Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SABIT RRUSTEMI:MËNGJESI I NJË PIKËLLIMI

Shko poshtë

SABIT RRUSTEMI:MËNGJESI I NJË PIKËLLIMI Empty SABIT RRUSTEMI:MËNGJESI I NJË PIKËLLIMI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 06, 2013 10:08 am

SABIT RRUSTEMI:MËNGJESI I NJË PIKËLLIMI 560881_3304983354420_1641162823_n

SABIT RRUSTEMI:MËNGJESI I NJË PIKËLLIMI

( në ditëvdekjen e tim eti)

tash nuk e di në ç' ëndërr mëngjesi kam qenë
a pse nuk jam zgjuar pa atë trokitje në xham

hija e Çepurit m'i kish rënduar kapakët e syve
si hapat që nuk arrinin për një çast tej urës

sa koblajme mendjesh më janë përftuar
vetëm vdekjen tënde nuk e kam kujtuar

kur i pashë lisat e mbledhur e të përlotur
m'u ttha dhe gjuha një fjalë për ta folur

u ktheva kah shtëpia me një det pikëllimi
çdo qelizë trupi ma kish vërshuar trishtimi

aty përmbi udhë në një shteg Çepuri
rrëke lotsh përcëlluan faqet e një guri

derisa mblodha veten dhëmbët shtrëngova
para syve të Nanës buzëgazin kot aktrova

atë trokitje në xham sa herë e kujtoj
nëpër një mëngjes pikëllimi veten përbiroj


( 5 qershor 2013)


SABIT RRUSTEMI:MËNGJESI I NJË PIKËLLIMI 425193_4688931672263_1010547370_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi