Adem Lushaj:Kolonel, Tahir Zemaj, është hero i Kosovës dhe emblemë e një strategu ushtarak
Faqja 1 e 1
Adem Lushaj:Kolonel, Tahir Zemaj, është hero i Kosovës dhe emblemë e një strategu ushtarak
Adem Lushaj:Kolonel, Tahir Zemaj, është hero i Kosovës dhe emblemë e një strategu ushtarak
Deklarimet dhe vlerësimet e Adem Demaqit, të cilat kishin të bënin me kolonel Tahir Zemaj, (vlerësime këto të dëshiruara të kenë qenë të afektit), kanë nxitur pakënaqësi dhe reagime, jo vetëm të familjes, por edhe të bashkëluftëtarëve të tij. Ata, këto deklarime të bëra nga “baca Adem”, konsiderohen si deklarime të një njeriu të moshuar dhe do mund të jenë të pakontrolluara nga mosha që ka.
Unë, personalisht s’kam pas fatin të njoh nga afër kolonelin Zemaj, siç e kanë njohur kolegët e tij, por, kam pas fatin që ta marr pjesë dhe të shkruaj, për çdo organizim të bërë, në shenjë rikujtimi të kolonel Tahirit, organizime këto të bëra nga bashkëluftëtarët e tij. Kam pas fatin e mirë që çdo herë të shkruaj, për organizimet e bëra, për të shënuar “Betejën e Loxhës”, e cila, pas “Betejës së Koshares”, konsiderohet beteja më e lavdishme e UCK-së. Po ashtu, kam pas fatin të njohë njerëzit më të afërt të kolonel Zemajt, dhe të marrë prononcime nga ata, siç janë: Ismet dhe Nuredin Ibishi, Fadil Hadërxhonaj, Shaban Dragaj, Nazif Ramabaja, Esat Ademaj, Skënder Rexhamhetaj dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët vlerësojnë lart figurën e komandantit të tyre, kolonelit Tahir Zemaj. Me këtë rast, do përmend vetëm disa nga vlerësimet e bëra nga këta, që besoj do mjaftojnë edhe për bacën e nderuar, i cili respektohet shumë, për vitet e qëndrimit në burg....
Njëri ndër bashkëluftëtarët më të afërt të tij, Ismet Ibishi, shprehet se, “Tahiri ishte strateg, urtar dhe i përpiktë në vendimet e marra, për të cilën, s’ka fjalë që të përshkruan ish-komandantin e tij, për respektimin e hierarkisë institucionale dhe zbatimin e vendimeve të marra nga këto institucione”. Ndërkaq, Fadil Hadërxhonaj kishte deklaruar, “Ai(Tahiri) kishte përgatitjen psiko-fizike, profesionale, të përmasave të një oficeri të çmuar, që kishte çdo herë para vetës, doktrinën ushtarake të NATO-s, ishte i afërt me koleg, ushtar, por, edhe kishte vendosmërinë e një komandanti, në momentet e vendimmarrjes. Gjithnjë sipas tij, “Koloneli shumë herë konsultohej me koleg, por, në momentet e vendimmarrjes, ishte shumë i vendosur”.
Tahir Zemaj, ishte person që mbolli farën e tolerancës dhe dashurisë mes njerëzve, jo të vëlla vrasjes, që dallon nga të tjerët që donin të mbjellin urrejtjen vëllazërore, kishte treguar, Skënder Rexhahmetaj, duke kujtuar thënien e komandantit të tij, kolonelit Tahir Zemaj se: “Unë nuk kam plumba për shqiptarë dhe civilë”, çka më këtë, ka treguar profesionalizmin e lartë dhe parandalimin e luftës vëllavrasëse, por, dhe zbatimin e ligjeve të luftës sipas konventës ndërkombëtare.
Baca Adem, vlerësime të ngjashme për kolonel Tahir Zemaj, epen edhe nga kolegët e tjerë të tij, ushtarët e të brigadave 131, 133 dhe 134, të cilat ishin nën komandën e Kolonel Tahir Zemajt. Bashkëluftëtarët e kolonelit Zemaj, janë të indinjuar me këto deklarata të lëshuara, gjë që, janë edhe poshtëruese për ta, sepse, këta luftëtar të shquar ishin nën komandën e tij, për çka edhe ndjehen krenar që kanë pranuar edhe urdhra nga një komandant i tillë, me të gjitha virtytet që kishte.
Po ashtu, nuk duhet harruar faktin se oficeri i karrierës, koloneli Tahir Zemaj, ishte edhe këshilltar i presidentit tonë historik, (besoj edhe i juaj), Ibrahim Rugova, sikurse që është i shpallur edhe hero i Kosovës, nga institucionet e shtetit tonë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi