Hidhet nga makina, ne koma rekruti
Faqja 1 e 1
Hidhet nga makina, ne koma rekruti
Hidhet nga makina, ne koma rekruti
Nga Ilir Dardani
Mendoj se ka ardhur koha te vdese diktatura! Ushtaret shqiptare duhet te paguhen dhe te paguhen mire! Te rinjet tane qe nuk kane mundesi te vazhdojne shkollen e larte nuk kane mundesi as te humbin kohen kot (kot sepse Ushtria Shqiptare eshte kot, gje qe u pa edhe ne tragjedine '97), por mundohen te punojne dicka per te filluar ndertimin e jetes, meqe fati, truri, ekonomia u mungon qe te kene nje profesion serioz.
Nuk do qe te besh ushtrine? Mos e bej (perjashto rastet kur shteti eshte ne lufte)! Kjo eshte demokracia!
Nuk do qe te besh ushtrine? Mos e bej (perjashto rastet kur shteti eshte ne lufte)! Kjo eshte demokracia!
Sali Berisha, je edhe ne NATO o njeri! C'ben?!!!
I riu, duke u perpjekur t'i shpetoje ketij burgu per te pafajshmit, rrezikon jeten.
Ky eshte engjell i pafajshem dhe uroj qe zoti te jete me te, kurse prinderit jane halldupe te rendomte, pa pike njerezie, kur krijesen e tyre e quajne IZMIR!!! Nuk eshte rasti, por se ndihmoj dot veten kur kam te bej me gjallesa te uleta!
__________________________
Nga Koha Jone
Hidhet nga makina, ne koma rekruti
Ornela Hila
Vlore- Rekrutimet me dhune sjellin dhe viktimen e pare, te fushates se Policise Ushtarake ne Bunavi te Vlores. Nje 18-vjecar nga qyteti i Kukesit, ka mbetur i aksidentuar rende nga mjeti i ushtrise diten e djeshme teksa perpiqej te largohej per t'i shpetuar aktivizimit ne sherbimin e detyrueshem ushtarak, pas rekrutimit kater dite me pare ne qytetin e tij. Izmir Gjoka, i eshte nenshtruar stervitjes dhe dje po transferohej ne nje tjeter repart. Adoleshenti rrezikon jeten, si pasoje e plageve te renda ne koke.
Ngjarja
Izmir Gjoka ishte rekrutuar pak dite me pare ne zonen e Kukesit dhe transportohej nga repartin baze i stervitjes, ne Bunavi. Por gjate momentit qe po i afroheshin qendres, ai eshte hedhur nga makina, duke u kacavjerre per disa minuta poshte mjetit te rende. Ne nje moment eshte hedhur per ne rruge, por gomat e makines duket se e kane goditur ne koke, duke e lene pa ndjenja. Burime te spitalit rajonal te Vlores, thane se frakturat ne trupin e 18-vjecarit ishin te shumta dhe me te rendat ne pjesen e kokes. "Pacienti u paraqit me hemorragji te madhe, demtime te kokes, kryesisht carje e kafkes dhe ne situate shoku", thane bluzat e bardha per gazeten "KJ". Pasi eshte mbajtur per rreth nje ore ne spital, i demtuari eshte nisur me urgjence drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, per mjekim me te specializuar.
Hetimet
Ngjarja e mengjesit te dites se djeshme, i ka gjetur te papergatitur drejtuesit e repartit te stervitjes ne Bunavi dhe oficeret qe shoqeronin rekrutet, ne makinen e rende te ushtrise. Megjithese jane perpjekur ta ndalojne 18-vjecarin ne veprimin e tij, ata nuk kane arritur dot dhe ne udhetim e siper, Izmir Gjoka ka plasur koken pas mjetit. Te pyetur nga gazeta, perfaqesues te bazes se Bunavise, nuk kane reaguar ne lidhje me ngjarjen, duke mos treguar detajet e aksidentit. Por ata jane shprehur se nese i riu i shpeton kthetrave te vdekjes, do te gjendjet perballe akuzes se "dezertimit" dhe do te ndiqet penalisht. Mesohet se incidenti ka ndodhur jo shume larg nga reparti dhe per ngjarjen jane kryer hetime, megjithese eshte bere perpjekje qe te mbahet e fshehte dhe nuk ka pasur reagim zyrtar. Vetem emergjenca me te cilen eshte paraqitur ne spital 18-vjecari, ka vene ne levizje mjeket dhe policine vendore.
Rekruti
Izmir Gjoka ishte pjese e kontigjentit prej 120 rekrutesh, te cilet u moren me dhune ditet e fundit ne qytete te ndryshme te vendit dhe pati reagime te forta nga familjaret e te rinjve. Ata do te kryenin sherbim te detyruar ushtarak dhe kjo ishte faza e dyte e aksionit, te nisur ne muajin shkurt te ketij viti. Mesohet se Gjoka ishte derguar ne Bunavi, kater dite me pare per stervitje dhe dje, do te dergohej ne nje tjeter repart ushtarak.
Heshtje ne Bunavi, gati denoncimi
Drejtues te repartit te Bunavise, ne afersi te te cilit ndodhi ngjarja dhe drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin, nuk jane shprehur ne lidhje me kete rast. Madje ata kane tentuar ta mbajne te fshehte incidentin, edhe pse kjo ka ndodhur ne nje zone te frekuentuar nga qytetaret. Mesohet se reparti, do ta coje per ndjekje penale 18-vjecarin Izmir Gjoka, per vepren penale te "dezertimit", ndersa ai aktualisht po lufton me vdekjen.
Precedenti ne Rreshen
Emigranti u hodh nga ura, qe t'i shpetonte rekrutimit
Nje precedent pothuajse i njejte i ka rrezikuar jeten nje emigranti nga Rresheni, qe sapo ishte kthyer nga Greqia vitin e kaluar. Teksa kishte dale ne Pazar i vetem, Viktor Perdoda eshte ndjekur nga furgoni i grupit te gatshem, me qellim rekrutimin. Ne vrap e siper, i riu eshte hedhur nga ura mbi lumin Zme, me lartesi 10 metra. Rezultati ka qene thyerja e kembes dhe nje pjese te shtylles kurrizore te 22-vjecarit, nga fshati Shperdhaze i komunes Kacinar. Kalimtaret i dhane ndihmen e shpejte, duke e derguar ne spital ku dhe Perdoda ka marre mjekimin. Pas mjekimit, i riu ka treguar se ishte emigrant ne Greqi dhe ishte kthyer per pushime prane familjes. Duke ndjere rrezikun e rekrutimit me dhune, ai ka vrapuar per t'i shpetuar ndjekjes policore.
A. N.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi