Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vjollca Tiku Pasku:LIBRI “HERBARET NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA.

Shko poshtë

Vjollca Tiku Pasku:LIBRI “HERBARET NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA. Empty Vjollca Tiku Pasku:LIBRI “HERBARET NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA.

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 22, 2013 4:16 pm

Vjollca Tiku Pasku:LIBRI “HERBARET NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA. 11900_440006696089467_1610346151_n

Vjollca Tiku Pasku


LIBRI “HERBARET NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA.

Kam gëzimin dhe kënaqësinë të jem lexuesja e parë e ketij libri të ri të mrekullueshem te shkrimtarit Vullnet Mato.Një ekspozitë ndjenjash plot ngjyra shpalosen në këtë liber. Pllakata të arta mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh ku pasqyrohet përvoja e thellë e njohjes së jetes njerëzore.Çdo tregim shfaq një botë universlale me vete.Çdo personazh shfaqet me frymen e tij individuale, duke kaluar para një ekrani grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerezore, duke sjellë grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetes.Damarët dhe indet e mendimeve, shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapesira të jetës, duke shpalosur edhe fatet e dhjetëra personazheve që gelojne brenda ketij libri te shkruar me nivel mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.
Jeta ka ligjet e saj të patolerushme, të cilat, nese nuk zbatohen, fati i njeriut është tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalet e gruas se viktimes, janë si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos idenë se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen... Ose siç cilësohet nga fjalet e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.
Dora e prozatorit nuk denon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa e ndjenjes së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të zevendesohet me asgje, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj është tragjedia. Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme...me një kthese 360 gradë.
Tek “Shëmtaraku Misterioz” fjalet e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare mirë.“
Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret njerezore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filopzofisë së vetë jetës.
Stili i fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpen emocionale në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të le shijen e një muzikaliteti prej dore të artë. Drita vibruese e shpirtit të tij të talentuar deperton brenda psikologjise se shpirtrave, duke u bere një edukator i tërthortë tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit , dhe ndriçon universin njerezor. Një zbulesë e rëndësishme në tregimin “Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri, si rezultat i mosedukimit femeror dhe hapave te hedhura keq në fillimet e jetës së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të rrenuar shpirterisht, pa dritën e dashurisë së vertetë.
Tregimet e shkrimtarit të afirmuar në këte gjini, Vullnet Matos, kanë nje paisje elektrike që rrezatojnë drite mbi shpirtin e errët, mbi sytë e realitetit dhe në vetë jeten e secilit nga ne. Ato të bëjnë hërë të mendohesh thellë, herë te tronditesh dhe herë te buzëqeshesh me veten.
Ne mbyllje të këtyre reshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letersine shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime ketij meteori vezullues shqiptar, qe mund te konkuroje pena boterore ne yjesite leterare.

Vjollca Tiku Pasku – debutuese në letërsinë shqipe

Vjollca Tiku Pasku:LIBRI “HERBARET NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA. 603508_4710019439618_2100581404_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi