Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK: Dhuna në institucione po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës

Shko poshtë

AAK: Dhuna në institucione po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës Empty AAK: Dhuna në institucione po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 27, 2013 7:34 pm

AAK: Dhuna në institucione po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës

AAK: Dhuna në institucione po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës Largea_nku1372339951
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon sjelljen vandale të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot në hapësirat para Kuvendit të Republikës së Kosovës, në prag të seancës së sotme parlamentare, ku u penguan të hyjnë në Kuvend shumë deputetë dhe vetë Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, e ftuar zyrtarisht që ta përcjellë këtë seancë.
|Dhuna dhe forma të tilla të sjelljes në dhe afër institucioneve të vendit, janë në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike, të lirisë së lëvizjes dhe të kryerjes së punës nga të zgjedhurit e qytetarëve të Kosovës.
Aktivistët e VV jashtë ndërtesës dhe deputetët e saj brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kanë vënë hije të keqe vendit dhe kanë cënuar imazhin e institucioneve tona në sy të qytetarëve dhe të miqve tanë ndërkombëtarë.
I ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të jenë të përmbajtur, të besojnë në istitucionet e Republikës së Kosovës dhe në punën plot sfida që e kemi përpara, në kuadër të proceseve të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Rruga institucionale dhe ajo e koordinimit me miqtë tanë më të mirë ndërkombëtarë, është e vetmja alternativë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve dhe për zhvillimin e mëtejmë të vendit tonë, si pjesë e pandarë e familjes së madhe të vendeve euro-perëndimore”, thuhet në reagimin e AAK-së
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi