Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:LAMTUMIRË

Shko poshtë

AGIM GASHI:LAMTUMIRË Empty AGIM GASHI:LAMTUMIRË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 15, 2013 10:09 pm

 
Moj e mirë që del në shkallë
Pse i trajton mërgimtaret budall!

AGIM GASHI:LAMTUMIRË

Lamtumirë nënë e atdhe
Kësaj radhe ndoshta përgjithnji, 
Me zemër të thyer mund të vendosi
Që te ju më kurr i gjallë mos të vi.

Më fal moj nënë e dashura ime
Që zemren keq sot Ty ta theva, 
Para kohe u detyrova
Në mërgim i helmuar u ktheva.

Kish mbarue Kosova trime
Skishte ma hiq dashuri, 
Veç urrejte e plot mashtrime
Mjerë e mjerë për Dardani. 


14.07.13
Düren


Këto pak vargje shprehin mllefin tim për ndërprerjen e pushimeve për tu kthyer në vendin e shpresave, Gjermaninë bujare. Pas qëndrimit disaditësh, më 09.07.2013 u helmova.Spo tregoj se ku sepse dua të mbetet akoma anonim.Dyshimi:helmim i qëllimshëm.Po e them se është vetë dyshim. Neser mund të konstatohet se çfarë helmimi është ky i imi. Kinika e Aachenit duhet ta konstatoj patjeter. Peripetitë me mjekët privat dhe çmimet enoreme të kontrollimeve dhe barnat e shtrenjëta për ata që xhepat i kan të zbrazët, edhe te unë e bënë të veten që unë të mbetem pa asnjë cent. Në ambulanten e Lipjanit me plot bujari e mirëkuptim më priti Dr.Merita Bytyçi.Pothuaj se gadi u sherova nga fjalët e saja. Por helmimi rritej andaj detyrohesha të kerkoj ndihma tjera.Edhe miku im Dr.Murati me bashkëshorten Ramizen të cilen e kisha shoqe klase në tetvjeçaren e Janjevës më priten me shumë bujari.Poashtu edhe Dr.Banush Gashi i cili më dha edhe infuzione.Të gjitha barnat duhet ti bleja me para dhe të gjitha analizat e gjakut me para, por edhe kontrollimet. Mendoja dhe qaja se si po e kalon popullata e varfer e Kosovës me këto gjëra të cilat po e rjepin të smurin? 
O Zot! Në Kosovë është vështirë sot edhe të vdiset!
Luftuam, derdhëm gjakun, u sakrifukuam, mbajtëm miliona vite burg, mija ranë në alltarin e liririsë për ditë më të mira, na dogjen e na poqen, na shaktrruan e përdhunuan....e sot të mos ketë një ilaq falas, kjo don me thënë se jemi vetërobruar me një diktatur të eger me njerz aq pa ndjenja saqë mund të quhen me njëmilion epitetete por atdhetar e shqiptar asesi.
Mu ka mbush mendja, e se di a është kështu, por partitë politike në Kosovë luftën kryesore e bëjnë me e marr pushtetin, jo për ta que atdheun në zhvillim por për ta vjedhë e shkretëru barbarisht. Këtë e vertetojnë edhe shumë intitucione ndërkombëtare.
Kur i shef në parlament se kah grinden e sa shahen, njeriu mendon se ka ndonjë opozitë. Unë jamë bindë se të gjithat merren vesh tinisht se cila me qenë në krye dhe ajo që merr kreun duhet tu lë teritore të caktuara për të vjedhë tjera partive.
Bile më erdhi shumë keq kur ndëgjova një këgë që nuk di kujt i dedikohej e që kishte titullin:

„O ma le Prishtinën, ta fali Kosovën“!
Sa më vjen keq!

14.07.13
Düren

 
AGIM GASHI:LAMTUMIRË 1075376_10151548364679077_1164287909_o
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi