Shkrime e analiza të kohës së shkuar:AHMET HASANI:RA KJO DEKË E U PAMË-Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dorë te majtë
Shkrime e analiza të kohës së shkuar:AHMET HASANI:RA KJO DEKË E U PAMË-Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dorë te majtë
Shkrime e analiza të kohës së shkuar:AHMET HASANI:RA KJO DEKË E U PAMË-Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dorë te majtë
1 shkurt 2006 /TN
Dipl.Ing. Ahmet Hasani, Zvicër
RA KJO DEKË E U PAMË
1 shkurt 2006 /TN
Dipl.Ing. Ahmet Hasani, Zvicër
RA KJO DEKË E U PAMË
"....Mospjesëmarrja e Adem Demaçit, Rexhep Qosjes dhe disa krijuesve shqiptar në varrimin e Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, le vend për spekulime te ndryshme...."
Populli shqiptar, Qeveritë shqiptare, Kuvendi i Kosovës, Ushtria e shtetit të Kosovës, delegacionet e shumë shteteve i bënë homazhet dhe nderimet me te larta kryetarit Ibrahim Rugova.
Në varrim morën pjesë dhe u luten për shpirtin e tij përfaqësues e të gjitha religjioneve. Vizioni i Rugovës ishte përmbysja e diktaturës, çlirimi dhe Pavarësia e Kosovës, për këtë ai u drejtua kah Perëndimi dhe bëri mire sepse kështu përshpejtoi rrugën drejtë pavarësisë. Sikur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti ashtu edhe Ibrahim Rugova do te mbetet si figurë që i bashkon gjithë shqiptarët pavarësisht besimit qe kanë.
Ibrahim Rugova do te kujtohet si një trim që luftoi me forcën dijes, dashurisë, mirësisë, paqes parime këto që i kanë te gjitha religjionet. Për ti dhëne nderime Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës thuhet e shkruhet nga vendoret e te huajt se afër 1 milion njerëz ia mësynë Prishtinës.
Vdekja e kryetarit Ibrahim Rugova la shumë punë te cilat ende nuk po dihet se kush do ti kryej por edhe ndriçoi shumë gjera për te cilat po dihet se kush dhe pse nuk po i kryen. Fjala është për disa institucione me rëndësi për jetën kulturore e shpirtërore te Kosovës siç është Lidhja e shkrimtareve te Kosovës. Mospjesëmarrja e Adem Demaçit dhe disa krijuesve që për qendër gravitimi kanë Lidhjen e Shkrimtarëve te Kosovës, Universitetin e Prishtinës apo ndonjë institucion tjetër le vend për spekulime te ndryshme.
Për Qosën flitet se nuk morri pjesë pasi që kishte ende inat në Ibrahim Rugovën i cili nuk ia paska lëshuar “babës së kombit” vendin e Kryetarit të Kosovës. Për Demaçin spekulohet se këtë e bënë për arsye taktike, analitikët e politikës kosovare mendojnë se Demaçi mund të shkoj ilegalisht natën te varri i Rugovës por ditën nuk e bënë një gjë te tillë sepse nuk do ta hidhëroj kryetarin serb Boris Tadiq.
Nuk është fjala këtu për solidarizim me Z. Tadiq pasi që atij nuk iu dha leja për pjesëmarrje në varrimin Kryetarit Rugova por për projektin “vëllazërorë” të Ballkanisë. Zotri Adem Demaçi mendon se BALLKANIJA ka qen dhe mbetet më me rëndësi për popullin shqiptar.
Thuhet se Demaçi ka arrit t`i bind disa shkrimtarë dhe t`u shpjegoj si qëndron puna por mjerisht disa nuk po arrin ende ta kuptojnë Demaçin. Shenjat e para të këtij keqkuptimi me Z. Demaçi dhe lidhjet e tij me “vëllezërit Ballkanik” janë daljet e para nga lidhja e shkrimtareve të Kosovës.
Analistet politik prognozojnë se ka rrezik që shumë shpejt në Lidhjen e shkrimtareve të Kosovës të mbeten vetëm krijuesit që shkruajnë me dore te majtë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi