Namik Selmani:HIMNI PËR PAQEN NË GJILAN
Faqja 1 e 1
Namik Selmani:HIMNI PËR PAQEN NË GJILAN
Namik Selmani:HIMNI PËR PAQEN NË GJILAN
Reportazh për veprimtarinë poetike “ Trekëndëshi Poetik i Paqes” organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, një asociacion alternative i shkrimtarëve në Kosovë dhe i mbështetur nga MKRS-ja dhe Komuna e Gjilanit.
Rruga që të dërgonte nga Gjilani deri te ai GUR i SHQIPES që vendasit e kishin emërtuar edhe “Guri i Trekëndëshit të Paqes”, ishte paksa e gjatë. E atë kuvendim që bëra në të me një poet të njohur gjilanas, me një ish deputet, me një ish luftëtar lirie, me me një njeri shumë fisnik si Sabit Rrustemi, doja që të vazhdonte sa më gjatë. Rrallë mund të gjeja në Kosovë një cicëron kaq të saktë e kaq të dashuruar me traditën e vendlindjes së tij Edhe shtëpia e tij atje në prehër të blerimit në fshatin Zherkë ishte një nga pjesa e patriotizmit të tij në breza. Një cicëron i mençur që të shpaloste atë histori plagësh luftrash, sfidash, dhimbjesh ose jo edhe e ndryshimeve ekonomike që kanë ndodhur në këtë rrethinë. Në të gjithë ngjarjet e ndodhura në 20 vitet e fundit ai ka qenë e vazhdon të jetë shumë aktiv me përkushtimin e tij atdhetar, kulturor, letrar. Ka dekada të tëra që e bën punën mentare me vargun e tij, me sa e sa manifestime që janë drejtuar e ideuar nga ai. Gryka mitike ku po shkonim jo vetëm në mënyre simbolike po dhe gjeografike ishte e veçantë. Ishte vendi ku bashkoheshin tre shtetet ku kishte dhe ka shqiptarë dhe që për të gjithë këta poetë që morën pjesë në atë aktivitete atë të Kumanovës në Maqedoni, të Preshëvës në Serbi, të Gjilanit në Kosovë. Vetëm disa vite pasi forcat e NATO - s u futën në këto troje më 12 qershor 1999 u mendua të bëhej një festë këtillë. Ky Manifestim u quajt ndryshe “Trekëndëshi Poetik i Paqes” dhe për këtë festë të paktën në tre vitet e fundi bëhet një Takim Poetik me poetë të të gjithë trojeve .
Bashkë me poetë në këtë aktivitete ka edhe këngëtarë, studiues nga Tirana, nga Kumanova, nga Presheva, nga Medvegja, nga Peja e Prishtina, Saranda, Durrësi nga Prizreni, Mali i Zi. Duke kujtuar këto ditë bisedojmë me poetin Pandeli Koçin, i cili ka qenë këtu ndër të parët poetë që vinin nga Shqipëria vetëm disa ditë pasi kishte mbaruar lufta. Shtëpi të bëra gërmadhë, njerëz ende të dhunuar psikologjikisht sy nënash me lotë të patharë, me ëndrra. Këto mbresa do na i jepte më vonë edhe mësuesja e letërsisë, poetja e mirënjohur në Gjilan Albina Idrizi që është vajza e një klerike islam dhe shumë intelektual si Avni Aliu nga Tërrnoci i Bujanovcit. Në këtë udhëtim gati fluturues edhe për ato emocione që po provonim Sabit Rrustemi na fliste me shumë emocion për Gurin e Shqipes –atje në maje të Grykës së Karadakut, ku vetëm pas pak do të bënim foto pa mbarim. Gati e pabesueshme që në çdo 100 metra të fshatit Zhegër na dilte historia e individëve me vlera të larta kombëtare, na tregon për yllin e futbollit kombëtar Xherdan Shaqirin, për shtëpinë e heroit dhe poetit Agim Ramadani. Poeti Ali Podrimja ishte ai që iu mblodhi poezitë e tij dhe botoi në vëllimin poetic me titull, “Një jetë tjetër”..
Më tej na tregon një bust shumë profesional të Kreshnikut të Karadakut dhe strategut të betejave të viteve 1908 – 1912-të, Idriz Seferit. Mulliri i heshtur i Hanit ende na kujton historinë e disa viteve dhe të mbijetesës së shqiptarëve në këtë krahinë. Në ecje e sipër, te Ura e Dunavit, na tregoi një livadh ku në vitin 1997 kishin bërë një veprimtari rinore - sportive me 1000 të rinj me lojëra popullore si protestë dhe mesazh që u tregonte serbëve se ata djem ishin të zotët e këtij vendi, se akoma ishin këtu. E mund të bënin shumë gjëra për ta mbrojtur. Përmbi kokat e tyre, pak më lartë, ishin instikamet e ushtarëve serbë të armatosur deri në dhëmbë e që ishin gati që të qëllonin të gjithë këta djem. Ishte një skenë shumë rrënqethëse dhe e paharruar për ato vite. Fryma poetike e poetit Mirko Gashi nga Selishta e Karadakut , na provon edhe më shumë krenarinë për këtë personalitet të madh. Pak më vonë në lokalin e takimit e të hapjes së veprimtarisë do ta shihnim përkrah fotografisë së lirikut Lasgush Poradeci. Një tjetër figurë patriotike si ajo e Viktor Gashit ( i njohur edhe si Viktor Pashku – Paseku) përbënte një libër të hapur të kulturës dhe patriotizmit të kombit. Këtë do ta kujtonim me nderim në Kishën e Dunavit ku të gjithë poetët do të bënin zyrtarisht leximin e poezive të tyre.
Atmosfera e natyres në atë atë Grykë të Karadakut ishte sfondi i ceremonisë së hapjes së veprimtarisë poetike. Përshëndetën vetë Sabit Rrustemi, si organizator që ishte, moderatori i aktivitetit, Tahir Arifi, Drejtori i kulturës në Gjilan Veton Nevzadi,pastaj Dom Lush Gjergji e shpalli të hapur edicionin e tretë me radhë “Trekëndëshi poetic i paqes”. Simbolikisht, në hapje lexuan tree poetë, Bilall Maliqi ( Preshevë), Sunaj Raimi (Kumanovë) dhe, Albinë Iidrizi ( Gjilan) .Më pas, do lexojnë dhe të tjerë, te Kisha e Shën Anës, në Dunav, në mesin e të cilëve edhe Rexhep Abazi nga Medvegja.
Në hapje të Manifestimit, takojmë edhe Enkeleljda (Alushi) Arifin, nuse në Gjilan, po që është përherë aktivitete të tilla më karakter kombëtar. Më tej tupanet e zurlet, të intepretuara nga artistë më kostum popullor ftonin poetët në vallen tradicionale të zonës. Ishin gati 70 poetë. Po aq edhe artdashës.
Mes krenarisë për këto figura na vjen edhe trishtimi i humbjes se disa vlerave në këto vite. E ka fjalën për pyllin e fshatit. Shumë njerëz të mirë në Grykën e Karadakut ende nuk e besojnë se si mund të digjen me qëllim drurë pyjesh të kësaj krahine. Dikush e quan si vepër të serbëve që nuk janë larg apo edhe i atyre që shtyhen nga të tjerët. Po, duket që që lufta me armë vazhdon s tash në një form,ë tjetër. Disa herë në këto vite janë djegur pyjet këndej e asnjë fajtor nuk është gjetur.
….Për të shkuar te Kisha e Shën Dunavit duhet të ecje me këmbë në një tunel pylli të blertë. Rruga ishte me dhe e kalohej me vështirësi me këmbë pa le me makinë. Tek ecnim po kujtonim një motër gjermane që vetë banorët e kësaj ane e kanë njiohursi Motra Otilia. Ishte rreth 70 vjeç e një nga ato zonja të hekurta me një dashuri të madhe për Kosovën, edhe pse ishte e moshuar ajo rrinte pranë shëndetit të banorëve të zonës. Kishte bërë të mundur para dyzet vitesh edhe ardhjen e 100 vullnetarëve nga shtetet e Vendeve të Beneluksit për të shërbyer në këtë zonë. Feja katolike që ajo kishte nuk e pengte për t’i ndihmuar të gjithë tjerët, që kishin besim tjetër. Ka disa vite që ajo është ndarë nga jeta e të gjithë po gjykonim se nderimi për të duhet të ishte edhe më i madh nga pushtetarët e komunës e më gjërë. E pra, për tre vite rresht Koncerti poetik i “Trekëndëshit …” u organizua në këtë kishë. Kishim dëgjuar që në kisha ka ceremoni të ndryshme, ka këngë kishtare e për shumë poetë që vinin për herë të parë në këtë aktivitet ishte një befasi. Dikush kishte menduar që të merrte një trung shumë të madh ku kishin vendosur dy botimet e bëra për vitet e kaluara. Të gjithë poetët ishin ulur në disa stola të gjatë që përdoren për besimtarë. U recitua për Karadakun, për heronjtë, për dashurinë, për luftën për bashkimin. Pas disa orësh na priste restaurant “Mbreti” ku tradita karadakase, kësaj radhe ishte befasia me gjellët karakteristike të zonës me djathë të njomë me flitë, me pijet e zonës etj. Me miqtë e mi poetë nga Shqipëria Hyqmet Hasko, Nikollë Spathari, Agim Bajrami, Pëllumb Gorica po jetonim miqësi të reja që të nxisnin edhe më shumë dëshirën për të bërë veprimtari të tilla me karakter kombëtar edhe në vendin tonë. Modeli më i mirë ishte kjo veprimtari që sapo e ndoqëm.
Pas kësaj lodhjeje të bukur na priste Gjilani. Gjilani me një gjelbërim shumë të spikatur, në hotelin “Luli” që ishte në qendër të qytetit na u dha rasti të njihnim Lulëzim Jusuf Hasani (me emër të babait) e jepte përherë emrin e tij si respekt për atë edukim të madh që ai kishte dhën atij dhe dy vëllezërve të tij. Përherë në bisedë kujtonte edhe nënën Nazmije. Një njeri i jashtëzakonshëm. Një njeri human në një mënyrë që askund nuk e kemi parë. Na tregon se edhe sot e kësaj dite ai dhe vëllezërit e tij janë bashkë në një familje e thotë se ka edhe shumë të tillë në Gjilan. Kanë 11 nipër e mbesa që mësojnë shumë që i shtojnë edhe më shumë gëzimet në familjen Hasani. E kishte nisur nga e para, para 25 vitesh e tani kishte një hotel të mirë kishte një fabrikë të përpunimit, Luli thoshte se për të njohur një njeri duhet të shohësh se si punon ai. Vetë ai në mënyrë vullnetare në shumë muaj të vitit merr djem që kanë pasion hotelerinë dhe shërbimin dhe i punëson këtu për të rritur edhe turizmin gjilanas pa folur për atë ndihmë që jep për familjet e UÇK-së . Në tavolinën e punës pamë shumë medaljone mirënjohëse, për të cilat ai është modest. Duke pirë kafenë miqësore në lokal na u dha rasti që të njihnim edhe djalin e tij 15-vjeçar që kishte pasion sportin. Po gjetja më e madhe e tij padyshim mbetej Shukriu. Një gjetje që nuk e gjen as edhe në restorantin me traditë në Evropë. Një plak në moshën 70-vjeçare i quajtur Shukri Abdullahi na afrohet e na merr porosinë. Një çast u befasuam, po nuk e shpreha për hir të etikës. Ishte kamarjeri më i moshuar i qytetit. Kishte rreth 60 vjet që merrej me shërbimin e hotelerisë. Për shumë dekada kishte shërbyer në Hotelin “Kristal“ në qendër të Gjilanit ku i kishte shërbyer të gjithë personaliteteve të ish Jugosllavisë e mes tyre marshallit Tito dhe së shoqes së tij Jovanka. Titoja e njihte personalisht Bacë Shukriun. Ishte bërë pak i kërrusur e para disa viteve i kishte vdekur edhe e shoqja. Për tetë orë ai rrinte në këmbë e punonte më shumë se djemtë.
-Po qe se nuk do të vinte këtu,-na thotë Luli, - ai do të ishte ndarë prej kohësh nga jeta.
Të nesërmen e veprimtarisë gjilanase me Simbolin e Paqes na priste Prizreni. Mes dhjetra aktiviteteve poetët kishin mbase më të bukurën. Bëhej Festivali i Përvitshëm Poetik “Drini poetik“ që organizohej nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe i mbështetur nga vetë Kryeministri Hashim Thaçi. Aty takova mikun tim të artit këngëtarin shumë të talentuar të trojeve amtare në selinë e Shoqërisë Kulturore “Agimi” Festim Bytyçi që ishte në një kulm të pjesëmarrjes artistike për Festën e Kosovës, Azis Bytyqin e shumë poetë të tjerë. Rreth 100 poetë të trojeve shqiptare, por edhe nga bota himnizonin të bukurën. Paraqesnin librat e tyre më të rinj. T’i këndohet himn lirisë, paqes, padyshim tregon se e ke bërë po kaq mirë dhe luftën për t’i fituar ato. Në këtë vit që na kujton tragjikshëm të vërtetën e hidhur të 100-vjetorit të copëtimit të trojeve shqiptare të gjithë poetët meditonin për një të ardhme ku gurët e kufinjve të jenë të hequr e të lëvrojë në to Lumi i Bashkimit. Një Lumë që në fjalën e mençur të poetëve vjen edhe më afër.
Gjilan, Prizren, qershor 2013
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi