Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – MË FAL - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – MË FAL - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – MË FAL - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 17, 2013 9:46 pm

VIKTORIA XHAKO – MË FAL - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO – MË FAL - Poezi

O bir!
Trungu im i vjetër, mbushur me milingona, pak nga pak po bëhet hi,
Dhe era hapësirave të hiçit do ta shpërndajë një ditë,
Duke fshirë nga kalendari i kohës ditët e mia të pluhurta.

Biri im!
Ti erdhe në jetë, kur ëndrrat e mia ishin akoma fëmijë,
Për t’i ndriçuar ato, si një rreze e pafajshme, por e shndritshme dhe e ngrohtë,
Për t’u dhënë atyre gjelbërimin e përhershëm dhe dorën për të ecur së bashku.

Mos harro, biri im!
Se si ne u rritëm të dy nën një hije të errët, që nuk dinte të buzëqeshte,
Që na trembi me të zezën brutale të saj, na zvogëloi e na ktheu sërish brenda mitrës,
Ku mbetëm dy embrione që mundimshëm do ta preknim diellin.

Më fal, o bir i shtrenjtë!
Që jetën tënde vetëm përgjysmë e mbusha me shkëndijëza dashurie zemre,
Që nuk ta tregova dot shtëpinë e bukur të përrallës së kaltër në mes të pyllit të jetës,
Që nuk të mësova të vërtetat e vërteta që sot na dhembin të dyve kaq shumë.
Që unë nuk arrita t’i mësoja për vete, e pastaj për ty!

Më fal, o bir!

Ediel 14 prill 2013 ora 15:20
VIKTORIAXHAKO
(ZHORZHSAND)

VIKTORIA XHAKO – MË FAL - Poezi 529591_616242385069944_1057819663_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi