Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LISBA: Qeveri ndihmoje Sirinë të çlirohet nga diktatura

Shko poshtë

LISBA: Qeveri ndihmoje Sirinë të çlirohet nga diktatura Empty LISBA: Qeveri ndihmoje Sirinë të çlirohet nga diktatura

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 17, 2013 6:46 pm

LISBA: Qeveri ndihmoje Sirinë të çlirohet nga diktatura


LISBA: Qeveri ndihmoje Sirinë të çlirohet nga diktatura Largea_fuadi_51368783463


LISBA kërkon faltore në institucione shtetërore


Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, drejtues të Lëvizjes Islame për Bashkim folën për Sirinë, shaminë, islamin dhe librat sipas tyre me histori të shtrembëruar. Ata kërkuan nga qeveria e Kosovës ta ndihmojë Sirinë dhe popullin sirian, qoftë edhe me ndihmë simbolike.

Edhe pse thonë se nuk janë sponsorë të individëve të cilët shkojnë në Siri për të luftuar, e çmojmë dhe e përkrahim luftën në këtë shtet dhe i cilësojnë si shehidë(dëshmorë) të gjithë ata që kanë vdekur në atë luftë, shpjeguan në një konferencë për shtyp të enjten, drejtues të Lëvizjes Islame Bashkohu.

Në këtë konferencë, të mbajtur në lokalet e LISBA-s, para gazetarëve dolën themeluesi i lëvizjes Fuad Ramiqi dhe anëtarët e kryesisë Bujar Gjikokaj e Nol Zhita.

“Të gjithë ata që kanë dhënë jetën në Siri janë shehidë, sepse kanë vdekur për ta çliruar vendin e tyre”, tha themeluesi i lëvizjes “Bashkohu” Fuad Ramiqi.

Përfaqësues të LISBA-s thanë se refugjatët sirianë duhet të pranohen në Kosovë, e jo të kthehen në aeroport, siç ka ndodhur deri tash. Ata kërkuan që shteti arab i përfshirë në luftë, të ndihmohet qoftë edhe në mënyrë simbolike nga Qeveria e Kosovës, duke shtuar se në Siri jetojnë 10 mijë familje shqiptare që kanë emigruar atje para rreth një shekulli.

Lëvizja Islame për Bashkim kërkoi edhe një herë që të hiqet ligji për mbajtjen e shamisë në institucione publike, ndërsa nëpër këto institucione të ketë hapësirë për faljen e namazit. Vërejtjet e saj LISBA tha t’ia ketë dërguar Ministrisë së Arsimit, të cilat sipas anëtarit të kryesisë Nol Zhitës janë protokolluar në këtë ministri me numrin 1721 të datës 23 mars 2013.

Zyrtarë të LISBA-s thanë se pjesëtarët e fesë islame në Kosovë janë të diskriminuar, edhe pse përbëjnë shumicën e popullsisë.

“Ka raste kur në spitalet tona nuk marrin as gjak nga njerëzit qe mbajnë mjekra” , tha Fuad Ramiqi.

LISBA gjatë konferencës së të enjtes u ka gjetur vërejtje edhe librave të historisë për shkollat fillore dhe të mesme, nëpër të cilat sipas saj shtrembërohet historia dhe paraqitet keq feja islame.

“Në një tekst të klasës së gjashtë feja islame paraqitet si fe e dhunës, ku thuhet mes tjerash se një mysliman duhet të marrë pjesë në luftë kundër të pafeve”, tha Nol Zhita, për të shtuar se nëpër tekstet shkollore të Kosovës kur flitet për figura fetare bëhen dallime varësisht se cilës fe i takojnë. Sipas Zhitës kur flitet për Nënën Tereze ajo quhet shën Tereza, ndërsa profeti Muhamed shënohet vetëm me emrin e tij.

LISBA, shkruesit e teksteve të tilla i ka quajtur agjentë, ndërsa u ka bërë thirrje qeveritarëve që të bashkëpunojnë me ambasadën turke në Kosovë për korrigjimin e historisë, sepse vetëm kështu sipas kësaj partie historia do të jetë shqiptare. (jnk)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi