FAZLI MALOKU:Hej, Kosova ime e dashur, për ku je nisur?!
Faqja 1 e 1

Mjerë ai që sëmuret dhe ia mësyn doktori
Gjendja e qytetarëve shqiptarë edhe pas 13 vitesh pas luftës mbetet me shumë halle, për të mos thënë, është bërë e padurueshme. Skamja dhe varfëria i ka përfshirë shumicën e qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Papunësia sa vjen e rritet. Rinia nuk sheh perspektivën e saj as në të ardhmen e largët dhe të rinjtë tanë mezi presin ta gjejnë ndonjë shteg për të ikur jashtë vendit. Nuk funksionon po thuaj asnjë pore e shtetit ashtu si duhet, dhe lirisht mund të thuhet se dora e pushtetit për ta përmirësuar jetën e qytetarëve nuk hetohet. Të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës kanë rënë në gjumin e ariut!
Pushtetarët e Hashim Thaçit se qajnë kokën fare për këtë katandisje që e ka kapluar Kosovën. Ata, pra pushtetarët, e kanë vetëm një hall, si ta mbajnë pushtetin edhe më tutje për ta trashur ende pasurinë e tyre personale, familjare dhe të miqve e të dashamirëve të tyre. Ata vetëm mendojnë se si të jetojnë në këtë parajsë sa më gjatë që është e mundur. Nuk është në rrugë të mbarë arsimi, boshti i shoqërisë. Ka rënë cilësia, edukata dhe disiplina në shkallën më të ultë në të gjitha nivelet që nga parashkollorja e deri në universitet. Notat dhe diplomat ose blihen me para ose me ndërmjetësime bile edhe me kërcënime, siç do të shkruante ditë më herët z. Behxhet Shala:"ose gullashin ose kallashin". Nxënësit më të mirë mbesin rrugëve pa u regjistruar sepse vendet zihen me të padijshmit, por që kanë njohtësi!
Një gjendje e tillë e mjerueshme mbretëron edhe në shëndetësi, sidomos në spitalet dhe ambulancat shtetërore. Mjerë ai që sëmuret dhe ia mësyn doktorit. Po si qëndron situata në gjykata, aty ku qytetari do të duhej ta kishte mbështetjen se do ta gjej drejtësinë dhe aty do ta zgjidhë problemin?! Gjykatat dhe policia veprojnë me forcë vetëm ndaj atyre shqiptarëve që në një mënyrë ua prishin qetësinë dhe rehatinë qeveritarëve! I shtyrë nga kjo gjendje e papërshkruar, sot qytetari shqiptar e ka humbur besimin tek te gjitha institucionet e shtetit, bile edhe tek se cili pushtetar. Morali i shoqërisë shqiptare sot është në shkallën më të ultë.
Organizmat e Evropës që veprojnë në Kosovë: UNMIK-u, EULEX-i, dhe KFOR-i i kanë shtirë veshtë në lesh dhe nuk bëzajnë fare dhe sipas të gjitha gjasave edhe atyre po ju konvenon kjo gjendje e katandisur në Kosovë për të cilën gjendje kontribuuan edhe vet.
Në se deri dje qytetari shqiptar i Kosovës ishte zhveshur nga të gjitha të drejtat elementare: siguria për të qenë gjallë, mos siguria për ushqim e veshmbathje, mungesa e të drejtës për tu shprehur, liria e fjalës, liria e lëvizjes... e gjitha kjo nga pushtetarët okupatorë serbianë, sot këtë e përjetojnë nga pushtetarët shqipfolës, e që vetën e quajnë shqiptarë!
Sot Kosova është i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë pa të drejtën e vizave, që do të iu mundësonte qytetarëve shqiptarë kontaktet me botën e civilizuar! Shqiptarët e Kosovës edhe më tutje presin me javë e muaj para dyerve të ambasadave të shteteve të Evropës ,për të siguruar një vizë, për ti vizituar familjarët në kurbet. Dhe në të shumtën e rasteve jo vetëm që nuk marrin vizën, por edhe plaçkiten ma para të majme. Është pamje e mjerueshme, kur sheh rreshtat e gjatë të shqiptarëve të të gjitha moshave, duke pritur në shi e borë, para dyerve të ambasadave të shteteve të Europës.
Pleqtë e mençur na thoshin: " edhe toka qanë-loton kur nuk ka kush i del zot". Sot, jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe toka e Kosovës loton për zot shtëpie! Shteti serbian edhe më tutje qëndron ulur këmbëkryq në Kosovë. Jo vetëm që na ka pushtuar ekonomikisht, por struktura ushtarake, policore, agjentë të zbulimeve të shërbimeve sekrete, pjesëtarë të MUP-it serbianë e shalojnë atin në gjithë territorin e Kosovës duke i shërbyer me përkushtim vendit të vet. Policia e Bajram Rexhepit-Bajram shkretit, edhe kur arreston ndonjërin prej tyre për të bërë fasadë, se këtu ekziston shteti i Kosovës, është e detyruar që të nesërmen ti lirojë, bile policët që kanë bërë arrestimin e tyre shkarkohen nga detyra!!
E po, nga kjo dhembje shpirtërore që ndiej sot për ty Kosova ime e dashur, vetëm mund të klithi me sa zë që kam:
Hej, për ku je nisur, Kosova ime e dashur?!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi