Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëvizja “Bashkohu” se ka në qejf Skënderbeun

Shko poshtë

Lëvizja “Bashkohu” se ka në qejf Skënderbeun Empty Lëvizja “Bashkohu” se ka në qejf Skënderbeun

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 16, 2013 8:22 pm

Lëvizja “Bashkohu” se ka në qejf Skënderbeun


Lëvizja “Bashkohu” se ka në qejf Skënderbeun Largea_skenderbeu1366131783Qeveria të ndryshojë vlerësimet diskriminuese ndaj figurave islame

Lëvizja islame “Bashkohu” dhe një grup qytetarësh i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës me kërkesën që të “korrigjohen gabimet në literaturat që fëmijët tanë mësojnë në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës”, siç pretendojnë ata. “Gabimet kanë të bëjnë me fyerjen e shumicës të popullatës së Kosovës. Ne besojmë se literatura me referenca të gabuara që janë dhënë në literaturën e librave ku fëmijët tanë mësojnë në Kosovë, të cilat janë me tendencë të shtrembërimit të së vërtetës mbi popullsinë shqiptare myslimane të Kosovës dhe favorizim i një feje të caktuar nga ata që shkruajnë librat. Gjithashtu kërkojmë që referencat që përdorën kundër Perandorisë Osmane në literaturën shkollore të hiqen pasi ato janë shtrembërim që janë bazuar në literaturat dashakeqëse të autorëve serb apo të Shqipërisë komuniste”, thuhet në kërkesë. Më pas ata konsiderojnë se “Vetë fakti i sulmit ndaj Perandorisë Osmane, e cila paraqitet si armik i popullit shqiptar, është një tezë e akademive sllave që tenton konfrontim mes popullit shqiptar dhe ndarje në dy grupe të shqiptarëve”. Parashtruesit e kërkesës madje duan që “organet kompetente të hapin një hetim për tekst-shkruesit e literaturës së Kosovës dhe të hetojë agjendën e tyre”.
Por, kërkesat përveç në disa raste që duken korrekte, sikurse tek parimet islame, në rastin e “Skënderbeut”, ato ashiqare dëshmojnë qëndrimin kundër tij, pra duke kërkuar që imazhi i Skënderbeut të jetë sipas botëkuptimit turk apo osman. Po ashtu ngjashëm kërkesat duken jo korrekte edhe ndaj heronjve të fatit të kombit, si Pjetër Bogdani, Pjetër Budi apo Frang Bardhi, të cilët sipas tyre duhet të paraqiten me imazh të plotë kristian. Madje ata duan të ndërhyjnë edhe në prezantimin e letërsisë, duke provuar edhe aty të gjejnë shtrembërime, duke e menduar letërsinë dhe interpretimin e saj, si histori!

Më poshtë është teksti i plotë i vërejtjeve të islamistëve.
1. Historia 6, autor: Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj. Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”,
Prishtinë, 2007 (Botimi i katërt)
Në libër, agjentët Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj, islamin e paraqesin si fe të dhunës duke i mësuar fëmijët që në klasën e gjashtë të shkollës fillore ta njohin islamin si fe e urrejtjes dhe të dhunës. Ata paraqesin 5 kushtet e islamit të shtrembëruara nga e vërteta. Duke qenë se 5 kushtet e islamit janë:
1. Dëshmia (shehadeti)
2. Falja (namazi)
3. Zekati
4. Agjërimi
5. Haxhi
Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj në librin historia e klasës së gjashtë të shkollës fillore paraqesin me një gabim trashanik kushtet e islamit si në foton që kemi skenuar në vijim.

Madje ata paraqesin islamin si fe idhujtarie e cila thërret të adhurojë një gur të zi dhe si supozim i të ekzistuarit të kësaj feje e cila erdhi nga ideja e Muhammedit.
2. Në librin Edukata Qytetare 6 me autore Bajram Shatri dhe Erlehta Mato
evidentohen probleme konceptuale ku autorët thërrasin që kosovarët të identifikohen me Nënë Terezën dhe Skënderbeun.
3. Në librin Historia e klasës 7 me autore Isa Bicaj dhe Arbër Salihu, autorët kanë vendosur në sfond një ikonë të Shën Marisë me Jezu Krishtin e vogël e cila i jep kontekst katolik fotografisë së heroit të kombit dhe përdor standard të dyfishtë kur merret parasysh se nuk përdoren simbole të tilla që simbolizojnë simbole të fesë islame.
Po ashtu në këtë libër në mësimin“Humanistët shqiptarë” të kapitullit “Humanizmi dhe Rilindja”, autorët tregojnë se: “Pas pushtimit osman shumë vepra
artistike e kulturore të krijuara më parë u shkatërruan.” Osmanët tregohen si shkaku i këtij shkatërrimi obskurantist e në anën tjetër priftërinjtë katolikë si Marin Barleti, Dhimitër Frengu, Frang Bardhi, Gjon Buzuku, Pjetër Budi dhe Pjetër Bogdani tregohen si humanistë shqiptarë, që donin të mësonin gjuhën shqipe nëpërmjet lutjeve fetare dhe dijet për fenë, me tematikë luftën çlirimtare kundër pushtuesve osmanë. Për të ilustruar kulturën dhe humanizmin shqiptar autorët vendosin një ikonë bizantine me imazhe nga Jezu Krishti i Onufrit.
Fëmijëve tanë u servohet politika sikur kultura e popullit shqiptar fillon me këto ikona të krishtere.

Gjithashtu në këtë libër, në kapitullin “Arbëria, në shekujt XVI-XVIII”, nxënësit mësojnë se si osmanët dëbonin arbrit nga trevat e tyre dhe mësojnë se si ata donin t’i nënshtronin. Mirëpo, ata nuk mësojnë se në këtë periudhë Kosova u pushtua nga austro-hungarezët, të cilët në bashkëpunim me Pjetër Bogdanin dhe serbët masakruan popullatën vendase myslimane shqiptare ku edhe kthyen xhamitë në kisha.
Madje autorët e librit paraqesin përhapjen e fesë islame të ardhur nga pushtimi osman duke mos treguar se para hyrjes së osmanëve kishte të ndërtuar xhami në Kosovë, e cila gjendet në fshatin Mlikë, e ndërtuar në vitin 1239 që është periudhë para osmane.
Autorët tregojnë se krishterimi u përhap si mision i shenjtë duke e cilësuar përhapjen si vepër humanizmi. Ata islamin e paraqesin si përhapje me dhunë madje nuk japin informata për misionarët myslimanë që përhapën islamin në Ballkan.
Në tekstin Edukata Qytetare 7, me autorët Erlehta Mato dhe Bajram Shatri, autorët përdorin një tregim që të irritojnë nxënësit ku tregojnë se një vajzë me emrin Fatima, e ikur nga Afganistani, e cila ka shkuar të jetojë në Gjermani, shkollohet në një klasë me djem dhe ëndrra e saj është për t'u bërë mjeke, por kjo ëndërr rrezikohet nëse pyetet feja e saj, ashtu siç autorët shtrembërojnë duke thënë se shoqet e saj në Afganistan kundërshtojnë shkollimin si Fatimja pasi ajo bie ndesh me fenë islame ku edhe autorët bëjnë një pyetje se “A e lejon feja shkollimin e Fatimes?”. Ata japin një përgjigje të trilluar sipas dëshirës së tyre duke cituar përgjigjen e shoqeve të saj ku shprehen se veprimi i Fatimes bie në kundërshtim me fenë islame.

Në tekstin Leximi letrar 8, me autor Mazllom Kumnova dhe Munish Hyseni, autorët paraqesin frymën nacionaliste ku priftërinjtë e krishterë si Pjeter Bogdani, Ndre Mjeda dhe Gjergj Fishta, paraqiten si aktivistë kombëtarë, ndërsa nga ana tjetër njollosin islamin ku paraqesin se në vitin 1478 Sulltan Mehmeti i Dytë “urdhëroi hapjen e varrit të
Gjergj Kastriotit dhe se eshtrat e tij, osmanët i mbanin si hajmali ku paraqiten si njerëz kanibalë, madje duke e hapur varrin ata bërtisnin parulla islamike Allah, Allah”.
Madje në këtë libër, në vjershën “Ura e Qabesë”, myslimanët shqiptarë që ishin pjesë e perandorisë osmane tregohen si viktima ku thuhet se si vdisnin ata në shkretëtirat arabe.
Po ashtu në këtë libër bën pjesë një reagim i Faik Konicës, i cili formësohet nga regjimi komunist i Enver Hoxhës ku dhe e shpalli Shqipërinë shtet të pa fe zyrtare, edhe pse me shumicë dërrmuese myslimane, botimi i reagimit të Konicës është fyes ndaj shumicës dërmuese shqiptare.

Në librin historia e klasës së nëntë të shkollës fillore, në mësimin “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës” autorët nuk përmendin fare Turqinë e cila ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës, por aty renditen shtetet si SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Shqipëria. Madje nuk përmendet as Afganistani si një ndër shtetet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Këto shtete me popullatë islame synohen të paraqiten si shtete anti shqiptare.
PJESA II
ARSIMI I MESËM
Libri Letërsia e vjetër shqiptare e klasës së 10 personifikon Skënderbeun si hero të krishterë, i cili tregohet se i solli fitore popullit shqiptar, ku tregohet një fjalim nga ana e “Skënderbeut” i cili thërret të luftojnë për krishterimin ku në fjalim thotë: “…t’i rrokni armët për mua jo si për ndonjë arbëror, jo si për një bir princi, jo si për një të gjakut tuaj, por si për një të krishter, si për një të ikur”. Ndërsa, kur bie fjala për patriotët shqiptarë që i përkasin fesë islame devotshmëria e tyre nuk tregohet, sa për ilustrim marrim Ismail Qemailin, i cili kryente ritualin fetar islam namazin si një mysliman i përkushtuar; këtë nuk e hasim askund.
Libri Historia 11 e gjimnazit të përgjithshëm, me autorë Jusuf Bajraktarin dhe Isa Bicaj, na mëson se Librat e klerit katolik, që janë ofendues për profetin Muhammed, siç
është libri i klerikut të krishterë Pjetër Bogdani “Çeta e profetëve”, ku paraqiten si të arritura shqiptare.
Në Letërsia romantike shqiptare 11, me autor Sabri Hamitin, autori ka përmbledhur një varg poezish apo shkrime nga autorët të klerit krishterë si: Jeronim De Rada, Kostandin Kristoforidhi, Zef Serembe, Zef Skiroi ku nga ideologjia e tyre shprehin mllefin kundër perandorisë osmane dhe mësojnë fëmijët që osmanët (turqit) t’i shohin armiq përkundër faktit që perandoria osmane siç e kemi cekur edhe në fillim kishte 28 kryeministra e 36 ministra shqiptarë.
Historia 12 (Për gjimnazin e përgjithshëm), me autor Jusuf Bajraktari dhe Arbër Salihu. Edhe në këtë libër gjejmë një shtrembërim të punës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku autorët paraqesin Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si një mbledhi anti osmane, ndërsa nuk paraqesin kararnamet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku ndër ligjet që nxori kjo lidhje paraqitej besnikëria e kësaj lidhjeje ndaj perandorisë osmane.
Në shume libra nga shkolla fillore dhe e mesme janë cituar emrat e fesë së të krishterëve duke u thirrur me emra si Shën Tereza, sikurse në vjershën e autorit Liri Loshi të librit të Leximit klasa e katërt, ndërsa kur citohej profeti Muhammed ai citohej me emër “Muhamet” dhe nuk cilësohej profet si në librin Historia e klasës së gjashtë të shkollës fillore.
Librat shkollorë të Kosovës ndarjen e kohës e tregojnë të lidhur me lindjen e Krishtit, të cilën e cilësojnë si viti 0. Edhe pse në perëndim ka debate mbi këtë nocion kristianocentrik të historisë, i cili refuzohet nga shumë myslimanë, hebrenj, ateistë etj, të cilët nuk pranojnë ta quajnë këtë ndasi kohore “pas dhe para Krishtit”, por si “era e re dhe para erës sonë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi