Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekipi i TV Klan Kosova është sulmuar në Malishevë

Shko poshtë

Ekipi i TV Klan Kosova është sulmuar në Malishevë Empty Ekipi i TV Klan Kosova është sulmuar në Malishevë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 29, 2013 3:43 pm

Ekipi i TV Klan Kosova është sulmuar në Malishevë Klan_Kosova
Ekipi i TV Klan Kosova është sulmuar në Malishevë

Prishtinë, 29 prill 2013 - Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim ka mësuar lajmin mëngjesin e sotëm se ekipi i televizionit Klan Kosova, është sulmuar gjatë ushtrimit të profesionit në Malishevë.
AGPK-ja është njoftuar se rreth orës 10:30, gazetarja e Klan Kosovës Gresa Jashari dhe kameramani Gramoz Bajçinovci janë janë keqtrajtuarr fizikisht dhe psikikisht nga disa persona.
Fillimisht, tek ekipi që po xhironte ndërtimin e një rruge, ku për momentin janë pezulluar punimet, është ndalur një makinë, nga e cila disa persona kanë dalë dhe ua kanë marrë dhunshëm kamerën.
Më pas, të njejtit e kanë keqtrajtuar gazetaren Gresa Jashari dhe kameramanin Gramos Bajçinovci. Pasi që i kanë rrahur, ata kanë marrë kamerën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e presionit të ushtruar mbi ta, gazetarja dhe kameramani janë dërguar në qendrën emergjente në Malishevë për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka filluar hetimet.
Kjo ngjarje e ka goditur thellë AGPK-në, e cila i bën thirrje urgjente policisë që të gjejë personat të cilët sulmuan ekipin, t’i ndalojë ata dhe t’ia kthejë ekipit kamerën me pajisjet e tjera përcjellëse. Poashtu, AGPK-ja u bën thirrje organeve të drejtësisë, që të merren sa më shpejt me rastin.
AGPK-ja u uron shërim sa më të shpejtë gazetares e kameramanit dhe kërkon nga ta dhe gazetarët e tjerë që të mos ndikohen nga rastet e tilla.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi