Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN

Shko poshtë

 SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN Empty SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 17, 2013 6:09 pm

 SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN 45222_529985577043331_1300375699_n
 SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN 578784_529993837042505_350500468_n
SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI-USA

NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN


Familja Bytyçi nga Tropoja ka dekda që jetojnë në SHBA. Edhe pse kohë e gjatë jashtë atdheut, kjo familje asnjëherë nuk u nda nga trungu dhe rrënjet eatdheut.
Te kjo familje shqiptaro-amerikane gjeten strehen shumë figura kombëtare duke filluar nga Presidenti Rugova, Dr.Sali Berisha, Tribuni
Azem Hajdari, Tahir Zemaj, Tahir Desku, e shumë, shumë figura tjera të politikës e artit shqiptar.
[/size]

Edhe rapsodi nga Kosova Agim Gashi gëzon rrespektin e kësaj
familjeje. Këngët e kënduara dhe vrgjet e shkruara jetuan dhe jetojnë tek
zemrat e kësaj familjeje edhe pse me rapsodin e njohur nuk patëm rastin të takohemi
ndonjëherë.Ka mjaftuat veprimtaria e Tij kombëtare, këngët për figurat tona e
për pajtim gjaqesh, që ky njeri të jetë i dashur dhe i njohur për shumë e shumë
familje shqiptare anë e mbanë atdheut dhe botës ku jetojnë shqiptarët.

Pasi dëgjuan se rapsodi i popullit Agim Gashi përballet me
sëmundjen e rëndë të kancerit dhe se duhet ta bënte edhe transplantimin e
mëlqisë për ti shpëtuar së keqes, edhe ne ishim me dhimbjen dhe brengat e tij. Për
këtë arsye kjo familje vendosi ta organizoj një natë lutjeje për rpsodin dhe
poetin Agim Gashin. Ftuam miqë dhe njerz bujar dhe data e lutjeve me organizim ndeje
do të bëhej më 18.03.2013 në Restaurantin e familjes Bytyçi i quajtur FIORINO
RESTAURANTE e pikrisht në lagjen SUMMIT në NEW JERSEY.Filluan ardhjet e miqëve.
Edhe pse koha dhe furtuna e rrezikshme ndaluan shumë miqë të mos mundin me
ardhë, prapseprap në vendin e caktuar erdhën burra të mëdhenjë të kombit,
artit, biznesit e humanizmit. Aty erdhi Musli Qela e Rasim Hasanaj, Rrustem
Geca, Hajdar Bajraktari e Elmi Berisha, Anton Raja e Gjok Deçkaj, Sherif Neza e
Isa Ndreshaj, Astrit Vatoci, Sejdi Bytyçi e Sabit Bytyqi, këngëtari i madh i
trojeve të Arbërit Gëzim Nika, Ilir Bytyqi e Sadri Kortoqi....!Këtë natë u
thirr me telefon edhe rapsodi e poeti ynë dhe me te bisedoi Elmi Berisha e
Sabit Bytyçi.

Për këtë natë solidarizohen edhe miqët që dikur ndanin hallet
dhe kafshaten sëbashku nga të gjitha trojet.Ishte edhe Naim Dedushaj i cili me
anë të telegramit përshëndet tubimin dhe rapsodit i dëshiron sherim sa më të
shpejtë.

Nuk ka ma knaqësi se sa kur luten shqiptarët vllëzërisht,
katolik e mysliman , pa hoxhë e pa prift por vetëm shqip për shëndetin dhe
mirëqenjen e rapsodit e poetit tonë Agim Gashit.U tubuan me emrin e tij, për
emrin e tij, dhe për lumtturinë e tij.Kënduan sëbashkur këngë shqipe, këngë të
Agimit, u ranë instrumenteve derisa u skuqen edhe telat mu si i bie edhe
rapsodi ynë, me dëshirat më të sinqerta miqësore, njerzore e vllëzërore që të
na bësh më mirë e të na vish edhe në Amerikën e largët, këtu përtej oqeanit ku
derdhet djersa e loti shqipar për Kosovë e Shqipëri, për trojet e Arbërit që
akoma gjenden të ndara.

Rapsodi ynë gëzon rrespektin e mbarë shqiptarëve kudo që
janë sepse Agimi si këngëtar u këndoi të gjithëve por edhe si poet derdhi
vargjet e tij për të gjithë.Ky njeri me zemër të madhe shqiptare, nuk diti të
pasurohej si u pasuruan shumë të tjerë, por këndoi kudo, në çdo kohë e në
vendet e botës vetëm për të mirën e tjerëve. E kishim obligim të lutemi por
edhe ta ndihmojmë financiarisht njeriun që i fali shumë atdheut. Këtë kujdes e
ndoshta edhe shumë më të madh duhet ta mbajnë mbi supe dy shtetet tona sepse
Agimi ynë nuk është vetëm i Kosovës, nuk është vetëm i Shqipërisë por është i
të gjithëve ku bukës i thuhet bukë e ujit uj.Ky është veteran lufte, veteran kënge,
veteran i arsimit,veteran i vargjeve, veteran i humanizmit...Asnjëren nga këto
merita akoma shtetet tona nuk ia njoften zyrtarisht, por ia njeh populli i cili
nuk e harron dhe se ky popull ka zemër të madhe.Agim Gashi sot ua ka nevojen të
gjithëve mu sikurse ne të gjithë që kemi nevoj për këngët e tij, për vargjet
dhe shkrimet tija.

Urojmë nga zemra që rapsodi dhe poeti ynë Agim Gashi të na
forcohet sa më parë, të ketë jetë të lumtur me mëlqinë e re, të na dhuron akoma
këngë e vargje të dhimbjes shqiptare, e pse jo të na vizitoj një ditë edhe në
Amerikn e shqiptarëve të cilët asnjëherë nuk e ndërprenë ndihmen për atdheun e
asnjëherë se ndan mendjen e zemrën nga atdheu.

Rroftë rapsodi ynë Agim Gashi!
Jetë të
lumtur fisniku i kombit!


NEW JERSEY
17.04.13
 SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI:NJE NATE LUTJEJE PER RAPSODIN 533749_530001117041777_2098658855_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi