Krimineli serb përshkruan masakrën e fshatarëve të Kosovës

Krimineli Zoran RaskoviqNjë dëshmitar i rëndësishëm i prokurorisë tregoi në gjyqin e 13 anëtarëve të njësisë paramilitare të “Çakallëve” serbë se si masakruan civilët shqiptarë në Kosovë në vitin 1999.
Dëshmitari Zoran Raskoviq, i cili ishte anëtar i Çakallëve gjatë luftës në Kosovë, dëshmoi në gjykatën speciale në Boegrad të hënën për vraset brutale të kryera nga njësia e tij.
“Hymë herët në mëngjes në Lubeniq”, tha Raskoviq në gjykatë.
“Ishte aksion i rregullt ushtarak- hymë në fshat, i detyruam fshatarët të linin shtëpitë e tyre dhe të mblidheshin në qendër të fshatit afër xhamisë”, tha ai.
“Ishin mbledhur rreth 60 deri në 100 fshatarë, dukeshin shumë të frikësuar. Si delet para se të therren. Pastaj një shqiptar doli nga grupi dhe tha: “pse po veproni si banditë”.
Pastaj “Mrtvi” [“i Vdekuri”, nofka e ish-komandantit të njësisë, Nebojsha Miniq], e vrau dhe tha: “Të gjithë ata që përpiqen të ofendojnë policisë serbe do të përfundojnë kështu”, vazhdoi Raskoviq.
Pas të shtënave fillestare, filloi vrasja masive, tha ai.
“Mbaj mend vetëm se pashë tre anëtarë të tjerë të njësisë që po gjuanin pa kontroll grupit të civilëve që ishin mbledhur aty. Nuk e di se sa zgjati kjo. Por ende mund të shoh trupa te tyre të përgjakur. Ishte masakër”, tha Raskoviq.
Trembëdhjetë luftëtarë serbë akuzohen se kanë vrarë të paktën 100 shqiptarë në katër fshatra në Kosovë- Lubeniq, Qyshk, Pavlan e Zahaq, në vitin 1999.
Sipas Raskoviqit, lideri i Çakallëve ishte Miniq, i njohur gjithashtu si ‘Komandanti i vdekjes” i cili ishte anëtar vullnetar i njësisë së policisë në qytetin e Pejës në Kosovë.
Miniq u arrestua në Argjentinë në vitin 2005 kur ishte në arrati , por vdiq nga sida në të njëjtin vit, gjatë procesit të ekstradimit.
“Mbaj mend se më vonë “Mrtvi” ishte ulur në një dyqan aty me komandantin e ushtrisë Batliq, i cili e lavdëroi për aksionin, duke thënë se ishte aksioni më i mirë ushtarak”, tha Raskoviq.
Ai tha se civilët shqiptarë që u arratisën nga Lubeniqi për në Shqipëri, u treguan të tjerëve rrugës se çfarë kishte ndodhur, duke i bërë dhe ata të largoheshin nga zona rreth Pejës.
Raskoviq dëshmoi gjithashtu se Çakallët ishin njësi speciale të cilëve iu ishin dhënë para dhe armë nga shteti, por vepronin në mënyrë të pavarur nga komanda qendrore.
Prokuroria serbe ka hedhur dyshime se Toplica Miladinoviq, Sreçko Popoviq, Slavisha Kastratoviq, Boban Bogiçeviq, Radoslav Brnoviq, Vidoje Koricanin, Veljko Koricanin, Abdulah Sokiq, Milojko Nikoliq, Sinisha Misiq, Zoran Obradoviq, Dejan Bulatoviq dhe Ranko Momiq janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 100 shqiptarëve etnikë në fshatrat Zahaq, Pavlan, Lubeniq dhe Qyshk në Kosovë në vitin 1999.
Qëllimi i sulmit, sipas aktakuzës, ishte të dëbonte në mënyrë të përhershme popullatën shqiptare nga zona.
Gjykimi do të vazhdojë të enjten. (jnk)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi