Enver Robelli:Një fushatë e egër kundër drejtësisë
Faqja 1 e 1

Prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it nuk duhet të irritohen nga sulmet dhe kritikat primitive kundër punës së tyre. Ata duhet të vazhdojnë ta spastrojnë Kosovën nga të gjithë të dyshuarit për krime lufte, krim të organizuar dhe korrupsion. Qytetarët normalë të Kosovës (dhe këta janë shumica) janë në anën e EULEX-it dhe jo të mitingashëve që krimet i shohin vetëm “në anën tjetër”, ndërsa cubat dhe plaçkitësit e Kosovës i stolisin me “trofe të pafajësisë”

Në Kosovë prej javësh është duke u zhvilluar një fushatë e egër, perverse dhe denigruese kundër EULEX-it, misionit të BE-së për sundimin e ligjit, i cili ka ardhur në vendin tonë me kërkesën e institucioneve të Kosovës për të ndihmuar në krijimin e një shteti funksional. Popullistë e propagandistë, shërbëtorë të mafies dhe kamerierë të kriminelëve, mitingashë dhe manipulues, politikanë të qymezeve të natës dhe të mashtrimeve të përditshme - të gjithë janë bërë bashkë dhe kinse në emër të mbrojtjes së “vlerave të luftës” po përpiqen që para popullit të Kosovës ta paraqesin punën e EULEX-it si antikosovare dhe antishqiptare! Ka madje edhe “përfaqësues të popullit”, të cilët, pasi kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës me vota të vjedhura, tash me pamflete të hapura, me fjalime të zjarrta dhe me shpifje gjigante tentojnë ta njollosin çdo aksion të EULEX-it, duke e paraqitur si të motivuar politikisht. Këta skifterë pa flatra të jetës sonë publike të kujtojnë instruktorët e partive komuniste në Bashkimin Sovjetik, të cilët dërgoheshin në terren për t’i treguar popullit se cilët janë armiqtë e vërtetë dhe për ta udhëzuar atë në rrugë të drejtë. Se ku çoi kjo rrugë e dimë të gjithë: në kolaps të dhjetëra shteteve dhe në fatkeqësi të miliona njerëzve.
A jeni të befasuar?
Prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it nuk duhet të irritohen nga sulmet dhe kritikat absurde kundër punës së tyre. Ata duhet të vazhdojnë ta spastrojnë Kosovën nga të gjithë të dyshuarit për krime të luftës, krim të organizuar dhe korrupsion. Qytetarët normalë të Kosovës (dhe këta janë shumica) janë në anën e EULEX-it sa herë që EULEX-i vepron kundër të dyshuarve për krime të çfarëdollojshme. Populli i Kosovës nuk është në anën e mitingashëve që krimet i shohin vetëm “në anën tjetër”, ndërsa cubat dhe plaçkitësit i stolisin me “trofe të pafajësisë”.
Që nga shpallja e pavarësisë gjyqësori i Kosovës nuk e ka trajtuar dhe zgjidhur asnjë rast të madh. Bilanci i gjyqësorit kosovar përbëhet nga ndjekja e hajnave të xhepit. Ky nuk është vetëm faji i atyre që janë të ngarkuar dhe të obliguar ta mbrojnë ligjin, por edhe produkt i klimës anarkike që e kanë krijuar regjimi dhe mafia në pushtet. Nëse jeni djalë i Adem Grabovcit ju mund t’ia jepni disa shpulla policit, i cili synon t’ua shqiptojë një dënim për tejkalim të shpejtësisë. Tani paramendoni se si do të silleshin djemtë e “shefit të shefave” sikur një prokuror vendor do të niste hetime kundër babait të tyre për ndonjë krim (lufte) apo për korrupsion? Kjo është arsyeja përse na duhet ndihma e Europës si kurrë më parë. Shefi i EULEX-it, diplomati gjerman Bernd Borchardt, e ballafaqoi javën e kaluar opinionin e Kosovës me një të vërtetë, të cilën në Kosovë e di fare mirë çdo njeri normal, por prapë kjo e vërtetë ka mbetur e pathënë plotësisht për shkak të frikës që ka mbjellë në shumë shtresa të shoqërisë regjimi i Hashim Thaçit dhe shërbimi i tij sekret-kriminal dhe privat-partiak SHIK. Borchardt tha: “Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës të dyshuar për krime lufte kanë kryer krime kundër bashkëkombësve shqiptarë të Kosovës. Këta kryes të veprave janë në Kosovë, brenda juridiksionit të Kosovës. Është parim kryesor i sundimit të ligjit që të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin”. Ata që në 15 vitet e fundit kanë defiluar nëpër Kosovë me allti në brez dhe me breroren e heroit tash po na dalin torturues civilësh, vëllavrasës, keqtrajtues të pengjeve të luftës, farkëtarë “patriotikë” që me darë në duar kanë ngacmuar të pafuqishmit madje edhe në organe gjenitale. A jeni të befasuar?
Një çerdhe spiunësh
EULEX-i është një mision shumë i shtrenjtë, më i shtrenjti dhe më i madhi në historinë e BE-së. Që nga viti 2008 ky mision ka harxhuar mbi 600 milionë euro – këto janë para të taksapaguesve evropianë, madje një pjesë të këtyre milionave e kanë paguar edhe shqiptarët e diasporës si taksapagues në vendet evropiane, të cilat marrin pjesë në misionin e BE-së në Kosovë. Me të drejtë shpesh është shtruar pyetja si nga zërat kritikë në Kosovë ashtu edhe nga disa diplomatë sidomos në Berlin se përse nuk është më efikas EULEX-i? Përgjigjen për këtë dembeli të EULEX-it e gjejmë të personifikuar veçanërisht te figurat e dy gjeneralëve francezë, të cilët kanë qëndruar në krye të këtij misioni. Njëri prej tyre kishte përvojë për puçe ushtarake në Afrikë dhe të dy s’kishin as ide dhe as qëllim ta bëjnë Kosovën shtet ku sundon ligji. Gjatë “sundimit” të tyre EULEX-i më shumë ishte një çerdhe e shërbimit sekret francez – dhe këtë tërthorazi e ka pranuar publikisht edhe diplomati anglez Andy Sparkes pak para se të largohej nga posti i zëvendësshefit të EULEX-it. Për ta përshkruar edhe më drejtpërdrejt situatën në Kosovë nën EULEX duhet thënë shkurt e shqip: diplomatë, gjeneralë dhe agjentë francezë i kanë bërë dëm të madh vendit tonë, duke bashkëpunuar me segmente të krimit të organizuar, të cilat në Kosovë janë pjesë e pushtetit. Motivet e këtij “bashkëpunimi” do t’i shpjegojë historia në të ardhmen.
Prej se në krye të EULEX-it ka ardhur diplomati gjerman Bernd Borchardt në Kosovë po fryn një frymë tjetër. Duket se zyra e Catherine Ashtonit, e cila është e interesuar vetëm për “qetësi e stabilitet” në Kosovë, nuk ka më ndikim si dikur në bllokimin e hetimeve të prokurorëve të EULEX-it. Më shumë se zhvillimi ekonomik Kosovës urgjentisht i duhet drejtësia. Nëse Kosova mbetet në duar të kriminelëve, siç është rasti tani në disa segmente qendrore të shtetit, atëherë edhe zhvillimi ekonomik është i pamundshëm. Si mund të përparojë vendi me hajdutë në krye të institucioneve vitale? Po ashtu populli i Kosovës duhet ta ketë të qartë se as Bernd Borchardt, as prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-it, as policët e EULEX-it nuk janë armiq të Kosovës. Ata – në fakt – po përpiqen të na shpëtojnë nga “dreqërit tanë”, siç i kishte quajtur Ibrahim Rugova në një intervistë me revistën “Der Spiegel” më 11 dhjetor 2000, derisa po fliste për vrasjet e bashkëpunëtorëve të tij nga SHIK-u: “Qytetarët tanë janë të tronditur pas këtyre vrasjeve. Dikur e kemi pasur Beogradin kundërshtar dhe ne shqiptarët kemi qenë të mirët. Tash kur rreziku nga Beogradi është flakur, po shfaqen sërish edhe dreqërit nga radhët tona”.
(Pu)shteti i uzurpuar
Që e ashtuquajtura Partia Demokratike e Kosovës s’është e interesuar të zbulohet asnjë krim, nuk është fare befasi. Në atë çast që sundon ligji në Kosovë, PDK e ka të vështirë të mbijetojë. Ose thënë me fjalët e një diplomati austriak: “PDK nuk është parti, por ndërmarrje ekonomike”. Përkthyer në gjuhën jodiplomatike kjo domethënë se kemi të bëjmë me një parti që ekziston për të plaçkitur resurset e shtetit dhe jo për t’i shërbyer shoqërisë. Këtë do ta kuptojnë në vitet në vijim shumë anëtarë dhe mbështetës të PDK-së, të cilët në zgjedhjet e vitit 2007 të shtyrë nga idealizmi dhe në mungesë të alternativave politike besuan se partia e Thaçit kishte hequr dorë nga metodat ilegale të punës politike dhe tani po i ofronte Kosovës një perspektivë zhvillimore. Zgjedhjet e vitit 2010 s’mund të konsiderohen të tilla, sepse ato janë vjedhur fund e krye në radhë të parë nga PDK. Që nga viti 2010 kjo parti e mban pushtetin të uzurpuar dhe legjitimiteti i saj i vetëm buron nga mbështetja që i japin disa diplomatë.
Në një intervistë dhënë gazetës virtual “Jeta në Kosovë” diplomati anglez Andy Sparkes kishte thënë: “Mendoj që duhet të vijë koha që ne të tërhiqemi dhe ta lëmë Kosovën që ose të ‘fundoset’ ose të ‘notojë’”. Është interes jetik i shoqërisë së Kosovës që EULEX-i të qëndrojë në Kosovë sa më shumë që të jetë e mundshme dhe të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve të drejtësisë, ndryshe ky vend, i cili tashmë është fundosur, s’do të mund të dalë nga moçali i krimit dhe korrupsionit në dy-tri dekadat e ardhshme. Gjatë kësaj kohe shoqëria e Kosovës duhet t’i harrojë integrimet europiane; edhe liberalizimi i vizave nuk do të jetë çështje muajsh, siç rrejnë disa sejmenë të pushtetit, por çështje vitesh derisa Ministria e Punëve të Brendshme është vetëm një instrument për t’ua “pastruar” biografitë e përgjakshme kriminelëve të SHIK-ut dhe për të vjedhur para nga tenderët.
Pa ndihmën e EULEX-it Fahredin Gashi do të ishte importues materiali ndërtimor dhe do të na shiste mend për patriotizëm. Tani ai është i dënuar me 18 vjet burg për vrasje. Pa ndihmën e EULEX-it Ilir Tolaj do të na fliste për etikën mjekësore dhe për betimin e Hipokratit. Tani ai gjendet para gjyqit për shkak të shpërdorimit të detyrës. Pa ndihmën e EULEX-it Ramadan Muja do të na fliste për Lidhjen e Prizrenit. Tani ai duhet të flasë për keqpërdorimet e tij. Pa ndihmën e EULEX-it Sami Lushtaku ende do t’i thoshte “qen” Jakup Krasniqit dhe do të kërcënonte gazetarë. Tani Lushtaku ballafaqohet me një mori akuzash e dyshimesh – prej krimeve të luftës deri te krimet ekonomike. Pa ndihmën e EULEX-it Lutfi Dervishi do të matej me Nënë Terezën sa i përket bamirësisë. Tani ai është i dënuar bashkë me shumë të
tjerë për aferën e transplantimit ilegal të organeve. Pa ndihmën e EULEX-it prokurori Nazmi Mustafi nuk do të ishte dënuar për korrupsion, por ende do të pispillosej para opinionit si dashamirës i Kosovës dhe do të sokëllinte sikur po lufton korrupsionin.
“Drejtësi” me Osman K.?
Këto dhe mijëra arsye të tjera e bëjnë të domosdoshëm qëndrimin e EULEX-it në Kosovë së paku deri në vitin 2020, sepse Kosova nuk mund të ndajë drejtësi me prokurorë e gjyqtarë të kohës së Josip Broz Titos, të cilët kanë dënuar shqiptarë për shkak të brohoritjes së parullës “Kosova Republikë” dhe më vonë, për të shpëtuar kokën, janë vënë verbërisht në shërbim të SHIK-ut. Ka edhe raste të tjera: për shembull Osman Kryeziu, i cili, sipas dëshmitarëve të cituar nga "Koha Ditore", gjatë luftës kishte "punuar" në kampet torturuese të UÇK-së në rrethin e Kukësit dhe pas lufte u bë kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë. Ja çfarë kishte thënë dëshmitari "I": "Herën e parë kur më rrahën, më thirrën në një zyrë në ndërtesën e shtabit së bashku me ‘A’ dhe ‘S’. Sabit Geci ma dha shkopin ta godisja. Unë refuzova. Personi ishte i rrahur për vdekje dhe pasi ia kishte dhënë mjeku një injeksion e kanë kthyer në dhomë ku ishim ne. Aty ishte edhe personi Osman Kryeziu, i cili tani është prokuror në Prishtinë".
Sistemi i drejtësisë pas luftës në Kosovë duket se ka qenë i infiltruar me shërbëtorë të krimit të organizuar dhe hafije të shërbimeve sekrete partiake, të cilat kryekëput kanë qenë të interesuara të fshehin gjurmët e krimeve të tyre dhe të frikësojnë dëshmitarët. Po, duhet thënë shumë hapur, Kosova është vend ku dëshmitarët kanë frikë të flasin. Kjo është dëshmi se Kosova ende ndodhet në nivel zhvillimor të një shoqërie parapolitike, ku kanibalët e pushtetit hanë kundërshtarë e kritikë. Në këto rrethana që nga viti 1999 nuk është arritur as të ndërtohet një sistem i pavarur gjyqësor që do të merrej me ndjekjen e kriminelëve serbë të luftës. Nuk e ka penguar as UNMIK-u, as EULEX-i drejtësinë kosovare që të punojë në mbledhjen e dëshmive që do të shërbenin për hetimin e krimeve të luftës. Ne sot jemi në vitin 2013 dhe prokuroritë e Kosovës nuk kanë një listë me emra të komandantëve të policisë serbe nëpër komunat e Kosovës në vitet 1998-99. Ne sot jemi në vitin 2013 dhe autoritetet kosovare të drejtësisë nuk kanë përgatitur një dosje të plotë dhe serioze mbi krimet e llahtarshme të shtetit serb, një dosje me emra e lokacione, me numër viktimash dhe të plagosurish, të gjymtuarish dhe të të dhunuarave. Për shumicën e gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës vlen kjo e vërtetë: nuk ju ka penguar bashkësia ndërkombëtare për të mbledhur dëshmi, por dembelia juaj dhe pazaret me krimin e organizuar politik.
Shoqëria e Kosovës duhet të vetëdijesohet dhe kuptojë se lufta për liri do të bëhet edhe më e drejtë nëse marrin dënimin e merituar ata burracakë që nga frika për t’u ballafaquar me kriminelët serbë urrejtjen e tyre e shfrynin ndaj pengjeve të luftës, ndaj plakave serbe, ndaj romëve, ndaj mjekëve serbë, ndaj civilëve, me një fjalë ndaj qytetarëve të thjeshtë të Kosovës, të cilët për fatin e tyre të keq nuk i përkisnin etnisë shqiptare. Më 24 qershor 1999, kur lufta kishte mbaruar, derisa po kthehej në shtëpi në qendër të Prishtinës u rrëmbye mjeku Andrija Tomanoviq. I lindur në Dubrovnik në vitin 1936 Tomanoviq ishte drejtues i Klinikës Urgjente në Prishtinë. Që nga viti 1999 nuk ka asnjë lajm për të. Ashtu siç pyet shoqëria e Kosovës se ku është Ukshin Hoti, edhe familja e mjekut Tomanoviq ka plotësisht të drejtë të pyesë se ç’u bë me fatin e tij.
Dhembja e një nëne shqiptare për vajzën apo birin e saj civil dhe të vrarë nga forcat serbe nuk është më e madhe se dhembja e një gruaje serbe, së cilës kapadainjtë shqiptarë mund t’ia kenë vrarë bashkëshortin po ashtu civil. Mund të ketë qenë Tomanoviqi një nacionalist i regjur serb, por askush s’ka pasur të drejtë ta ekzekutojë pa gjyq. Në këtë kontekst duhet përmendur edhe rrahjen brutale të disa politikanëve të LDK-së dhe të partive të tjera politike, të cilët në vitin 1998 shkuan në Drenicë ku u “mirëpritën” nga “komandantët” e UÇK-së. Keqtrajtimi i tyre mbetet njëri prej kapitujve të errët të luftës ndërshqiptare. Pse heshtin ata që u keqtrajtuan atëherë? Sepse nuk janë qytetarë e shtetas, por vetëm banorë të plogët!
Dhe joparimorë në betejën për pushtet. Beteja për pushtet mund të jetë e ndershme vetëm atëherë kur ekziston gatishmëria për ballafaqim me të vërtetën.
Patatja dhe sunduesit
Pasi të ketë lexuar – eventualisht – këtë tekst, shefit të EULEX-it Bernd Borchardt mund t’i kujtohet shkrimtari dhe bashkëvendësi i tij Georg Büchner dhe fjalët e tij nga shekulli i 19-të: “Drejtësia në Gjermani prej shekujsh është një kurvë e princave gjermanë... Ju mund ta padisni fqinjin tuaj, i cili u ka vjedhur një patate; por padisni njëherë për vjedhjen e përditshme të pasurisë suaj, e cila kryhet prej shtetit në emër të taksave dhe tatimeve, në mënyrë që një legjion zyrtarësh të kotë të vënë dhjam me djersën tuaj: ankohuni njëherë që i jeni nënshtruar arbitraritetit të disa barkderrave dhe se ky arbitraritet quhet ligj, ankohuni se jeni kuaj të arës së shtetit, ankohuni për të drejtat tuaja të humbura njerëzore: ku janë gjyqet që pranojnë paditë tuaja, ku janë gjykatësit, të cilët ndajnë drejtësi?”
Këto fjalë revolucionari Büchner i ka shkruar para dy shekujve, pak para se të vdiste në moshën e njomë 23-vjeçare. Shumica e politikanëve të Kosovës me mendje ende janë në shekullin e 19-të dhe për ta drejtësia vazhdon të jetë një kurvë, të cilën ata duan ta bartin nga shtrati në shtrat. Qe edhe një arsye pse Kosovës i duhet EULEX-i!
© KOHA DITORE -- ndalohet ribotimi i paautorizuar
robelli@bluewin.ch
E mora pa autorizim se mu duk aktual!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi