Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TI SHKRIN SI SHIU MES REVE-Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Shko poshtë

TI SHKRIN SI SHIU MES REVE-Poezi nga VEHBI SKËNDERI Empty TI SHKRIN SI SHIU MES REVE-Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 13, 2013 10:21 am

Poezi nga VEHBI SKËNDERI

TI SHKRIN SI SHIU MES REVE



TI SHKRIN SI SHIU MES REVE-Poezi nga VEHBI SKËNDERI U2_babush5

Tri milje larg t’më buzëqeshësh mua:
Ngatërrohem krejt pas krelave të tua
Si plis i thatë në çast më piqet gjuha…
Nuk qenka e lehtë të vuash për një grua!

Pastaj si kot Veriu të fryn drejt meje.
Pastaj në çast akujt më kall ndër deje.
Pastaj s’di pse: Prap unë rend pas teje.
Por sa të kap, si reja shkrin mes reve.

Pastaj s’di si: rrëzohet Mali i Thatë.
Pastaj s’kuptoj: shkel gurë apo shkel baltë.
Pastaj si popel thërrmohet shpella natë.
Pastaj Ti vjen! Shkon, vjen e ikën prapë!

Pastaj s’di si: Më shfaqesh si Ylber. 
Pastaj s’di si: Në gjoksin tënd me merr:
Më ngre në Qiell! Dhe vrik më flak në Ferr.
Dhe s’di në ç’breg: Më nxjerr apo s’më nxjerr!

Pastaj s’di pse prap qesh e çuçurit.
Pastaj si mackë, me putër me gërvisht,
Pastaj si xhind më kërcënon me gisht!
Si njëqind djej në Burgun tim Ti shndrit…


VEHBI SKËNDERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi