Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reshat Sahitj:VERIFIKIMI I BIOGRAFIVE TË PERSONALITETEVE POLTIKE A ËSHTË I DOMOSDOSHËM ?

Shko poshtë

Reshat Sahitj:VERIFIKIMI I BIOGRAFIVE TË PERSONALITETEVE POLTIKE A ËSHTË I DOMOSDOSHËM ?  Empty Reshat Sahitj:VERIFIKIMI I BIOGRAFIVE TË PERSONALITETEVE POLTIKE A ËSHTË I DOMOSDOSHËM ?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 08, 2013 12:16 pm

VERIFIKIMI I BIOGRAFIVE TË PERSONALITETEVE POLTIKE A ËSHTË I DOMOSDOSHËM ?

Reshat Sahitj:VERIFIKIMI I BIOGRAFIVE TË PERSONALITETEVE POLTIKE A ËSHTË I DOMOSDOSHËM ?  996650_10151478222414077_271351086_n
Reshat Sahitaj


Këto ditë në mediet tona u vu në spikamë verifikimi i anëtarëve të grupit negociator Kosovë –Serbi. Temë boshte që lidhen ngusht interesat kombëtare. Temë që një pjesë anëtarëve të grupit negociator, e deputetëve, e ministrave, ambasadorëve dhe zyrtarëve të Republikës së Kosovës të rëndësishëm e më pak të rëndësishëm dëshirojnë t’i qasën. Eshtë një temë tepër e ndjeshme qe mund të shkatërrojë individë dhe familje të tëra.

A janë kombëtarisht të pastër të gjithë negociatorët Kosovë-Serbi?


Kur flasim për ekipin e negociatorëve tanë, duhet nënkuptuar të gjitha grupet e negociatorëve qe nga lufta e deri në ditët e sotme, sepse Kosovën e përfaqësuan shumë personalitete poltike si në Konferencën e Paqjes mbi Jugosllavinë (Londër ,Bruksel, Hag), në Beograd, në Rambuje, në Austri e deri në këto të fundit që u zhvilluan në Bruksel, ku më në fund u arrit një marrëveshje.
Më këtë rast nuk do të flitët për shkathtësinë diplomatike dhe negoiuese të negociatorëve tanë, por vetëm për atdhedashurinë e tyre ndaj Kosovës. Negociatorët tanë a janë të gjithë kombëtarisht të pastër, shtrohet pyetja. Ata që janë interesuar për fatin e popullit të tyre, më vëmendje të posaçme i kanë përcjellur të gjitha negociatat që u zhvilluan dhe ende po zhvillohen për fatin e Kosovës. Bazuar në rezultatet që u arriten më Marrëveshjen e Brukselit, e cila është si vazhdim i të gjitha negociatave të më parshme, pa asnjë dyshim rezulton se në ekipet e Kosovës ka pasur individë që më shumë kanë punuar kundër interesave tona kombëtare.
Shumica e njerëzve tanë ende janë euforik me çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, të cilët mendojnë se më nuk ka asnjë shqiptar që punon për Sherbimin Sekret të Serbisë. Gabohen rëndë ata që mendojnë kështu. Duke u bazuar në burimet e botuara të NATO-s, dhe deklaratës së Millosheviqit në Hag, Kosova e pasluftës kishte mbi 53mijë shqiptarë që paguhen nga Sherbimi Sekret i Serbisë. Nese mendojmë se deklarata e Millosheviqit ishte për të shkaktuar konfuzitet në mesin tonë, atëhere t’i referohemi burimeve të NATO-s ku thuhej se në Kosovë janë 47mijë spiunë që i paguan Serbia. Ku na mbetet kjo “armatë” spiunësh, që dikush deklaron në shtypin tonë se në Kosovë nuk ka më asnjë spiun? U konvertuan në patriotë?! U shpërngulën nga Kosova? U strehuan në shtëpitë e tyre, apo u futën në struktura partiake që të zënin vende në struktura e qeverisë dhe Parlamentit ?!
Gjatë këtyre vitëve të fundit kudo në mesin e veprimtarëve, të ish ushtarëve të UÇK-së, të ish burgosurëve poltikë, të invalidëve dhe veteranëve të luftës dhe të shumë intelektualëve mund të dëgjojmë duke biseduar këtë temë dhe thonë: “ Më mirë të kisha qenë spiun i Serbisë se sot do të isha deputet”, ose “ Më mirë ta kisha pasur babën serb e nënën shqiptare, qe sot do të isha në struktura të shtetit”, apo “Më mirë të kisha pasur gruan serbe, qe sot të isha i respektuar nga shteti”, edhe .... Këto janë zhgënjime të shumë njerëzve kombtarisht të pastër, por nga kjo nuk duhet kuptuar se tërë deputet, tërë ministrat e të gjithë negociatorët janë në rrugë të keqe kombëtare.
Ne, duhet ta kuptojmë se Kosova për shumë kohë ishte koloni e Serbisë, dhe ajo kishte të gjitha mekanizmat për t’i futur shqiptarët të jenë bashkëpunëtorë të tyre. Me Pavarësimin e Kosovës, të tillët është dashur të tërhiqen vetëvetiu. Deri më sot, nuk më ka rastisur të lexoj apo të dëgjoj që dikush publikisht të jetë deklaruar se ishte spiun, dhe se tanimë terhiqet nga ajo veprimtari e fëlliqur. Madje jo vetëm që nuk u deklarua askush, por ata shfrytëzuan zhdërvjelltësitë e tyre për t’u sistemuar në forcat poltike permes të cilave kapën poste të rëndësishme. Edhe më keq , të tillët akuzojnë dhe përpilojnë dosje kundër veprimtarëve për t’i penguar që ata të mos jenë në asnjë post, sepse prania e tyre i pengon ata. Çfarë situate të çuditshme jemi sot, spiuni i konvertuar në patriot i akuzon patriotët dhe ai gjen përkrahje institucionale. Patrioti nuk ka kujt t’i mbështetet. Shikojeni jetën që zhvillohet në lagjen tuaj, në komunen tuaj, dhe do të vereni se një pjesë dërmuese e zyrtarëve komunal ishin të ish-sistemit, fëmijet e ish- spiuanave përfundojnë studimet, e fëmijet e luftëtarëve mezi ia dalin të ushqehen. Merrni shifrat e vetëvrasjeve të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe do të habiteni se ata bënë vetëvrasje vetëm nga trajtimi i keq që u behet atyre e asnjë ish- bashkëpunëtor i Serbisë nuk bëri vetëvrasje. Me unifikimin e dy Gjermanive, shumë zyrtarë që i sherbyen Bashkimit Sovjetik bënë vetëvrasje, në Kosovë askush.
Pas çdo lufte kudo në botë, ata që i kanë sherbyer sistemit pushtues japin përgjegjësi. Secili shtet në botë për tradhëtarët nuk ka mëshirë. Ligjet më të rrepta në botë janë kundër atyre që e tradhëtojnë atdheun, e madje të tillët shteti nuk i amneston kurrë. Franca, që njihet si djepi i të Drejtave të Njeriut, ende nuk e ka amnestuar pronarin e fabrikës së veturave Renault, në burgun e Belgjikes shumë vonë ka vdekur spiuni i denuar me burg të përjetshem. Në Gjermaninë e unifikuar, ish-spiunat nuk kanë asnjë të drejt në poste zyrtare. Në Slloveni dhe Kroaci, asnjë spiun nuk ka të drejt të zgjidhet deputet e as drejtor i ndonjë shkolle fillore. Në Kosovë spiunat jo vetëm që kanë arritur të jenë ambasadorë të Kosovës, zyrtar të lartë në ambasada tona, në ekipet e negociatorëve për fatin e Kosovës, në poste të larta shtetërore, deputet e pse jo edhe ministra. Madje spiunin po e gradon Kosova publikisht duke ia dhënë Azem Vllasit statusin e veteranit të UÇK-së vetëm pse me detyrë të Serbisë i ka shkuar në zyre të Adem Demaçit. Ka edhe më keq, në dekorimet e Presidentës se Kosovës do të shohim emra të femrave që ishin dashnore të Rankoviqit dhe që ende marrin rrogë nga Serbia.

Cilat janë interesat e Serbisë për Kosovën e Pavarur?


Një shtet pushtohet nga tjetri për shkak të pozites gjeografike dhe pasurive që ai ka. Kur një shtet pavarësohet nga kolonializmi, koloniziatori kujdeset që interesat e kolonisë së humbur t’i merrë permes formave tjera. Perveç përfitimeve ekonomike, pushtuesi kujdeset që në vendin e pavarur të krijoi situatë ekonomike të vështirë dhe gjendje politike jo stabile. Duke e krijuar gjendjen ekonomike të vështirë dhe jo stabilitet të qendrueshëm, popullsia e pafjashme do të thonë se më mirë ishte në kohën e Millosheviqit se ne kohën e tashme. Kjo është lufta psikologjike e armikut ku ne kemi dëgjuar dhe ende degjojmë kur njerëzit thonë: “Ne kohë të Serbisë, rrymë dhe uji kishte e tash nuk kemi” etj. Serbia permes hafijeve te veta ka arritur që tërë mallin ta blejmë prej tyre, ka arritur që një pjesë të pasurisë natyrore t’i blejë nga AKM-ja, ka arritur që gjatë tërë negociatve të shumta të përfitojnë serbet më shumë se në kohën e Millosheviqit. A e dini se serbet në Kosovë, kanë të drejta më shumë se serbet që jetojnë në Beograd? A e dini se serbet në Kosovë kanë të drejta më shumë se gjermanet që jetojnë në Belgjikë dhe në Francë? A e dini që gjatë negociatave në Vienë e gjetiu Serbet kërkuan vetëm 7 kumuna e negociatorët tanë ua shtuan në 11 pastaj në 17 komuna ? A e dini se disa që protestonin kunder mallrave serbe dhe i ndalonin kamionet nga Serbia, vetë e blejnë mallin në Serbi? A e dini se disa që bertasin “Hajna!” vetë janë hajnat më të mdhenjë? Këta janë ata spiuna të “fjetur” që Serbia i përgatitë për marrjen e pushtetit më vonë.


Si mund të dilet nga kjo situatë?


Në fakt, dalja nga kjo situatë tanimë është shumë e vështirë dhe komplekse. Një numër i madh spiunësh kanë zënë vende kyqe. Një numër i madh fëmijësh të tyre kanë kryer studime të larta. Të gjithë bashkëpunëtorët e pushtuesit e përkrahin njëri-tjetrin duke i sistemuar në pushtet sa më shumë prej tyre. Eshtë krijuar një rrjetë i tillë që nuk mund të punësohesh nëse nuk ke qenë spiun e aq më pak në administratë publike. Kjo hapësirë është krijuar gjatë kohës së UNMIK-ut, të cilët bazoheshin në Rezoluten 1244. Gjatë kësaj kohe u zhvlerësuan vlerat e luftës pak nga UNMIK-u e pak nga disa komandantë të cilët në Hag dhe gjyqe tjera e pranonin se UÇK-ëja nuk kishte komandë qendrore. Kur vetë komandanti në Hag deklaron se nuk kishte qenë komandant dhe nuk kishte dhënë asnjë urdhër, pse të huajt të na njohin se në Kosovë kishte luftë çlirimtare të organizuar? Pse të tillët në Hag thonin se nuk ishin komandantë e ne Kosovë na shesin mend si ishin gjeneralë? Pse pikërisht disa prej këtyre komandatëve rehabilituan disa spiunë në radhet e forcave poltike të veta? Nëse ende vazhdohet në këtë mënyrë duke i rehabilituar spiunet, nuk ka dalje nga kjo situatë të cilën e kemi krijuar vetë.

Përgjegjësia e AKI-isë


Aktualisht barra kryesore i bie Bashkim Smakajt që është shefi i AKI-së , dhe Ministrit të Brendshëm zotit Bajram Rexhepit. Sikur AKI-ia të fillojë më pastrimin e kuadrove duke e bërë rishikimin e biografive të zyrtarëve, do kam frikë se pak zyrtar do mbesin ne vende pune.
Nëse AKI-a do fillojë t’i rishikoj veprimtaritë e zyrtarëve , ata do të refuzojnë t’i përgjigjen sepse asnjëri prej tyre nuk do të pranojë faktët se ishte dikur spiun i Serbisë. Ka shumë gjasa që zyrtarët t’i akuzojnë njerëzit e AKI-së dhe t’i qesin nga puna, sepse ata kanë zhdërvjelltësi si në të folur edhe në gjejtje të provave se ata me devotshmëri i sherbyen Kosovës.


Shpresat e fundit për t’i zbuluar spiunet


Heret a vonë Serbia është e detyruar t’i zbulojë të gjithë ata që dikur i sherbyen Sherbimit Sekret të tyre. Këtë Serbia nuk do ta bënte më dëshirë, mirëpo nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e familjës europiane, është e detyruar të japë të gjitha dosjet e ish-spiuanve. Madje Serbia është e kushtëzuar që brenda një afati të shkurtër të jepë të gjitha informatat për vrasjet që i ka bërë diasporës kroate dhe shqiptare. Pa dorëzimin e këtyre informatave Serbia nuk do të jetë anëtare e barabartë në Unionin Europian. Dorëzimi i informatave do të bëhët gradualisht. Askush nuk duhet të frikësohet se Serbia do të jepë informata të rrejshme dhe nga këto informata të tyre të patriotin ta bëjnë spiun e spiunin patriot. Jo. Secili shqiptar do të ketë të drejt të kërkoj dosjen dhe nëse nënshkrimi i tij është i falsikfikuar, Serbia do të denohet në gjyqin e Strasburgut me shumë astronomike në favor të klientit. Ata që kanë bashkëpunuar me Serbinë është dashur të nenshkruajnë ndonjë letër, është dashur që në raportët e tyre të japin letra, dokumente, inçizime, etj dhe të cilat nuk mund të falsifikojë Serbia. Andaj asnjëri që nuk ka spiunuar nuk duhet të frikësohet. Kjo do të ndodhë, por duhet ende kohë.

Botuar në “Kosova Sot” , më 7 qershor 2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi