grupit Parlamentar të AAK-së.
Ndërkohë, Myzejene Selmani ka thënë se krijimi i politikave fiskale është në dorë të Qeverisë që vjen në pushtet, por se ajo ka kërkuar që në këtë të kontribuojnë të gjithë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi