Tiranë, hiqet busti i Adem Jasharit nga sheshi, hidhet në plehra

Busti i Adem Jasharit, që deri në muajin nëntor 2012 gjendej në një shesh të vogël në Rrugën e Durrësit, pranë bllokut të ambasadave, pas heqjes prej aty, është hedhur në plehra
Është e disata herë që busti i komandantit legjendar të UÇK-së përdhoset në Tiranë, por kësaj radhe, ai është hedhur si një gjë e pavlerë në mbeturina, fill pas Galerisë Kombëtare të Arteve. Mundej të ishte lënë në 'këmbë' si shumë objekte pranë saj në bronz apo në materiale të tjera, por jo. Ai është i shtrirë në mes qeseve e kartonëve, përkarshi rezidencës së Familjes Mbretërore, shkruan "Gazeta Shqiptare".
A sillemi ne kështu me heronjtë? Jeta e një heroi vijon edhe pas vdekjes, e me të edhe respekti!
Sigurisht, justifikime se pse nuk gjendet në një muze, në një galeri, në një shesh të cilitdo qyteti mund të ketë pafund: Nuk ka vend. Por asgjë, asgjë nuk e justifikon hedhjen e tij në plehra, pas një institucioni kombëtar, në mes të qytetit, në fakt, në mes të kryeqytetit. A është kjo neglizhencë? Urojmë që po. Busti në fjalë, që paraqet vetëm kokën e heroit, e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka luftuar për flamurin kuqezi, nuk duhej kurrsesi të lihej aty ku është sot.
Edhe pse është prej 'guri', ai gjithsesi simbolizon njeriun që bëri një sakrificë të madhe për atdheun, për atë atdhe, për atë mëmëdhe, për atë flamur që valëvitet mbi institucione që e fyejnë. Asnjë muze, galeri apo institucion në Tiranë e jashtë saj, nuk e pat një metër vend për të? A nuk pat një strehë ku busti të prehet?
Më herët...
Nuk është hera e parë që ky bust përdhoset. Gjatë atyre pak viteve që qëndroi në hyrje të bllokut të ambasadave, ai është dëmtuar disa herë. Përpos shkronjave të emrit, që herë binin vetë e herë-herë njerëz të paidentifikuar i hiqnin, nuk kanë qenë të pakta rastet kur binin edhe pllakat e strukturës mbajtëse. E ndërsa gurët dhe pllakat i dëmtoheshin, nuk mungonte ngjyrosja në modele të ndryshme dhe grafite, edhe pse ai shihej çdo ditë nga kalimtarët e rastit, por edhe diplomatët e huaj, që kryesisht gjenden pranë asaj lagjeje, për shkak se pak metra më tutje qe numri më i madh i përfaqësive diplomatike ndërkombëtare.
Por, këto u duk se morën fund, kur në nëntor të vitit që shkoi, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, në të njëjtin shesh u vu një shtatore e re që mban firmën e Muntaz Dhramit. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë udhëheqës të lartë nga Shqipëria e Kosova, që e ngritën në qiell figurën e Adem Jasharit. E me sa duket, ndërsa politika ngriti në qiell emrin e figurën e tij, dikush (që jazëk i qoftë) e uli në tokë, po më shumë se ç'duhet bustin e vjetër të tij, që megjithëse i vjetër, mbetet sërish busti i Ademit. Fasada dukej shkëlqyese, e megjithatë ë vërteta fshihet gjithnjë pas perdes!
BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mospërkujdesje për bustin e Adem Jasharit në Tiranë
» Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

» Busti i Presidentit Wilson në Tiranë
» Tiranë: Hidhet një fishekzjarr në ambasadën e Rusisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi