Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mohammad al- Arnaout, Al Hayat:Islamikët shqiptarët i bashkohen luftës në Siri

Shko poshtë

Mohammad al- Arnaout, Al Hayat:Islamikët shqiptarët i bashkohen luftës në Siri Empty Mohammad al- Arnaout, Al Hayat:Islamikët shqiptarët i bashkohen luftës në Siri

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 01, 2013 10:19 am

Islamikët shqiptarët i bashkohen luftës në Siri




Nga Mohammad al- Arnaout, Al Hayat



Mohammad al- Arnaout, Al Hayat:Islamikët shqiptarët i bashkohen luftës në Siri Siri
Muajt e fundit, bota shqiptare, që përbëhet nga pesë shtete fqinje (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi), ka shtuar interesin mbi atë që po ndodh në Siri dhe polemikat nëse shqiptarët duhet të luftojnë atje.
Kjo ka koinciduar me rritjen e Islamit politik, që javët e shkuara e ka shprehur veten në një mënyrë të paprecedent, me lindjen e të parës parti islamike të regjistruar në Kosovë: Lëvizja Islamike për Bashkim (Bashkohu). Ajo drejtohet nga Arsim Krasniqi dhe mbështetet nga Shaukat Krasniqi dhe ish- oficeri i ushtrisë jugosllave, Fuad Ramiqi. Ky i fundit nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të ndryshuar Kushtetutën sekulariste në Kosovë, në mënyrë që të mbrohet identiteti islamik i shqiptarëve, që përbëjnë 95 përqind të popullsisë.
Ka pasur zëra se të rinjtë shqiptarë, të ndikuar nga Islami politik në rritje, kanë nisur të luftojnë në Siri përkrah grupeve islamike si Jabhat al- Nusra dhe të tjerë. Kur në nëntor të vitit të shkuar doli lajmi se ishte vrarë i pari shqiptar në Siri, Naman Damolli, gazeta kosovare, Koha Ditore e solli këtë çështje në dritë në numrin e saj të 12 nëntorit 2012.

Nga Kosova në Siri përmes Suedisë

Koha Ditore iu rikthye kësaj çështje më 13 mars 2013, kur 22 vjeçari Muhamed Koprona u bë shqiptari i dhjetë që vritej në Siri. Titulli i shkrimit ishte: “Toka në Siri po njomet me gjak shqiptari”. Sipas burimeve të paidentifikuara të inteligjencës, shumë martirë në Siri janë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia (Lugina e Preshevës). Por rasti i Kopronës nuk është unik. Gjatë largimit të madh, ai me familjen e tij emigroi nga Kosova në Suedi, ku u rrit në një atmosferë liberale evropiane. Papritur ai ra nën ndikimin e Islamit radikal dhe u rekrutua për të luftuar në krah të grupeve islamike në Siri, ku po luftojnë disa duzina me shqiptarë.
Burimet e inteligjencës kanë cituar disa nga emrat e shqiptarëve të vrarë në Siri si Naman Damolli nga Kosova apo Musa Ahmeti nga Serbia. Të tjerët njihen me emrat e tyre të luftës si Abu Omar al- Albania, që është një nga katër martirët shqiptarë. Burimet e inteligjencës po ashtu përmendin emrat e Mounir dhe Bahloul al- Arnaout, që janë vrarë nga ushtria siriane në Qadam. Burimet e inteligjencës thonë se numri i shqiptarëve që luftojnë në Siri është 140. Ata po luftojnë përkrah grupeve islamike në veri të Sirisë.
Duke publikuar këtë informacion për herë të parë, Koha Ditore kritikonte ashpër qeverinë kosovare, të drejtuar nga Hashim Thaçi, se ka heshtur, ndërkohë që të rinjtë kosovarë po luftojnë krah grupeve islamike në Siri dhe rrezikojnë të kthehen në vend me eksperiencë ushtarake të frymëzuar nga xhihadi.
Më 13 prill, gazeta Shekulli raportonte për çështjen, duke iu referuar burimeve të sigurisë në Kosovë. Gazeta citonte burimet që thonë se shumë kosovarë po udhëtojnë drejt Sirisë për t’u bashkuar me rebelët sirianë në luftën kundër regjimit të Assad. Gazeta shkruan se burimet e sigurisë në Kosovë tregojnë me gisht nga dy xhami në Kosovë, xhaminë e Makovcit në periferi të Prishtinës dhe xhaminë e Mitrovicës, që po mbledhin shqiptarë për të luftuar me islamikët në Siri.
Për shkak se shumë kritikë vendas po akuzojnë partinë e re islamike Bashkohu se është përfshirë në Siri, gazeta foli me liderin e kësaj partie, Arsim Krasniqi, që ka dhuruar një copë tokë për të ndërtuar xhaminë e Makovcit. Krasniqi mohoi që partia e tij po rekruton luftëtarë, por pranoi se në Siri po shkojnë luftëtarë, të organizuar mbi baza vetjake, jo si grup. “Unë i mbështes ata që luftojnë kundër regjimit të Assad,” tha ai.
Nuk ka dyshim se duke hapur këtë dosje, gazetat kosovare e shqiptare kanë zbuluar se bota sekulare është e shqetësuar për këtë fenomen. Me fjalë të tjera, Islami politik shqetëson Islamin “zyrtar”. Ky i fundit përfaqësohet nga al- Gamaa al- Islamiyya, që përfaqëson myslimanët përballë shtetit dhe kujdeset për çështjet kulturore dhe fetare. Në këtë kontekst, al- Gamaa al- Islamiyaa, që drejtohet nga Naim Tarnafa, bën thirrje gjatë faljeve të së premtes që të dhurohen para për refugjatët sirianë në Turqi dhe vende të tjera.


http://tetovaobserver.blogspot.de/2013/04/islamiket-shqiptaret-i-bashkohen-luftes.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi