Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Ana Frank” e Kosovës : Kryeministër “Mos ma përgjysmoni lirinë”

Shko poshtë

“Ana Frank” e Kosovës : Kryeministër “Mos ma përgjysmoni lirinë” Empty “Ana Frank” e Kosovës : Kryeministër “Mos ma përgjysmoni lirinë”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 27, 2013 7:14 pm

“Ana Frank” e Kosovës : Kryeministër “Mos ma përgjysmoni lirinë”

“Ana Frank” e Kosovës : Kryeministër “Mos ma përgjysmoni lirinë” Largea_2221372307891
Shkrimtarja e re Rreze Abdullahu, që u bë e famshme me ditarin e saj të mbajtur gjatë luftës në Kosovë, e ka shkruar një letër të cilën e ka bërë publike dhe i drejtohet Kryeministrit Hashim Thaçi me të cilën i lutet të japë dorëheqje nga marrëveshja me Daçiqin.
Në letrën e gjatë dhe emocionuese, lutja e Rrezes është e shkurtër: “Mos ma përgjysmoni lirinë”, i thotë ajo Kryeministrit.

Letra e plotë e Rreze Abdullahut:

I dashur kryeminister,
Mora guximin tu drejtohem dhe te shpreh haptazi qendrimin tim, pamvarsishte se jam nji pike uji ne oqean por shqetesimet e mija sa u perket ngjarjeve te fundit jane vete oqeani, po kaq te thella.
Ju, ju sakrifikuat shume per ne dhe kjo eshte e vertete, ju personalisht ju i dhate shume Kosoves por kryeminister kjo s'do te thote se ju keni te drejte te rimerrni ate qe na dhate: lirine ! Na dhate ate, e sot deshironi ta rimerrni e t'ia dhuroni Serbise, Kosoven tuaj, Kosoven time !
Kryeminister, ju ishit heroi im, heroi i te gjithe neve. Shpresat dhe enderrat e mija per liri dhe pavaresi u drejtuan kah ju dhe shoket tuaj me te cilet ngjitet malet e nuk ndjete dimrat e acarte !
Kryeminister, ju kishit nji ideal : Kosoven e lire dhe te pavarur, fale jush ne jetuam mbi kete ideal :KOSOVEN E LIRE ! Por, liria nuk po me del aq e mire sic e kam menduar dhe sic kam kujtuar ne moshen nente vjecare, ku edhe kam shkruar ne ditarin tim se :"Une e kam dijte qe liria eshte e mire, por jo qikaq shume " !
Kryeminister, une kam nji lutje ndaj jush, une dhe femijet qe u rritem ne lufte dhe dolem te gjalle : MOS NA PERGJYSMONI LIRINE ! Kesaj lutje, jam e sigurte se i bashkohen edhe femijet tuaj e te shokeve te tu te cilet sot ngrihen mbi lapidare por edhe te atyre qe kane nxene frone dhe harruan LUFTEN !
Kryeminister, ju jeni ai i cili mbollet pemen e lirise qe ta vjelim ne, dhe ky ideal jeni ju fajtori qe leshoi rrenje ne zemrat tona ! Perse sot beheni sikur keni harruar flijimet e medha. Mbajeni mend kryeminister, mbajeni mend mire : FEMIJET NUK HARROJNE KURRE ! Une nuk harroj asnjihere keputjen e shpreses per jete pameshirshem nga nji popull gjakatar. Une nuk harroj femijerine time te pajetuar, une nuk harroj brengen dhe friken per jete. Pranojeni kryeminister, ju, Europa dhe Serbia, ne jemi femije te jashtezakonshem, i'a dolem mes plumbash, prandaj kerkoj nga ju KUJDES. Kosova me perket edhe mua, na perket edhe neve !
Kryeminister, ne femijet nuk harrojme asnjihere njerezit qe na vrajne shpresat dhe ata qe na rikthejne ato. Aso kohe ju ishit ai i cili na rikthyet shpresen per jete, per liri ! Sot ne liri, mos deshironi te beheni ju, ai i cili vret cdo fije shprese dhe tenton te shkul me rrenje nga zemra ate ideal qe percillet brezash ??
Kryeminister, ndalo cdo marreveshje me Serbine, ata s'mjaftohen me kaq, ata duan shpirtin tuaj e tonin, ata duan KOSOVEN, Kosoven time te pervuajtur e gjakosur. Do t'ia jipni ju ?????
Kryeminister, si mund t elejoni ju normalizimin e marredhenieve me gjakpiresit qe mua dhe femijeve te tjere na mohuan femijerine normale !
Kryeminister, nuk kemi nevoje per nji Ana Frank te deshmoje per tmerrin gjate luftes, nuk kam nevoje te jem ajo sepse perballe u kemi ju, deshmine e gjalle te qendreses dhe masakres se nji populli, prandaj vazhdoni te jini deshmia e perjetshme, mos na beni te ndihemi te tradhetuar nga ju !
Kryeminister, ne s'ua falim po e dhate Kosoven, po e shitet Kosoven. Ju shquheni per trimeri, guxim, fuqi...perse nuk i shpalosni Europes keto vyrtyte tuaja, plus entuziazmin per liri te plote, perse nuk i tregoni popullit tuaj qe karrigeja nuk ju ka ndryshuar, ju jeni po ai luftetar i vendit te tij ?? Tregojuni te gjitheve se ju s'keni frike te ngjisni maleve sa here tu kerkohet, per KOSOVEN . Kryeminister, ju mund t'ia dilni perseri apo s'deshironi te prishni rehatine e kolltukut tuaj ??
Kryeminister, perse e keni te veshtire te na kenaqni zemrat qe vuajne per IDEAL, perse nuk i'a rrihni tavolinen Europes ashtu sic i'a dhate hundeve Dacicit ??
Kryeminister, kur Europa e ka keq perplasjani deren fytyres, ju mund ta beni kete...i keni dhene shqelmin Serbise, ketij armiku shekullor, ju mund t'ia dilni me te gjithe per KOSOVEN !
C'po ndodh me ju kryeminister ??
Ju ka bere dikush sehir ??
Me pare do te besoja ne kete budallaki qe sapo e permenda sesa te besoj se ju keni hequr dore nga ideali per femijet tuaj, per neve kryeminister !!
Jo marreveshje kryeminister, une e kuptoj se urtesia eshte vyrtyt i madh por ne lufte eshte disfate, nuk eshte koha e urtesise tuaj kryeminister, por edhe nji here, edhe kete here kemi nevoje per grushtin tend mbi tavoline. Lufta s'ka mbaruar akoma, po ja u them une, vajza qe atehere kisha nente vjec, une sot po u tregoj s elufta s'ka mbaruar e s'do te mbaroje asnjihere. Ata duan enderrat e mija, tonat kryeminister. Ata s'na falin enderrat e tyre sic po u falni ju sot tonat ! Ata kane mesuar edhe femijet e tyre mos te heqin dore nga Kosova metohi, e kam vertetuar personalisht kur ne Amerike kam pat rastin te takoj shume femije te tyre. E kam kuptuar se megjithese jemi te pafajshem, ata na urrejne : i madh e i vogel , ne jemi fajtoret qe u morem KOSOVEN por kryeminister mos u prekni ju nga zemrat e liga dhe mos u falni Kosoven ! KOSOVA eshte imja, eshte e jona ! Ata s'do te heqin dore asnjihere nga Kosova, a do te heqim dore ne, ju a do te hiqni dore nga liria ime ?
Kryeminister, mos lejoni dicka te tille. Une u besoj ju, une dua te besoj ne ju, ne duam te besojme ne ju!!
Kryeminister, mos na dhunoni lirine, mos na shisni lirine, mos na pergjysmoni lirine, mos na shtoni nji ideal me shume, na mjafton ideali i shtetndertimit per femijet tane. Ju per ne, ne per ata !
Kryeminister, mos u beni ai prindi i keq qe i le femijet pa asgje, te frikesuar perjetsishte e te pasigurte ne shtepine e tyre!
Kryeminister, pash KOSOVEN mos beni marreveshje, pash LIRINE, pash SHQIPERINE e madhe !
Me respekt: nji nder femijet e pafajshem e te mbijetuar te luftes se tmerrshme, ne te cilen shume viktima rane kurban lirie, ne te cilen luftuat ju , nji nder femijet e shumte te cileve kurre falje nuk u kerkua per demet fizike, psikike e shpirterore, nji nder femijet e shumte te luftes te cileve kurre nuk i'u kompensuan ato cka humben padrejtesishte e pafajshmerisht !
Le te mbetet ne ndergjegjen tuaj zoteri kryeminister fati i nji populli !
MIREMBETSHIT !!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi