Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO:TI, E PASHTERSHMJA GURRË![/

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO:TI, E PASHTERSHMJA GURRË![/ Empty VIKTORIA XHAKO:TI, E PASHTERSHMJA GURRË![/

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 17, 2013 9:38 pm

VIKTORIA XHAKO:TI, E PASHTERSHMJA GURRË![/ 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO:TI, E PASHTERSHMJA GURRË!
(Bijës sime në një natë pa gjumë)

-Ripublikim -

Në muajin e bukur të luleve,
Në muajin e këngëve e dashurive,
Në mëngjes herët së bashku me vesën,
Ti, trëndafil i jetës, në krahë m’u ule.

Ngjyrat më të bukura ia more natyrës,
Të kaltrën, rozën, të artën,
Shpirtin tim e lidhe me fije dashurie,
Përdore të mora dhe ecëm në rrugën e bardhë.

Nuk pata nevojë të ta mësoj dashurinë,
Shpirti yt i njomë ishte plot i mbushur,
Bashkë ua dhamë ëndrrave të gjitha ngjyrat,
Edhe pse ylberët për ne ishin zhdukur.

Nga krahu s’mu ndave asnjë çast të jetës,
Zemra jote e vogël, është det dashurie,
Kokën ma merr sot në prehrin e ngrohtë,
Ledhatuar me zërin tënd, këngë lumturie.

Sa vuaj tani, e shtrenjta bija ime,
Që trëndafilë nuk mbolla dot për ty,
Sa herë kemi qarë në kopshtin e zbrazur,
Po ti, gjithnjë m’i ke fshehur të bukurit sy.

Ti, rozë e bukur ke mbetur, si në fëmijëri,
Buzëqeshjen pranverë pa e hequr kurrë,
Me zërin tënd të ëmbël, këngësh pa pakënduar,
Më nanurit sot dhimbjen, Ti, e pashtershmja gurrë.

E mërkurë 24 gusht 2011 ora 00:03
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO:TI, E PASHTERSHMJA GURRË![/ 315835_265651023462417_4724440_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi