Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karamanlis: Greqia, mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Shko poshtë

Karamanlis: Greqia, mbështet integrimin e Shqipërisë në BE Empty Karamanlis: Greqia, mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 27, 2009 8:01 pm

Karamanlis: Greqia, mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Bota sot (Tiranë)
Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, deklaroi të hënën në Tiranë, se Greqia është një mbështetës i qartë i kursit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Karamanlis: Greqia, mbështet integrimin e Shqipërisë në BE Sh_b


Karamanlis: Greqia, mbështet integrimin e Shqipërisë në BE KARAMANLIS
Kryeministri i Greqisë, Karamanlis,i premtoi homologut të tij Berisha, se shteti grek do ta përkrahë anëtarësimin e Shqipërisë për në BE.

Tiranë- Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, gjatë vizitës që po zhvillon në Shqipëri, theksoi se qeveria qe ai drejton do ta ndihmojë anëtarësimin e shtetit shqiptar në BE. Ky qëndrim u konfirmua në Tiranë, gjatë një konference të përbashkët në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Karamanlis. Ky i fundit inkurajoi perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, theksoi se Shqipëria po shënon një fazë të re, ku reformat e realizuara me sukses bënë të mundur që Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe ftesa për paraqitjen e anëtarësimit edhe në BE, është dëshmi e rrugës së drejtë e të sigurt të një procesi euroatlantik që po ndjek qeveria shqiptare”, vlerëson Berisha, duke shtuar se me homologun grek, përveç bashkëpunimit ekonomik si në adresë të luftës kundër korrupsionit, është biseduar edhe për minoritetin grek në Shqipëri si dhe emigrantët shqiptarë qe jetojnë dhe punojnë në shtetin helen. "Ne jemi te kënaqur për progresin në të gjitha aspektet. Unë e sigurova kryeministrin Karamanlis se synimi i qeverise sime është të mbështesë minoritetin grek qe jeton në Shqipëri", u shpreh Berisha. Po ashtu shefi i qeverise shqiptare theksoi se ministritë përkatëse do të bashkëpunojnë në kuadër të sigurimit të pensioneve për emigrantet shqiptarë qe jetojnë në Greqi po edhe për shtetasit helene qe ndodhen në shtetin shqiptar. Ndërkaq, kryeministri grek, Karamanlis i premtoi nikoqirit të tij Berisha, se Greqia do ta ndihmojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE."Greqia është ndër vendet e para të Bashkimit Evropian, që e ka parë tepër pozitivisht regjimin e liberalizimit të vizave, ashtu sikurse është theksuar edhe në agjendën e Selanikut në vitin 2003. Që nga ajo kohë ne i kemi ndjekur nga afër të gjitha aplikimet që bëhen, ndërkohë që dihet se në këtë proces duhet të plotësohen disa kritere të caktuara", theksoi Kryeministri grek, Karamanlis. Ndërkaq, lidhur me angazhimet e Shqipërisë rreth integrimit evropian, kryeministri grek u shpreh se duhet të plotësohen të gjitha parakushtet dhe kjo gjë do ta lehtësojë përafrimin e Shqipërisë drejt BE-së. "Zgjedhjet parlamentare sipas standardeve, lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i plotë i të drejtave të minoriteteve, janë hapa shumë të rëndësishme në këtë drejtim", tha Kryeministri Karamanlis. Për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri grek u shpreh se "ky është një hap historik për Shqipërinë, por njëkohësisht është edhe një hap i rëndësishëm që i shërben paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira në rajonin e Ballkanit.Greqia mbetet një mik i mirë dhe i besueshëm dhe një aleat i familjes së Atlantikut të Veriut", thotë Kryeministri Karamanlis. Po ashtu, kreu i qeverisë së Athinës i inkurajoi investitorët grekë që të vijnë të investojnë në Shqipëri, duke kërkuar nga qeveria shqiptare që të krijojë lehtësirat e nevojshme në këtë drejtim. "Minoriteti grek në Shqipëri është një nyje tepër e fuqishme lidhje mes dy vendeve tona. Ne kemi nënshkruar sot në Tiranë marrëveshjen e delimitimit të Shelfit kontinental dhe zonës detare mes dy vendeve. Disa muaj më parë kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e varrezave për ushtarët grekë në Shqipëri. Këto dy marrëveshje sjellin një hap më cilësor në marrëdhëniet mes dy vendeve", theksoi kryeministri Karamanlis. Ndërkaq, duke u ndalur te marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, Kryeministri Karamanlis u shpreh se "marrëdhëniet e mira në nivelin politik çojnë detyrimisht edhe në marrëdhënie tepër të mira tregtare mes dy vendeve tona". Ai nënvizoi kontributin që japin emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët, sipas tij, kontribuojnë si për zhvillimin e shtetit grek, ashtu edhe në sjelljen e remitancave në shtetin mëmë, Shqipëri. Kryeministri Karamanlis inkurajoi gjithashtu iniciativën e Shqipërisë për të qenë pjesëmarrëse në atë që quhet iniciativa e Athinës për sa i përket një tregu energjetik Ballkanik. Të dyja vendet po fillojnë një fazë të re të bashkëpunimit në sistemin shumëdimensional.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi