Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spahiu: Kemi korrur fitore spektakolare në kryeqytet

Shko poshtë

Spahiu: Kemi korrur fitore spektakolare në kryeqytet Empty Spahiu: Kemi korrur fitore spektakolare në kryeqytet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 24, 2013 12:02 am

Spahiu: Kemi korrur fitore spektakolare në kryeqytet

Spahiu: Kemi korrur fitore spektakolare në kryeqytet Largea_img_40631372016856
AK: Kemi fituar Kavajën, Fierin, Elbasanin, Durrësin dhe Vlorën
AK: Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News i manipuluar nga Edi Rama
Menjëherë sapo mbaroi procesi i votimit, në orën 19.00, kryetari i Aleancës KuqeZi, zoti Kreshnik Spahiu doli në një deklaratë për shtyp ku konfirmoi fitoren spektakolare të Aleancës KuqeZi në Tiranë.
Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi ka marrë një ortek votash në kryeqytet, po ashtu edhe në disa nga qarqet kryesore të vendit.
“Edhe këtë herë në Shqipëri nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme por muskujt e PS dhe PD treguan forcën e tyre për të grabitur votën e shqiptarëve. Megjithatë Aleanca KuqeZi me votën e saj të fshehtë ka mundur të administrojë votën e kuqezinjve dhe ne ju themi se do të shënojmë një fitore madhështore në këto zgjedhje. Aleanca KuqeZi ju bën apel qytetarëve që janë në panik nga mafiozët Berisha dhe Rama që të jenë të qetë pas 24 orësh pasi vota kuqezi do të triumfojë dhe ne do ta mbrojmë atë me çdo kusht. Nëse do të prekni një votë të vetme do të jeni në gjak me aktivistët e Aleancës KuqeZi”, - deklaroi kreu i AK, Spahiu.
Po ashtu Kreshnik Spahiu konfirmoi fitoren e disa mandateve në Tiranë, dhe përveç Tiranës, Aleanca KuqeZi sipas Spahiut ka fituar Kavajën, Fierin, Elbasanin, Durrësin dhe Vlorën, pikërisht qarqet ku AK ka pretenduar që në fillim.
Lideri i AK ka denoncuar dhe sondazhin e IPR Marketing dhe televizionit Ora News të cilin e ka cilësuar si të paguar nga kreu i PS, Edi Rama. “Pas pak minutash do të shikoni një sondazh të manipuluar nga Edi Rama ashtu siç ka bërë prej dy muajsh. Ne ju themi ju lutemi rezistoni, ata le të fitojnë me sondazhe ne do të fitojmë me vota reale. Faleminderit atyre që rezistuan nga presioni i tendencës për të votuar me lopë dhe dele, ata u përballën me regjimin e klasës më të tmerrshme, por unë ju siguroj që vota juaj do të jetë vendimtare për qeverisjen e ardhshme”, - tha Spahiu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi