Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hafiz Gagica:Disa çaste me heroin Jusuf Gërvalla në Pejë

Shko poshtë

Hafiz Gagica:Disa çaste me heroin Jusuf Gërvalla në Pejë Empty Hafiz Gagica:Disa çaste me heroin Jusuf Gërvalla në Pejë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 23, 2013 1:24 am


Hafiz Gagica:Disa çaste me heroin Jusuf Gërvalla në Pejë 553007_10200344829127230_1779960285_n

Hafiz Gagica:Disa çaste me heroin Jusuf Gërvalla në Pejë

Tash e 31 vite më parë Jusufi me Bardhoshin dhe Kadriun u vranë në orët e vona të mbrëmjes nga një pritë e organizuar, dhe siç dihet pas atij atentati shtetëror serbo-jugosllav kishte edhe shërbëtorë-spiunë që kishin informue për vendndodhjen e vëllezërve Gërvalla dhe mysafirit të tyre Kadri Zeka. Kjo vrasje mizore akoma nuk është ndriçue dhe autorët e krimit ende nuk janë zbulue, dhe tani më është koha e fundit që organet e drejtësisë gjermane dhe ato shqiptare ta zbardhin rastin më tragjik të kohës..!?

Në lagjen Kapeshnicë të Pejës, mu aty afër teatrit të qytetit i cili e mban emrin e tij, Jusufi, vite më parë i është kthye në bronz qytetit të Pejës dhe Kosovës. Kur iu afrova bustit të tij m’u duk sikur po e dëgjoja duke fol me atë modestin e tij, dhe po më thoshte; “se këtu ku jam dhe kështu siç jam, mirë ndihem, sepse jam në Pejën time, në vendin ku nisa letrat e para të dashurisë, të muzikës, të miqësisë me shokë e shoqe, të poezive, të dramave, por edhe në qytetin ku fillova t’i them popullit tim, se nuk durohet më okupuesi, se duhet të çlirohemi nga robëria e gjatë me çdo kusht, por edhe nga mentaliteti primitv, nga varfëria etj..” !
Me Jusufin, në heshtje i ndërruam pak fjalë dhe evokuam kujtime nga e kaluara; për përpjekjet e tij që të krijonte një lëvizje të fuqishme mbarëshqiptare, për një Kosovë të lirë me të gjitha viset shqiptare. Dhe, nuk mundja pa ia kujtue disa miq dhe bashkëveprimtarë, i tregova për pavarësinë e Kosovës, siç u detyrova me i tregue edhe për krimin ekonomik, për korrupsionin, për pasurimin e njerëzve marramendës përmes hajnive dhe se Kosovën e ka pushtue skamja..! Po ashtu, ia kujtova se modestia e jote Jusuf, sot në Kosovën tonë të dashur nuk ka më vend, madje në ato çaste sikur ma rikujtoj kohën, se si Jusufi me dijen që kishte dhe moshën e re se sa shumë aspironte dhe punonte me mendje dhe me shpirt, se si luftonte për krijimin e besimit mes njerëzve, si krijonte simpati kudo që shkonte, se si me dashurinë që kishte për popullin e tij gjithnjë besonte se populli shqiptar në momente të caktuara dinë t’i thotë të keqes ndal ! Sepse, ai e çmonte shumë solidaritetin e popullit të tij, e mbi të gjitha i besonte vendosmërisë së tij për ta fitue lirinë..
Jusufit i tregova, po ashtu për problemet që kemi në Luginën e Preshevës, dhe i thash se këto ditë përsëri janë vu në rrezik trojet tona, se kemi provokime të reja, dhe në vend se të bisedohet për Toplicën, sot po flitet për status special të veriut të Kosovës. Por, një gjë e sigurova Jusufin, se kombi shqiptar tani është pjesërisht në rrugën që aspironte ai dhe Metush Krasniqi bashkë me dhjetëra patriotë e intelektualë që ia kishin vu bazat lirisë dhe pavarësisë, për bashkim kombëtar dhe demokraci. I fola për rrugën e kombit dhe ideatorin e saj, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, të cilët Jusufi i donte dhe i çmonte shumë. Po ashtu i rrëfeva, se sot kemi deputet në parlamentin e Malit të Zi që flasin shqip dhe qartë i mbrojnë të drejtat e tyre, për një Shqipëri më të fuqishme se çdo herë tjetër, por edhe për një lëvizje të fuqishme në Çamëri. I thash se tani në vendet e Evropës perëndimore, SHBA dhe Australi jeton përafërsisht 1/3 e popullatës shqiptare e cila është integruar dhe cila po ruan dhe kultivon traditën, gjuhen dhe kulturën shqiptare, dhe se janë krijue ura të fuqishme mes shqiptarëve dhe vendeve perëndimore etj. U ndava nga Jusufi me besimin se një ditë të afërme do të jemi edhe më mirë si komb, dhe se do të ecim krahpërkrah me popujt e zhvilluar të Evropës, pjesë e të cilës jemi. U ndava me kujtime të shumta nga Jusufi, por edhe me mall të pashuar për te, me mungesën e tij fizike dhe intelektuale që e bartëm me vete këtu e 31 vitet e shkuara, ndonëse Jusufi me Bardhoshin dhe Kadriun dhe shumë patriotë të çështjes kombëtare ishin shembujt më sublim se si duhet të vetëdijesohemi për të qenë të lirë dhe të bashkuar. Jusufi tani me vëllanë e tij Bardhoshin po prehet i qetë në Kosovën e pavarur, andaj i lehtë iu qoftë dheu i saj të cilën e deshën aq shumë dhe për të cilën nuk e kurseu as jetën..! Përulëm çdo herë me respekt para veprës së Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut..

Hafiz Gagica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi