Letër e hapur Shqipërisë dhe Kosovës
Faqja 1 e 1
Letër e hapur Shqipërisë dhe Kosovës
Nexhmedin Saqipi: Kosova Lindore e harruar, braktisur dhe nënçmuar
Letër e Hapur Shqipërisë dhe Kosovës
Nexhmedin Saqipi, kryetar i Partisë Demokratike Kombëtare nga Kosova Lindore
KOSOVA LINDORE E HARRUAR, BRAKTISUR DHE NËNÇMUAR
“Deri kur me vaj në buzë, me rroba të leckosura dhe me vendbanim si të buburrecave!”
Për deri sa shqiptarët e rajonit të Kosovës Lindore, historikisht kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me interes qytetarë dhe kombëtarë, ata pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme shoqërore, ndihen sit ë harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar.
Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të marrin shpërblimin e merituar, ata janë lënë anësh, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç’është më e keqja edhe nga vetë shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova, e cila madje e hoqi edhe nga harta gjeografike dhe politike.
Pak histori
Gjatë viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloj në Kosovë, Maqedoni edhe në Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm, të gjitha proceset në Kosovë, shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar se si duhet e mbrohet Atdheu.
Mirëpo, ç’është më e keqja gjatë luftës në Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshin rajonin tonë, ku mijëra banorë braktisën shtëpitë e tyre për të gjetur strehë shpëtimi kur Tërnoci u izolua me tanke dhe ushtri, çështja e Kosovës Lindore nuk zgjidhej sipas dëshirës së popullit dhe çlirimtarëve.
Kërkesat të pandërprera nga Kosova e Shqipëria që edhe shqiptarët e Kosovës Lindore të përfshihen në bisedime, me qëllim të zgjidhet problemit njëherë e përgjithmonë me serbët, qoftë përmes rrugës së Rambujesë e proceseve të tjera, ato, mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive politike, me arsyetimin se e dëmtojnë procesin e Kosovës.
Edhe pse së bashku kem udhëtuar deri në pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e 90, Kosova Lindore mbeti jashtë kufijve të saj pa ndonjë përkujdesje institucionale, gjithmonë e lënë peng, në mëshirën e një shteti, i cili ata i ka llogaritur qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë.
Demobilizimi
Madje Kosova dhe vet kryeministri Thaçi, kanë ndikuar në demilitarizimin e UCPMB, dhe u pajtuan që problemet dhe statusi i Kosovës Lindore të zgjidhet me mjete politike, ndërsa, shteti i Shqipërisë dhe Kosovës i dhanë përkrahje pushtetarëve të Preshevës dhe Bujanocit që të integrohen në Beograd për interesin e tyre që serbët e Kosovës të integrohen në institucionet e Kosovës, duke besuar ata se serbët e Kosovës nuk guxojnë të vendosin pa Beogradin.
Për derisa kjo përbuzje e pamëshirshme, neglizhencë, pa përkujdesje e skajshme, nga shteti Amë dhe nga Kosova , nuk mund ta bëj fajtor aq shumë Serbinë, për shkak se na mbanë të robëruar duke e bë tokën e Kosovës Lindore si poligon ushtarako -policor për ushtrime dhe demonstrimin e forcës, shqiptarët e këtij rajoni vazhdojnë të punojnë dhe të gjallërojnë si një lis shekullor me rrënjë të thella në tokën Arbërore.
Sakrificat
Popullata e Kosovës Lindore u flijua dhe u sakrifikua për të mirën e Kosovës e ajo sot ndihet e lënë pas dore. Ajo edhe pse kaloi nëpër këto katrahura shtetet shqiptare asnjëherë nga drejtësia ndërkombëtare nuk kërkuan që të gjitha rastet e vrasjeve plaçkitje, burgimeve të dalin para një gjyqi ndërkombëtar siç është Haga.
Këto persekutimi nuk vijnë vetëm nga lufta e fundit e Kosovës, por janë edhe më të hershme dhe më të tmerrshme si ajo e 11 viktimave sllavo- shqiptaro-komuniste, të cilët u ekzekutuan në mënyrë më barbare, duke u varrosur masivisht në Vranjë. Ata u vranë pa gjyq me pretekst se kishin luftuar komunizmin dhe vepronin për të mirë të tokave etnike shqiptare.
Prandaj, e drejta e jonë është kërkesa që nga dy shtetet amë Shqipëria dhe Kosova, t’na përkrahin institucionalisht dhe t’na ndihmojnë financiarisht. Këto ndihma do të përmbushin amanetin e bijve të saj, të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërisë.
Kështu kanë vepruar edhe shtetet e tjera fqinje dhe nuk është turp të merret si model. Mësohuni nga fqinjët tanë se si kujdesen institucionet e shtetit të Hungarisë për pakicat hungareze në Vojvodinë, miliona euro derdhen në vit për fusha të ndryshme të jetës dhe disa qindra mijëra për projektet që realizohen për destinime të caktuara nëpërmjet OJQ-ve. Gjithashtu shteti i Hungarisë përveç përkujdesjes shtetërore në nivelin dy palesh që i ndihmon edhe i financiarisht pjesëtarët e vet ajo ka angazhuar edhe shumë organizata joqeveritare për ta ndihmuar pakicën Hungareze në Vojvodinë. Po ashtu bëjnë edhe kroatët dhe boshnjakët.
Ngjashëm bënë edhe Serbia për serbët e saj në Kosovë, e cila nuk kursen mundin, djersën e paratë për t’i mbajtur gjallë pjesëtarët e vetë në tokat kosovare. Me miliona euro destinohen nga Beogradi për serbët e rebeluar në Kosovë, të cilët nuk e njohin shtetin ku jetojnë, madje as ndërkombëtarët, të cilët kanë ardhur tua zgjasin dhe përmirësojnë jetën në Kosovë.
Shembull tjetër kemi Greqinë e cila përkujdeset për grekët në Shqipëri, prandaj është momenti i fundit që edhe Shqipëria dhe Kosova, ta ndihmojnë me rrugën institucionale dhe financiare popullatën e Kosovës Lindore, me qëllim të forcimit të saj e cila aktualisht, është në mjerim për shkak proceseve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Bujanoc, më 17.12.2008,
nexhas@hotmail.com
Nexhmedin Saqipi |

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi