Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush do të amnistohet në Kosovë?!

Shko poshtë

Kush do të amnistohet në Kosovë?! Empty Kush do të amnistohet në Kosovë?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 16, 2013 2:47 pm

Kush do të amnistohet në Kosovë?!

Kush do të amnistohet në Kosovë?! Largea_serbe1371373643
Miratimi i Ligjit për amnistinë në Kuvendin e Kosovës, pritet të shënojë hapin e parë konkret në zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, të arritur në dialogun Prishtinë - Beograd.
Ky ligj, ende pa u bërë publik, ka ngjallur shumë debate, polemika e dilema.
Partitë opozitare kanë ngritur shqetësimet e tyre se me një ligj të tillë, do të amnistohen strukturat ilegale serbe në veri që kanë funksionuar për 14 vjet nën ligjet dhe direktivat e Serbisë.
Shqetësime të tilla arsyetohen me faktin se ky ligj është i paraparë me Planin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.
Por, ministri i Drejtësisë, njëherësh zëvendëskryeministër Hajredin Kuçi thotë se këto dilema duhet të shuhen, pasi që, sipas tij, ligji nuk ka të bëjë me një territor apo një grup etnik.
Po ashtu, Kuçi deklaron se ligji nuk do të përmendë struktura e grupe, por do t’i përcaktojë vetëm veprat që mund të falen.
“Qeveria e Kosovës nuk do të propozojë Ligj për amnisti që i takon një territori apo një grupi etnik. Ky ligj do t’i ketë dispozitat që përfshijnë nenet e Kodit Penal dhe nuk e përfshin territorin dhe as një back-ground etnik të kujtdo qoftë”, thotë Kuçi.
Në anën tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është një prej atyre që ka dyshime për këtë Ligj. Ajo mendon se ky ligj u dedikohet pikërisht strukturave në veri.
“Plani i zbatimit thotë që në mënyrë të përnjëhershme edhe Serbia edhe Kosova duhet të miratojnë ligje për amnisti. Por, tan i si duket Serbia nuk është e interesuar ta bëjë këtë dhe po kërkon vetëm nga Kosova. Mendoj se institucionet e Kosovës nuk duhet të pranojnë të bëjnë një ligj të tillë nëse atë nuk e bën njëkohësisht edhe Serbia. Tash për tash nuk e dimë se për çfarë kategorish, por nëse ne po e ofrojmë këtë për qytetarët serbë në veri, atëherë do të duhej që për të njëjtat vepra të bëhej një ligj amnistie edhe në Serbi”, konsideron Osmani.
Një vlerësim edhe më të ashpër për këtë Ligj ka edhe Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja Albulena Haxhiu mendon se Kosova me këtë ligj do të amnistojë edhe kriminelët që u përkasin strukturave të armatosura ilegale të sigurisë në veri.
“Ajo që është më skandalozja dhe për çka kjo Qeveri duhet të japë dorëheqjen, është detyrimi i Kosovës që të miratojë ligjin që u jep amnisti strukturave kriminale të Beogradit në veri të vendit. Pra, është e dëmshme, është e dhimbshme dhe shqetësuese se si do të amnistohen vrasësit e Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt, e shumë shqiptarëve të tjerë. Pra, Qeveria jonë me këtë marrëveshje dhe Planin e zbatimit po i siguron ata që nuk do t’i ndjek kurrë. Pra, ata do të kenë imunitet nga drejtësia”, shprehet Haxhiu.
Me një mendim më të balancuar, ndërkaq, paraqitet deputeti nga partia në pushtet, PDK-ja, Behar Selimi.
Ai thotë se askush nuk mund të presë që Kuvendi do t’i amnistojë strukturat kriminale me ligj. Kurse, parasheh falje dhe integrim për strukturat ilegale civile që kanë vepruar në komunat veriore.
“Ne duhet që t’i njoftojmë edhe qytetarët se kemi të bëjmë me dy lloj strukturash; struktura ilegale dhe struktura kriminale. Në asnjë lloj amnistie nuk paragjykoj dhe nuk ma merr mendja që është duke menduar dikush për amnistimin e kriminelëve. Ndërkohë që për ilegalët, bukur moti jemi pajtuar që duhet t’i trajtojmë politikisht, sepse kjo është një mënyrë e zgjidhjes së problemeve që i kemi të pazgjidhura në një pjesë të territorit”, thekson Selimi për Radion Evropa e Lirë.
Shqetësimeve të deputetëve u përgjigjet edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Ai i siguron ata se amnistia nuk do të nënkuptojë faljen e kriminelëve dhe atyre që kanë kryer vepra të rënda penale.
“Nuk është logjika jonë që të krijojmë amnisti për kriminelët ordinerë. Po ashtu, logjika jonë është që ata, të cilët kanë mundur të kryejnë detyrën e vet në kuadër të kompetencave, të amnistohen, por jo të tjerët”.
“Ka dy lloje të amnistive; amnistia nga ekzekutimi apo vuajtja e dënimit dhe amnistia nga ndjekja penale. Këtë duhet ta diskutojmë bashkërisht dhe unë e kam thënë që për këtë kërkohet një konsensus politik në këtë vend, sepse kërkohen dy të tretat dhe amnistia është hera e parë që po ndodh në Republikën e Kosovës”, shpjegon Kuçi.
Duke qenë se ky ligj është paraparë edhe me Planin e zbatimit të marrëveshjes, ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviq, u ka thënë mediave në Beograd se pala serbe i ka dërguar në Bruksel të gjitha propozimet se çka duhet të përmbajë Ligji për amnistinë.
Kurse, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, pati deklaruar gjatë javës se pa Ligjin për amnistinë, nuk do të ketë as shuarje të strukturave paralele.
Në lidhje me procedurat e miratimit, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se ky ligj, pasi të harmonizohet si draft, do t’i përcillet Kuvendit të Kosovës ku do të kërkohet miratimi i tij me dy të tretat e votave të deputetëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush do të amnistohet në Kosovë?! Empty Re: Kush do të amnistohet në Kosovë?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 16, 2013 2:58 pm

Kush do të amnistohet në Kosovë?! Largea_bac-tkan-rrejt1371378350
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi