Marrëveshja është arritur në parim, nënshkruhet të premten?

(I plotësuar)-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se në parim është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.
“Duket se në parim është arritur marrëveshja. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, e cila i jep fund armiqësisë shekullore, do të mbahet të premten”, ka thënë Selimi në “Twitter”.
Palët kthehen në takim
Pas nje pauze prej 15 minutash, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë janë kthyer në takim. "Marreveshja duket të jetë e favorshme për palën kosovare dhe kjo ka shtyrë palën serbe që të tentojë ta paraqesë palën kosovare në defanzivë, përmes mediave të saj në Beograd, gjë që është e pavërtetë",duke cituar një zyrtar të përfshirë në bisedime.
"Nuk është e vërtetë se serbët kanë arritur ta ndryshojnë propozimin e Ashtonit, pra atë që iu ofru palëve në takimin e fundit. Kjo është thjesht një përpjekje e kotë e Serbise për ta manipuluar opinionin e tyre të brendshëm", tha burimi i paemërtuar.
Më herët, gazeta serbe e Beogradit raportoi, duke u thirrur në burime diplomatike, se kryeministri Hashim Thaçi e ka ndërprerë takimin e përbashkët me Ashtonin dhe Daçiqin, i pakënaqësur me "propozimin e ri" të Catherine Ashtonit.
* * * * *
Thaçi largohet nga bisedimet !
-Është ndërprerë për pak çastesh dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton.
Mediat serbe njoftojnë se bisedimet u ndërprenë nga kryeministri Thaçi në shenjë pakënaqësie që ky i fundit ka shfaqur ndaj propozimit të fundit të baroneshës Ashton.
'Blic' njofton se pala serbe në Bruksel mori një marrëveshje pak më të mirë kur është fjala për policinë dhe çështjet e sigurisë.
* * * * *
Fillon takimi i përbashkët, sinjale pranimi nga Serbia
- Pas dy raunde takimesh bilaterale me delegacionin e Kosovës dhe të Serbisë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur takimin e përbashkët trepalësh.
“Siç duket Serbia ka reflektuar dhe mund të pranojë marrëveshjen e propozuar nga Ashton! Lajme të mira”, ka shkruar Çitaku në “Twitter”.
Ajo gjatë ditës është takuar nga dy herë veç e veç me delegacionin e Kosovës, të prirë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, të prirë nga kryeministri Ivica Daçiq.
Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin, citohet t'i ketë thënë televizionit shtetëror serb, RTS, se "ka gjasa që argumentet e palës serbe të merren marasysh".
Kosova dhe Serbia po zhvillojnë në Bruksel raundin e nëntë të bisedimeve, në kuadër të përpjekjeve të cilësuara si shans i fundit, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ky takim vjen pas ftesës që iu bë të martën dy kryeministrave nga baronesha Ashton.
Zoti Thaçi, në hyrje të objektit ku zhvillohen takimet, u ka thënë gazetarëve se “kjo marrëveshje do të nënkuptonte bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe perspektivë euro-atlantike për të dyja vendet tona dhe popujt tonë”.
“Kjo marrëveshje nuk do të ishte vetëm në interesin e Kosovës, por edhe të Serbissë, Bashkimit Evropian dhe paqes dhe stabilitetit rajonal”.
“Shpresoj që Serbia do të reflektojë dhe do të punojë në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se duhet lënë prapa të kaluarën dhe duhet të shikohet kah e ardhmja.
Paraprakisht, nga Brukseli ishte bërë me dije se takimi do të zhvillohet vetëm nëse palët janë të gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes.
Prishtina zyrtare ka instistuar se nuk do të lëviz nga qëndrimet e saj të deritashme, duke kërkuar respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Kosovës.
Në anën tjetër, edhe Beogradi pohon se nuk do të zmbrapset nga pozicioni i deritashëm.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se përkundër presionit të “heshtur” nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes, Beogradi nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i tij që Prishtina të mos shtrijë autoritetin e saj gjithandej zonës veriore të Kosovës.
Mosmarrëveshjet kryesore që mbanin palët larg nënshkrimit të marrëveshjes deri më tash, kanë të bëjnë me kompetencat e asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.
Serbia kishte kërkuar që përmes këtyre kompetencave të krijojë edhe një territor autonom politik në veri të banuar me shumicë serbe.
Por, Kosova kishte mbështetur draftin e baroneshës Ashton, ku zgjidhjet kërkoheshin mbi bazat e Pakos së Ahtisaarit, dispozitat e së cilës janë përfshirë edhe në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Takimi i sotëm është i nënti me radhë, prej se baronesha Ashton ka marrë vetë përsipër udhëheqjen e dialogut Prishtinë - Beograd, dhe e ka ngritur atë në nivelin më të lartë politik.
Marrëveshja e mundshme, vlerësohet si një shans për të hapur dyert e integrimeve evropiane për të dyja vendet.
Thaçi: Është koha për marrëveshje paqësore
Ne edhe njëhere kemi ardhur me qëllimin më të mirë për arritjen e marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe perspektive euroatlantike për dy vendet tona dhe popujt tanë.
Kjo marrëveshje nuk do të ishte vetëm në interesin e Kosovës, por do të ishte edhe në të mirë të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian, të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shpresoj se edhe Serbia do të reflektojë dhe do të punojë për arritjen e marrëveshjes.
Definitivisht është koha ta lëmë të kaluarën prapa dhe të shikojmë nga e ardhmja, të arrijmë marrëveshjen për bashkëpunim, fqinjësi të mirë dhe perspektivë të gjithanshme. Ne mjaftë kemi pasur konflikt një shekullor, është koha për paqe dhe marrëveshje paqësore”, ka thënë Thaçi para takimit në Bruksel.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi