Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PREND BUZHALA:FASHISTIZIMI I PORTALEVE TË WEB FAQEVE!

Shko poshtë

PREND BUZHALA:FASHISTIZIMI I PORTALEVE TË WEB FAQEVE! Empty PREND BUZHALA:FASHISTIZIMI I PORTALEVE TË WEB FAQEVE!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 16, 2013 9:57 am

PREND BUZHALA:FASHISTIZIMI I PORTALEVE TË WEB FAQEVE! 541064_3391813206331_1610778917_n


PREND BUZHALA:FASHISTIZIMI I PORTALEVE TË WEB FAQEVE!

1. Ekziston ndotja e mjedisit, por edhe ndotja akustike PUBLIKE (muzika ne ambiente publike, britmat, alarmet e veturave, thirrmat e tingujt nga tempujt fetarë...) dhe sigurisht në Perëndim kundër kësaj ndotjeje ka ligje. Tashmë ka zënë të krijohet dhe një NDOTJE TJETËR: ajo e portaleve të web-faqeve në internet... 
2. Kur po lexoj disa portale nga pseudo-agjenci lajmesh, me komente aq jonjerëzore e të ulëta, njeriu trishtohet, dhe nuk ka se si të mos mendojë për humnerizimin e etikës së tillë. Sa poshtë ka rënë edukimi familjar, arsimor e shoqëror! 
3. Vritet dikush dhe aty vërshojnë komente "mesianiste", pseudo-fetare, pseudo-politike, pafundësisht jonjerëzore. Po ndodh një fashistizim i këtyre web-faqeve që duan të përfitojnë mbi tragjedinë e tjetrit, mbi fatkeqësitë shoqërore, me anë të LIKE-ve apo komenteve e replikave. Ajrin e Kosovës nuk kanë nevojë ta ndotin tymnajat industriale (se nuk kemi ind
ustri), por ernat e qelbësirave të web faqeve dhe ndotja akustike... Me një fjalë, ato janë shndërruar në një hapësirë të qenef-hanes masive. Përhapje e tillë e komenteve jonjerëzore, përkasin me format më të egra të fashizmit që kufizon me zbatimin e metodave terroriste. 
4. Thjesht, ndodh një terrorizim i opinionit publik, ku ky terror social-mediatik karakterizohet herë nga racizmi, herë nga shthurja totale shoqërore. Në emër të lirisë së shprehjes, shtypet barbarisht MENDIMI I KULTIVUAR, në emër të kësaj lirie dhunohet INTELEKTI KRIJUES, përhapet MORALI I URREJTJES, PëRHAPEN të gjitha format e agresionit ndaj lirive demokratike dhe këto liri i rrafshon e i përmbys për tokë. NUK Është e habitshme, prandaj, përse ndonjëri (shpifolës) , i frymëzuar nga portalet e tilla, vret ushtarë amerikanë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi