Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ILIRE ZAJMI:ËSHTË HERËT PËR TË VDEKUR

Shko poshtë

ILIRE ZAJMI:ËSHTË HERËT PËR TË VDEKUR Empty ILIRE ZAJMI:ËSHTË HERËT PËR TË VDEKUR

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 26, 2013 1:47 am

Shfrytzoj rastin që Ilire Zajmit ti uroj vendin e parë për poezinë më të mirë mr zitull:"Eshtë heret për të vdekur", lexuar në Mitingun Tradicional të Poezisë në Gjakovë, i 49 me radhë që iu kushtue poetit të KOMBIT ALI PODRIMJES!

Ja edhe poezia:

ILIRE ZAJMI:ËSHTË HERËT PËR TË VDEKUR 385367_356913864431984_558466349_n
ILIRE ZAJMI:ËSHTË HERËT PËR TË VDEKUR


Më mbaj fort për dore kur këmbët s’ më mbajnë
Më fal një buzëqeshje fëmije kur të shfaqen rrudhat në ballin tim

Më jep një të puthur të zjarrtë kur buzët të më jenë mavijosur
më mbështill me ngrohtësinë e trupit tënd
kur të ftohtit të më shndërrojë në kallkan
më streho në ëmbëlsinë e zemrës kur të kem humbur besimin në dashuri

Më mbajë të gjallë në cepat më të skajshëm të kujtesës
kur nga skleroza do kem harruar emrin tim
më jep frymë më ringjallë ti Odiseu im
atëherë kur vdekja të më përqafojë si nëna fëmijën

Ti
mos me ler të vdes kaq herët
S ‘ dua të mbetem vetëm hije e kujtimit
Penelopë në ishullin nga bota harruar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi