Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI”

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI” Empty VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 15, 2013 8:52 pm

VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI” 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI”
VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI” 549093_525375954158031_1827832236_n
HYQMET HASKO:VIKTORIA XHAKO ËSHTË NJË KRIJUESE BEFASUESE
 
(Mendime rreth vëllimit poetik “TESTAMENTI”)
 VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI” 179428_622314861129363_908847619_n
Çdo promovim poetik është një urë midis poetëve dhe miqve për të përcjellë të gjithë tok kumtet e bukurive të trazuara të shpirtit. Është një ftesë për të ndezur qirinj dashurie në një botë të vrazhdë, që shumë pak mendon dhe aq më pak vepron në mënyrë poetike.
Këto të vijnë ndërmend, kur flitet për poezinë e një poeteje të vërtetë si Viktoria Xhako, për të cilën jemi mbledhur sot në këtë takim promovues, të dehur nga mushti i ëmbël i poezisë së saj.
Identifikimi i femrës dhe botës femërore në përgjithësi me vektorin poetik të botës, si një nga dimensionet më eterike dhe më shpirtërore të gjithçkaje që na rrethon, na e bën më të prekshëm faktin se pse femrat poete janë më të natyrshme dhe më afër genit estetik në përcjelljen e ndjenjave, emocioneve dhe mesazheve. Edhe femrat qö trokasin disi vonë në portën e poezisë, pas një heshtjeje shumë të gjatë, siç është rasti i poetes Viktoria Xhako, me botën e pasur emocionale, me natyrshmërinë dhe spontanitetin lirik, me figurat e freskëta dhe të gjalla, me tematikën specifike dhe vlerat e fjalës së bukur të shkruar, ia dalin të jenë vetvetja, të natyrshme në atë që shkruajnë. Kështu ka ndodhur me Xhakon, e cila në librat e saj me poezi ka sjellë një realitet të prekshëm femëror, trille, vuajtje, brenga, iluzione, përjetime, kujtesa, të denja për aktin poetik të një poeteje, që ka një laborator të vetin për përpunimin e fjalës artistike.
Përmbledhja e saj më e fundit me titull “Testamenti” është një përpjekje e poetes për të sjellë ndjesi të reja, kujtime dhe emocione të veçanta, një botë të përndezur nga dashuria për jetën, për të bukurën, për sistemin e vlerave me të cilat identifikohet uni lirik i kësaj autoreje.
Shtrirja tematike dhe e brendisë poetike rrok hapësira vetiake, intime e shoqërore, që nga poezitë kushtuar së bijës në një natë pa gjumë, tek impresionet në kushtim të babait (Më fal, baba), tek imazhi i nënës që e shoqëron kudo, në çdo hap të jetës (Trokas tek ti, nëna ime), tek bota e luleve, trilleve, idileve, rekuiemet dashurore, grimca ndodhish të mbetura diku, në të kaluarën e pakthyeshme dhe që i vijnë poetes sonë si një vegim për të ndezur dritat e bukura të aktit poetik.
Viktoria Xhako përcjell në këtë përmbledhje me poezi një minibotë femërore plot lirizëm dhe ndjeshmëri, një spontanitet që të bën për vete dhe të rrëmben në vektorin e tij lirik, ku autorja ndihet mjaft mirë dhe me këmbët fort në tokën e saj.

Mbi trupin tim të ngrirë unë dua, i dashur,
Tre trëndafila të vendosësh të bardhë,
Dy fjalë dashurie t’ia thuash heshtjes,
Dhe derdhma mbi sy lotin tënd të valë.

(Poezia “Loti yt” faqe 52) 

Xhako depërton nëpër “metastazat e kujtimeve”, kuvendon me “Poseidonin”, teksa “lundra e vogël u nis drejt oqeanit”, i kthehet kujtimit të poetit të madh të Kosovës sonë martire, Ali Podrimja, niset në kërkim të “syve të tu”, “teksa trupi im thyhej, copëtohej, thërrmohej”, etj.
Poetja bredh në kopshtin e mbresave dhe kujtimeve duke vjelë aromën “e detit të fëmijërisë”, aromën e blireve të harruar në të kaluarën e largët, trishtimin e dashurisë së saj “të mbjellë në ajër”, “lotin e ngrirë në sytë e saj”, si një rekuiem, “peshën e heshtjes”dhe dëshirat e lëkurës dhe të ëndrrave të saj, etj.
Figura bazë e kompleksit poetik të poetes Xhako është metafora, rreth së cilës ajo mbështjell farat e ëndrrave dhe imazheve të saj për një botë më të mirë, përjetimet pezull, trillin dhe dëshirat femërore. Ajo sjell transfigurimin estetik të një lënde të pasur burimore shqiptare, ku simbolika e së keqes jepet me dimensione të gjalla jetësore, me një dramë të fortë esenciale, që në thelb është vetë drama e unit të thërrmuar në botën e ëndrrave, zhgënjimeve dhe iluzioneve.
“Testamenti” është një vëllim poetik serioz, ku përcillet një profil i veçantë artistik i një poeteje të vetëdijshme e të formuar sa në shkollën e librave, të leximeve e përsiatjeve në tryezën e shkrimit, po aq edhe në jetën e gjallë e të larmishme, plot kurba thyerjesh marramendëse, ku ajo gjen atë vlagë që e fut në gji, nga përjetimet, kujtesat, ndodhitë e mbetura në të kaluarën e afërt apo të largët, dhe e nis të dehur në botën e shkrimit poetik, ndër rima, ritme, figura e trajta poetike brilante.
Xhako vjel nga të thënat dhe të nënkuptuarat e sharmit të saj lirik një përvojë të bukur, që kërkon ta ndajë me të tjerët, ta bëjë pjesë të ëndrrave të kulluara të botës sonë. Me nota të holla realiste, ajo jep tablo të plota të kumteve femërore, kujtime dhe impresione që këmbehen me një ritëm të vrullshëm deri në ujëvarë.
Poetja Viktoria Xhako duket se është një krijuese befasuese, që ka gjithmonë gjëra të reja për të thënë e për të na joshur, me freskinë dhe larminë e aktit të saj poetik e njerëzor, të ri e të veçantë, gati të papërsëritshëm.
 
 
                                                                                                Durrës, më 22. 5. 2013
VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI” 993782_644863625541153_542332417_n
Poeti Hyqmet Hasko
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi