Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Hashim Thaçin për dëshmitar

Shko poshtë

Kimete Berisha:Hashim Thaçin për dëshmitar Empty Kimete Berisha:Hashim Thaçin për dëshmitar

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 25, 2013 10:58 pm

Kimete Berisha:Hashim Thaçin për dëshmitar 263231_524931817544730_1778909885_n
Kimete Berisha:Hashim Thaçin për dëshmitar

Nuk po i dëgjohet zëri Mick Jagger-it të UÇK-së. Shtatë komandantë e ushtarë të UÇK-së së tij u arrestuan nga policia e Bashkimit Evropian për krime kundër popullatës civile në Drenicë, dhe drejtuesi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u mjaftua me një reagim indiferentë, të ftohtë, dhe të largët për këto arrestime skandaloze.

Nuk reagoi në veten e parë, po reagoi në emër të qeverisë, në emrin e ministrave të tij, Sllavisha Petroviqit, Dalibor Jevtiqit, Nenad Rashiqit, anipse ishte drejtues politik i UÇK-së.
Hashim Thaçi, ka qenë i obliguar dhe i paguar që të dijë se çfarë ndodh në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Drenicë, dhe prandaj ai nuk mund të flas për UÇK-në në emër të Slobodanit, Daliborit dhe Nenadit, kundër të cilëve ka luftuar UÇK-ja.

Mick Jagger të UÇK-së e quajti ish ambasadori francez në Kosovë, Fransua Fitou në një gazetë amerikane "New Yorker". Zor, nuk ka qenë lehtë për shqiptarët e Kosovës që ta gjejnë e ta kuptojnë lidhjen ndërmjet Mick Jagger-it dhe Hashim Thaçit.

Mick Jagger-i ka qenë subjekt studimi nga akademikë e kritikë arti. Biografët ia kanë atribuar “arketipin e Dionist”, ose “të rinisë së përjetshme”. Çka ka lidhje me Thaçin që Jagger është plak i rrudhur po s’duket plak; është këngëtar botëror, por pak kush i di këngët e tij; të gjithë ia kanë dëgjuar emrin por kur jemi të dashuruar apo të mërzitur nuk na ngushëllojnë këngët e tij.

Mick Jagger-in preferojmë ta dëgjojmë vetëm kur rebelohemi kundër luftës. Mëi 1968 kur u lind Hashim Thaçi, Mick Jagger e prezantonte veten si anarkist dhe përkrahte sloganet (kushtrimet) majtiste të epokës, mori pjesë në demonstratën kundër Luftës së Vietnamit që u mbajt më 1968 përpara Ambasadës Amerikane në Londër.

Nuk kam gjetur tjetër interpretim, përveç që Fitou ka dashur të thotë se Hashim Thaçi është Mick Jagger-i i UÇK-së, sepse ka qenë politikisht në luftë por s’ka luftuar asnjëherë, ka qenë zëdhënes politik i UÇK-së, por nuk ekziston asnjë raport publik zyrtar që dëshmon punën e tij politike në UÇK.

Hashim Thaçi nuk është i vetmuar në heshtjen e tij. Mbështetje dhe përkrahje të madhe në indiferencë dhe heshtje ndaj këtyre arrestime ka edhe nga Adem Demaçi, të cilit nuk i ka hije heshtja.
Adem Demaçi ka qenë zëdhënës i UÇK-së, dhe është i obliguar që të flasë sa herë që u ndodh diçka ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.

Enver Hoxhaj, që prej se ka filluar punën si ministër i Punëve të Jashtme sillet si zoti i shtëpisë së “të pameve”, krejt çfarë ka punuar ai e që dihet publikisht janë ngushëllimet e përditshme për tragjeditë që ndodhin nëpër botë. Ministrinë e ka shndërruar në vend ku përpilohen ngushëllimet e tragjedive që ndodhin jashtë Kosovës. Por, kur i ndodh e keqja brenda shtëpisë së tij, ai nuk është i zoti ta thotë asnjë fjalë për ambasadorin e tij Sylejman Selimi i akuzuar për krime lufe. Enver Hoxhaj, sikurse Hashim Thaçi dhe Adem Demaçi nuk e ka komoditetit të hesht.

Kriminalizimit të luftës së UÇK-së nga ana e Serbisë, Rusisë, UNMIK-ut, KE-së dhe BE-s, EULEX-it, i ka ndihmuar më së shumti shteti i Kosovës, në veçanti ministria e Drejtësisë.
Sepse, Hajredin Kuçi, nuk ka iniciuar asnjë padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. As si ide nuk e ka përmendur ndonjë padi kundër Serbisë.

Gjatë gjithë kohës që Serbia në bashkëpunim me UNMIK-un dhe EULEX-in, si dhe spiunët e saj shqiptarë brenda Institucioneve të Kosovës, përgatisnin dosje kundër UÇK-së, Hajredin Kuçi, sikurse Hashim Thaçi, flet çmendurisht për “paqe” me Serbinë” dhe për mbylljen e kapitullit të luftës.

Hajredin Kuçi është autor i fjalisë më famkeqe në historinë e kombit shqiptarë. Publikisht në TV emision, Ka thënë që “nuk i dihet, Serbia mund të kthehet në Kosovë pas 50-të vitesh”.

Prandaj, qeveria e Kosovës është bashkëpunëtore në burgosjen e UÇK-së nga policia e Bashkimit Evropian, se krejt kjo bëhet për hirë të paqes me Serbinë.
Serbia e pangushëlluar, qetësohet vetëm kur e arreston krejt UÇK-në, kur e shpallë kriminale, kur ia fabrikon krimet kundër njerëzimit. Prandaj, paqa e Hashim Thaçit me Serbinë kurrë s’ka qenë më afër. Me kusht që Serbia në fund, pranon ta “amnistojë” nga akuzat e saj vetëm, Thaçin.

Hashim Thaçin po e përcjell një fat mistik. Si me porosi të Zotit, po ia pastrojnë terrenin politik. Duke ia burgosur ata “bosat” që janë individualitete të fuqishme, që nuk e lënë të qetë, dhe përpara të cilëve ndjehet i "vogël". Njëkohësisht po ia largojnë do këshilltarë të pa gojë nga kabineti. Si Dukagjin Goranin.

Tani, Hashim Thaçit, që veten e konsideron me prejardhje nga Vokshi, i ka mbetur pranë vetëm “Grupi i Dukagjinit”, Adem Grabovci, Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, etj. ndërsa në Drenicë e ka vetëm dajën, që s’ka ku e çon.

Ndërsa, sot Nikoliqi e ka falenderuar Putinin për përkrahje në luftën e përhershme kundër Kosovës, Sali Berisha e ka “ekspoduar” Kukësin me uraganin e tij të radhës. Sa herë që vjen Sali Berisha, hapeni dritaren dhe fshehuni mbas tavolinës së punës, se legjenda thotë se vetëm kështu mund të shpëtoni.

Në fund, Mick Jagger i UÇK-së s’ka çare pa e kënduar hitin më të madh të Rolling Stone“ I can't get no satisfaction”, sepse nëse nuk e këndon këtë këngë, nuk është pastaj Mick Jagger.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi