Kimete Berisha:Ku i ke ushtarët, Tahir Zemaj?
Faqja 1 e 1

E çka duhet të mendoj unë tash? Pasi që e pashë me sytë e mi në TV, dhe e dëgjova Adem Demaçin kur tha “Tahir Zemaj ishte një lider droge”.
Me këtë “zbulim” Demaçi iu drejtua Presidentes, e këshilloi Presidenten që të ketë kujdes se kë e dekoron me tituj nderi.
E Presidentja, që i dekoron për kontribut për pavarësi edhe këngëtarët e kafeneve që tërë jetën kanë kënduar për dashurinë arshike apo erotike, m’u duk që buzëqeshi.
Një grup meshkujsh në sallë u ngritën në këmbë nga gëzimi u ekzaltuan kur e dëgjuan Adem Demaçin që po e përbaltte pamëshirshëm dhe në mënyrën më sadiste Tahir Zemajn. Meshkujt duartrokitën fort.
Në këmbë u ngrita edhe unë në dhomën time. Në këmbë më ngriti habia. Kurrë s’do të ma kishte marrë mendja që një burrë plak, të cilin Kosova e quan Hero për një moment do të mund të më dukej i rrezikshëm si "vrasës".
E kishte zgjedhur vendin dhe çastin. Në sallën ku po përkujtohej një Hero tjetër i Kosovës. Fytyra i shkëlqente Adem Demaçit, unë e pashë një ndjenjë kënaqësie perverse në fytyrën e tij. Sikur fitoi.
Me kë po lufton Adem Demaçi? Luftën e kujt po e lufton?
Shumicës së mediave u erdh marre ta komentojnë profilizimin kriminal që ia bëri Tahir Zemajt. Shumë prej atyre që e paguajnë Adem Demaçin i kanë duart me gjak deri në bërryl. Dhe, gjakun nga duart e tyre “Heroi” nuk e sheh. Por, “sheh” vetëm çfarë e “porosisn” SHIK-u.
Presidenca që e ka dekoruar Tahir Zemajn heshti. Akademia dhe akademikët heshtën. Organizatat e Luftës heshtën. Edhe familja e tij, miqtë e tij, shokët e shoqet, ish ushtarët e tij heshtën.
Pse?
Presidenca nuk ka të drejtë të hesht. Sepse, një Hero tjetër (i gjallë) i Kosovës, Adem Demaçi e "vrau" për së vdekuri moralisht një koleg të tij Hero, Tahir Zemajn.
Adem Demaçi, i ka mbushur 77 vjet, nëse është regjistruar në kohë reale.
Definitivisht, vetëm në përralla dhe në legjenda pleqtë janë të urtë, të butë dhe të kujdesshëm.
Nga aspekti moral, Adem Demaçit nuk i ka hije të sillet si shef i SHIK-ut, dhe të publikojë nëpër media si spontanisht “pjesë” nga biografi të njerëzve, të shkruara “me porosi”, i bindur që fjala e tij merret seriozisht.
Unë nuk e njoh biografinë e Tahir Zemajt. Por, edhe në rastin më eklatant, sikur ajo që thotë ai të ishte e vërtetë, kurrë nuk është e moralshme që një Hero plak të del e të flet si i lajthitur për një njeri që Kosova e ka shpallur Hero. Adem Demaçi në fakt tha se Kosova është dilere e drogës.
Pse nuk ia tha Presidentes tinëz brengën e tij. Pse pati nevojë të dalë në televizor? Presidenten do të kishte mundur ta nxitte tinëz kundër Tahir Zemajt. Por, këtij Presidentja i duket kurrkushi, kukull, se vet ka thënë që Atoifetja është kukull. Ky pati nevojë ta nxit popullin në vëllavrasje.
E çfarë arriti Adem Demaçi?
Për të bërë verifikimin e njerëzve të caktuar dhe valorizimin e veprimtarisë së tyre, duhet ekzistuar një komision i caktuar, që punon në qetësi me nder dhe me besim te Zoti, e jo përpara kamerave të pikëllojë familjen e “viktimës” që e vret për së vdekuri, pa asnjë kuptim.
Çfarë e motivoi?
Adem Demaçi menjëherë do të duhej të jepte llogari dhe fakte të gjalla për ta arsyetuar akuzën që e ka bërë. Kundërshtar i përbetuar i intelektualëve më të mëdhej të kombit, për shkak të xhelozisë ndaj tyre që nuk arriti të realizohej si shkrimtar. E urrente me shpirt edhe Ibrahim Rugovën. Nuk e fshehte urrejtjen që e ndjente për të. E shprehte armiqësinë e tij me eufori.
Pse për shembull Adem Demaçit nuk i pengon që Fehmi Agani është Hero i Kosovës?!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi