XHAFER LECI:NDARJA E LDKsë - NJË PLAGË E VJETËR QË KËRKON SHËRIM
Faqja 1 e 1

NDARJA E LDKsë - NJË PLAGË E VJETËR QË KËRKON SHËRIM
Nga XHAFER LECI
Mendoj se LDK duhet të jetë shumë më aktive në kontakte të përhershme me njerëzit e saj, si në qytete, fshatra e lagje ku jetojnë e veprojnë ata.
Po bëhen 7 vite nga Kuvendi i 6-të i ndajres në dysh të LDK-së, varrët e kësaj ndarje ende po kullojnë. Si nuk u gjetën burra e gra të pjekur mirë politikisht, që të bëjnë përpjekje të mirëfillta e qëllimmira, për t`i thirrur mendjes dhe me dije e urtësi ta bëjnë bashkimin e saj të srishëm. Edhe pse ka zëra që thërrasin për bashkimin , nuk janë ata që e ndanë në dysh LDK-ën, e as që mund ta bëjnë ata bashkimin. Bashkimin mund ta bëjnë vetëm ata që bënë ndarjen, por atyre u mungon vullneti e dëshira, sepse, tash po dihet se ata nuk janë të gatshëm për ta pranuar fajësinë, si kusht për të tejkaluar të keqen e madhe.
Përkundrazi ekziston rreziku për një ndarje të sërishme të saj, e cila do t` i kushtonte shumë LDK-së, për të mbetur edhe për disa vite në opozitë. Dhe, si duket ka të atillë që më para dëshirojnë të mbesin në opozitë dhe të kënqën me nga një rrogë të majme deputeti, për vete dhe familjet e tyre, se sa të bëjnë bashkimin për të qeverisur. Deklarimet publike të pamatura të disa drejtuesëve dhe analistëve të saj, po e qojnë ate drejt përplasjeve të reja. Njerëzit e terrenit që janë në kontakte të vazhdueshme me anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së, e dinë mirë se LDK-ja ende është partia më e madhe në Kosovë, por që zhgënjimi i madh tek kryesia në qendër dhe rrethe, ka bërë që ata të mos votojnë. Krejt kjo është bërë për shkak të deklarimeve publike të pa matura dhe irrituese të disa funksionarëve, politikisht të pa pjekur e inatçi, të cilët kanë dëmtuar rëndë imazhin e mirë të dikurshëm të LDK-së.
Kur them LDK është partia më e madhe, këtë e mbështes në fakte, se njerëzit e LDK-së janë po ata që ishin dje, janë edhe sot. Ata që kanë pasur emër e autoritet dhe kanë kaluar në parti tjera numërikisht janë shumë pak, por që LDK-ën e kanë dëmtuar shumë. Ata, për interesa të tyre përfituese, kanë ikur pa anëtarësi. Por rrethi i tyre ka qenë i madh, dhe ata miq, shokë e simpatizantë të tyre, kanë zgjedhur heshtjen, për mos t`u dukur më në asnjë parti, pra as në LDK-e.
Mendoj se LDK-ë duhet të jetë shumë më aktive në kontakte të përhershme me njerëzit e saj, si në qytete, fshatra e lagje ku jetojnë e veprojnë ata, për të biseduar me ta për situatën dhe qeverisjen e keqe të pushtetarëve aktual, të cilët janë për ditë e më shumë duke e vjedhur e plaçkitur vendin tonë edhe ashtu të varfër.
Tanimë dihet se pas luftës së fundit 1998 - 1999, ka mbi 150 milionera, dhe se pasuria e shumicës së tyre është krijuar nga abuzimet dhe korrupsioni i pa kontrolluar, e që disa prej tyre e quajnë veten edhe çlirimtarë të vendit.
Me të drejtë në shkrimet e tij e ka thënë miku im Idriz Zeqiraj, se pas LDB-re, në kohën e Jugosllavisë titoiste nuk ka pasur asnjë milioner nga radhët e funksionarëve shqiptarë. Ndërsa pas largimit të pushtuesit serb nga focat tona dhe ato ndërkombëtare, u bënë shumë milionera në mënyrë të pa ndershme...
Me lëshimin e ndonjë deklarate publike për mjetet e informimit, kanale televizive apo ato të shtypit, nuk mund të informohet mjaftueshëm qytetari, fshatari, studenti e nganjëherë as intelektuali, sepse shtypin dhe mediet nuk i përcjellin të gjithë.
Sikur të dilnin në zgjedhje për votime të gjithë simpatizantët e LDK-së, përsëri do i ftonim zgjedhjet. Rrreziku për ndarjen e LDK-së në “tresh” i pa dëshirueshëm për anëtarësinë dhe simpatizantët e saj, por i mundshëm. As pas konfliktit të ndarjes së LDK-së nga Fatmir Sejdiu, Eqrem Kryeziu, Sabri Hamiti e tjerë, me mos marrëvjeshjet që u krijuan në mes tyre dhe Nexhat Dacit e tjerë, nuk ka të ndalur! Tash është hapur konflikti i ri simpatizantët e F. Sejdiut me një anë e të I. Mustafës në anën tjetër. Kësaj radhe nuk mund ta fajsojmë N.Dacin, edhe pse nuk mendoj se ai ishte i pafajshëm. Për pos këtyre që përmendëm, rrënimin më të madh që i kanë bërë LDK-së mbi një dekadë është Bujar Bukoshi dhe së fundi Ukë Rugova, për të cilin po të ishte gjallë presidenti i ndjerë dr.I.Rugova, kjo nuk mund të ndhodhte. Për të gjallë të presidentit Rugova pak kush e dinte sa fëmijë kishte Ai, e lëre më të merreshin ata me politikë... Këto ditë u folë dhe u shkrua shumë për koalicionin në mes LDD-së dhe AAK-së, nga akademik Nexhat Daci e Ramush Haradinaj. Jo rrallëherë opinioni informohet njëanëshëm pa e mësuar mirë të vërtetën, sepse flitet e shkruhet nga pozita e inateve. Nuk ka nevojë t`i numrojmë ata që u larguan nga radhët e LDK-së kur ajo ende ishte më shumë si një Lëvizje gjithë popullore se sa një parti. Të flasim pak për ngjarjet e pas luftës e sidomos pas vdekjes të Presidentit Rugova, të cilin me të drejtë konsiderohet President Historik dhe arkitekt i pavarësisë të Kosovës.
Pas ndarjes të LDK-së, në zgjedhjet e para pas PDK-së dhe LDK-së, LDD doli partia e 3-të në vend, duke fituar 11,5% , kurse në zgjedhjet e dyta 6,5 % dhe në këto të fundit 3,5%, që nuk arriti të hynë në Parlament, zhgënjim i madh... Pyetja shtrohet ku u avullaun 8 % e këtyre njerëzve, kur dihet se numri i votuesëve të LDK-së nuk u shtua, por mbeti po ai që ishte përafërsisht 25 %?
Këta njerëz të LDD-së nuk iu bashkangjitën as një partie tjetër, por thjesht u ngopën edhe me N.Dacin dhe tash po bëjnë punët e veta të jetës së përditëshme. A duhët të ndihet LDK-ja e kënaqur, duke u thirrur në atë se u këthyen në LDK-e kjo degë, nëndegë, grup, apo individ në gjirin shtëpisë të vjetër, e që kjo shifër e të këthtyerëve nuk kalon shifrën e më shumë se disa qindra sish. Nuk mendoj se Nexhat Daci është i pafajshëm, por faji nuk është vetëm i tij.
Ja pse mendoj kështu, në maj 2007 Akademik Daci me bashkëpuntorë të tij ishte për një viztë 5 ditëshe në Gjermani, kur kryetri i Degës së LDD-së për Gjermani z. Hafiz Gagica organizoi një takim me bashkatdhetarë, antarë e simpatizantë të LDD-së, dhe disa takime tjera me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe pushtetit gjermanë. Në Bernhausen afër Stuttgart-i qe organizuar takimi ku u tubuan nja 500 veprimtarë mërgimtarë të LDD-së e tjerë.
Pyetjen që ia shtrova z.N.Dacit, ka qenë kështu: I nderuari Akademik, N.Daci, nuk jam provokator, por kam dëshirë të dëgjoj fjalën e Juaj para kësaj mase, për akuzën që po u bëhët Juve për blerjen e veturës Mercedes mbi 100 mi euro, nga buxheti i Parlamentit... Përgjigja ishte: "Le ta gjejnë vetruren ata që po gënjejnë. Unë qysh në vitet 1980-ta kam pasur mundësi dhe kam blerë Mercdes të ri nga mjetet e mia personale..."
Më 26 maj 2007 me bashkëveprimtarin tim Shefki Jakupi nga aeroporti i Stuttgart-it po përcillnim për Prishtinë ish kryetarin e Komunës së Gjilanit Xhemail Hysenin, tash i ndjerë dhe Fadil Gecin. Derisa po prisnim kohën e fluturimit të avionit po bisedonim me Fadilin, të cilit po i tregoja se vëllain e tij Gani Gecin e kam mik të vjetër. "Po, më ka treguar Ganiu për ty",- më tha ai. Fadilit i sugjerova se ju, Vëllezërit Geci, keni krijuar një autoritet të madh në popull, me kontributin tuaj në luftë dhe paqe. Është mirë që këtë kapital ta përdorni për arfrimin dhe bashkimin e të djathtës dhe të popullit në përgjithësi. Fadili mu përgjigj: "Ne, Vëllezërit Geci gjithëherë kemi punuar për të mirën e popullit tonë, kurrë kujt nuk i kemi ra në qafë. Por, në rast se jemi sulmuar nga kushdo qoftë, ne jemi mbroijtur dhe do të mbrohemi gjithëherë..." Koha dëshmoi se Vëllezërit Geci kanë parime, e duan LDK-në, respektojnë fort Presidentin Rugova dhe filozofinë e tij, prandaj edhe u ndanë nga akademik Daci, i cili e përbalti veten dhe të gjithë ata që do t`i shkojnë prapa, duke u vënë në shërbim të se majtës ekstreme dhe inkriminuese. Kemi përcjellur aktivitetin e Vëllezërve Geci dhe viteve të fundit janë shquar për maturi dhe urtësi. Prandaj ata i duhen LDK-së, i duhen Kosovës dhe kanë mbështetjen e elektoratit dhe të popullit të Kosovës. Shpresoj se ka ardhur koha që përsëri të bëhët bashkimi dhe focimi i LDK-së, për ta qeverisur vendin më mirë se sa qeveritarët aktual.
Lutje për bashkim
Ndërsa më 27.10.2012, me iniciativën time, zonja Zize Pepshi, kryetare e Degës së LDD-së për Zvicër, organizoi një takim, për promovimin e librit “ Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës” të autorit Dr.Enver Bytyçi, në praninë e disa dhjetra bashkatdhetarëve. Pas përfundimit të promovimit të librit në fjalë, i bëra një pyetje akademik N.Dacit.
Z. Daci, a keni bërë ndonjëherë përpjekje për ribashkimin më LDK-ën?
"Po, unë me një rast i kam shkruar letër prof. dr. Fatmir Sejdiut, se jam i gatshëm të bashkohemi... Por Fatmir Sejdiu, jo se nuk më ka kthyer përgjigje, por as që e ka njoftuar asnjëherë Kryesinë e LDK-së për letrën time drejtuar atij...", u përgjegj z. Daci.
Në Kosovë ka me dhjetra funksionarë të akuzuar për hajni të ndryshme, keqpërdorues të detyrës, duke vjedhur me miliona euro, ende nuk po nxirrën para drejtësisë. U nxorr një akademik për gjëra të imta, që as për ato nuk kishte fakte të mjaftueshme...
Nëse Nexhat Daci, qenka karrierist dhe inatçi. Atëherë shtrohet pyetja, pse shkuan në AAK-a Milhate Tërmkolli, Ali Lajçi, Tomë Hajdaraj, Haki Shatri, Blerim Kuçi, Rexhep Gjergji ... të gjithë këta personalitete me biografi e autoritet të çmuar me punën e tyre të mirë mbi një dekad në radhët e LDK-së. Shtorhet pyetja, ishin edhe këta karrierista e përçarës, apo jo? Unë di vetëm për një rast që nga radhët e partive tjera të ketë aderuar në LDK-e, e kjo është Teuta Sahatçiu!
Edhe këtu në mërgim refklektohët me të madhe kjo nadsi. Pa dashur të mbroj e akuzoj as kënd, më ka rënë të lexoj shkrime e komente në shtypin gazetaresk dhe elektronik, cilat dëmtojnë imazhin e mirë të anatrësisë dhe simpazizanëtve të partisë më të madhe LDK-së në Perëndim e në Kosovë. Kur them simpatizantëve kam para syshë ata të cilët nuk janë më antarë të asnjë partie, sikur edhe unë që nuk jam më. Duke lexuar shkrimet e disave në këtë rastë po përmendi krytarin aktual të Degës së LDK-së në Gjermani z.Qazim Bajgoraliu, cili ka vite që ka hapur me z.Hafiz Gagica një debat të pa nevojshëm dhe shumë të dëmshëm për LDKën e më gjërë.
Unë, z.Qazim e shumë të tjerë deri dje ia dhamë votën tonë të lirë e demokratike,z. Gagica, i kemi duratrokitur nepër tubime, demonstrata e protesta të shumta mbi një dekadë, dhe tash po të njejtin Hafiz e nxjerrim sikur të bëhej fjalë krejtë pët një person tjetër. Kjo nuk dëmtonë vetëm z.Gagica, por më shumë demtojmë punën, ndjersën dhe mundin tonë të përbashkët, që kemi krijuar për vite të tëra, të ndertuar në baza të shëndosha të demokracisë të modelit perëndimorë...Nëse neve provojmë të denigrojmë një ish udhëheqës kryetar shumëvjeçar të Degës më të madhe të LDK-së në Diaspor, siq ishte z. Gagica në Gjermani, atëherë edhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve në Perësndim, Amerikë, Australi e Canada, me apo pa vetë dije po shkelim punën tonë shumë të ndershme bërë në baza vullnetare për çështjen tonë kombëtare të organizuar në radhët e LDK-së.
Dhe, për fund apeloi dhe lusë të gjithë njerëzit e mirë që të ja vejmë gjishtin kokës dhe me shumë gjakëftohtësi t`i ia ofrojmë doren e pajtimit njeni tjetrit, dhe të bashkohemi si dikur që ishim bashkë.
Disa nga krerët e Kryesisë Qendrore të LDK-së
Nga e majta: Jeton Hyseni, Jahir Dushica, Zahir Hyseni e Xhafer Leci, demonstrata më e madhe e diasporës në historinë e mërgatës tonë, organizuar nga LDK-ë, ku muarën pjesë mbi 100.000 protestues, Gjermani-Bonn, mars 1995
Në këtë demonstratë organizuar nga LDK-e protestuan dhjetëra mijëra.
Majtas: Qemajl Morina, tash i ndjer, Xhafer Leci e Hajrullah Matoshi,
20.11. 1995, Bruksel, në sheshin Rond-Point-PLZ

XHAFER LECI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer leci:Ndrrojë jetë njëri nga mërgimtarët e vjetër *Adem Fetahi*
» XHAFER LECI:Ka ndërruar jetë Jakup Biçkaj, mërgimtari më i vjetër i kësaj ane
» Besnik Ceci:Plage e vjeter
» Shaban Cakoli: MOJ KOSOVË MOJ PLAGË E VJETËR
» XHAFER LECI:LDK kurrë më si dikur!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi