Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Mos thuaj lamtumirë o miku im

Shko poshtë

Përparim Hysi:Mos thuaj lamtumirë o miku im Empty Përparim Hysi:Mos thuaj lamtumirë o miku im

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 16, 2013 9:56 am

Përparim Hysi:Mos thuaj lamtumirë o miku im Perparim_Hysi

Përparim Hysi:Mos thuaj lamtumirë o miku im
Përgjigje për poezinë dhe përshkrimin

Mbahu, Agim Gashi, mos thuaj:- Lamtumirë!
Se një ditë Kosova " ka me u ba mirë"
Asht porsi fmija,sa u ngrit në kambë
Nesër, e sigurt: "Ma mirë ka me kanë"

Hiqu orës së keqe, mendimit me ngut
Mbushun sot me dreqe ( nesre ca ma butë)
Do vendosen ligje ( jo merr e grabit)
Jo. Mos qaj si qyqe!  Ka me dalë në dritë.

Lamtumirë Atdheut?! Asht mallkim i rëndë
Nesër do pendohesh.do e kthesh në pëndë
Nanën, ne e duam, dhe pa si e qysh
Herë pas here kthehemi si një dallandysh.

Përqafime nga Përparim Hysi që ka mbyllur portën emigrimit (12-vjet kam qenë në vëndin më të bukur të Amerikës, në Florida) dhe,sado me një pension qesharak (bashkë me gruan marrë 150 euro në muaj), kurrë nuk jam penduar që jam kthyer.

Të falemnderit o vlla i dashur Përparim Hysi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi