Faton Ismajli:ISA PËRSËRI KANDIDAT PËR PRISHTINËN
Faton Ismajli:ISA PËRSËRI KANDIDAT PËR PRISHTINËN
Faton Ismaili:ISA PËRSËRI KANDIDAT PËR PRISHTINËN
Foto: Petrit Rrahmani
Foto: Petrit Rrahmani
Të paktën tri nga pesë Degët e LDK'së në Prishtinë e kanë përgatitur emrin e Isa Mustafës për ta propozuar për Kryetar të Prishtinës para organeve partiake.
Burime të Express kanë thënë se Lideri i LDK'së pritet të propozohet zyrtarisht pasi të përfundoj raundi i parë i zyrtarizimit të kandidaturave të kësaj partie për kryetar të komunave.
"Sipas të gjitha gjasave Isa Mustafa do të jetë përsëri kandidat i LDK's për Kryetar të Prishtinës", ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK'së.
Pa dashur t'i përmendet emri, ai ka thënë se Mustafa do të përsërit veprimin që pati bërë në zgjedhjet e vitit 2010, kur si Kryetar i Prishtinës pati konkurruar edhe për zgjedhjet e përgjithshme.
Burime të Express kanë thënë se Lideri i LDK'së po e sheh si rrezik të shkoj me ndonjë emër të ri në zgjedhjet lokale në Kryeqytet për shkak të garës së ashpër që pritet të zhvillohet mes partive.
Deri më tash prej zyrtarëve të LDK'së janë përmendur si kandidatë të mundshëm për të udhëhequr me Kryeqytetin: Ismet Beqiri, Korab Sejdiu, Hashim Deshishku dhe Haki Demolli.
Megjithëkëtë, Nënkryetari i LDK'së, Haki Rugova thotë se ende është herët të flitet për kandidaturën e Prishtinës.
"Jo, zyrtarisht ende s'ka ardhur asnjë propozim nga Degët e Prishtinës", ka thënë Rugova, për Expres.
Sipas tij, Lideri i LDK'së mund të jetë kandidat për Prishtinën, por së pari duhet të bëhen llogaritë në parti e pastaj të vendoset."E mundshme është që Isa Mustafa të jetë kandidat. Nëse Degët e Prishtinës mendojnë se ai duhet të jetë akoma Kryetar, atëherë duhet të respektohet një vullnet i tillë. Por, edhe z.Isa Mustafa duhet të merr përball vullnetin e LDK'së në tërësi në Kosovë", ka thënë Rugova për Express.
Ky zyrtar i LDK'së thotë se Isa Mustafa duhet t'i prijë zgjedhjeve nacionale para mundësisë për të udhëhequr me Prishtinën.
"Isën më shumë e shoh si bartës të listës zgjedhore në zgjedhjet nacionale sesa Kryetar të Prishtinës. Ky është mendim i imi personal", ka thënë ai.
Nënkryetari i LDK'së thotë se edhe partitë e tjera kot po shfaqin dëshirën për të marrë udhëheqjen e Prishtinës.
"LDK në Prishtinë fiton", ka deklaruar Rugova.
Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të muajit tetori të këtij viti.
Prishtina pritet të jetë njëri ndër qytetet kryesore ku gara në zgjedhjet lokale do të jetë e fortë.
Deri më tash, me Kryeqytetin ka udhëhequr Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa në zgjedhjet e fundit, për herë të dytë, Isa Mustafa ka fituar në raundin e parë.
Express
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pacolli kandidat për të qeverisur me Prishtinën?
» Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Faton Mehmeti: MALLI PËR PRISHTINËN
» Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Faton Mehmeti: MALLI PËR PRISHTINËN
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi