Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Mir se erdhi kjo pranverë

Shko poshtë

Agim Gashi:Mir se erdhi kjo pranverë Empty Agim Gashi:Mir se erdhi kjo pranverë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 18, 2013 12:41 pm

Agim Gashi
Mir se erdhi kjo pranverë

Agim Gashi:Mir se erdhi kjo pranverë 40119_440899849076_5820801_n
Mirë se erdhi e lumja pranverë,
Po këndojnë bilbilat, nusja del në derë…
Nusja del në derë, eja ore çun,
Fort po më kan çika, a ban me përkundë?
Eja ore çun, çiken me pajtu,
E kur ta ze gjumi, lala të ep ftu!

Na ka ardhë pranvera, po bajmë lum e lum,
Nusja del n´dritare, eja ore çun,
Se po më qanë djali, mendja don me më lanë,
Eja pajtoma djalin, ty n´dash me ta dhanë,
Djathin pa mazitë që e zuna mbramë,
Ashtë i butë si mjalti, e ty hajr të banë.

Na ka radhë pranvera, bilbilat këndojnë,
Nusja del n´oborr, o sa shumë po fshanë,
Ofshamën e nuses mire po e ndin çuni,
Po e ndien çuni, ai çuni gushëpëllumbi,
Eja ori nuse se hallin ta di
Kapërceje gardhin të të marrë në gji!

Të të marrë në gji, e të ngushlloj ty,
Qysh kur të la burri në kurbet të zi,
Kaluen shumë vite po digjesh si eshkë,
Ke mbetun si lule që do me u veshkë,
Kaperceje gardhin e hyn n´livadh tem´,
I kpusim qershiat, ty ta falë nji gem!

E di që je vetun por të thërras nuse
Me çukat në faqe si mollat e kuqe,
I vdekuri me të vdekurin, i gjalli për të gjallin,
Malli për njeriun zemrat na i kalli;
Bukuria jote kurr ska me u tretë,
Qysh kur erdhe nuse, nuse prap ke mbetë!

1991-Sarajevë
Agim Gashi:Mir se erdhi kjo pranverë 68299_440899924076_2330380_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi