Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JA KUSH ISHTE ALI PODRIMJA!

Shko poshtë

JA KUSH ISHTE ALI PODRIMJA! Empty JA KUSH ISHTE ALI PODRIMJA!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 18, 2013 10:22 pm

JA KUSH ISHTE ALI PODRIMJA! Size_170_221_image247.jpg-0e1ac993

JA KUSH ISHTE ALI PODRIMJA!

Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt

Ali Podrimja ka lindur më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1966 fillon punë në gazetën e përditshme "Rilindja", në rubrikën e kulturës.
 

Më 1976 kalon në edicionin e Botimeve "Rilindja", ku udhëheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i PEN-it shqiptar. 

Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt. 

Me shkrime filloi të merret që gjimnazist. Poezinë e parë 'Arabja' e botoi në revistën "Jeta e re" nr. 4, 1957. Po kjo revistë në vitin 1961 botoi dhe librin e tij të parë "Thirrje", i cili me përkthim të poetit Esat Mekuli u botua edhe në gjuhën serbokroate (1968).

Përmbledhja "Thirrje" në vitin 1971 u bë karton në Tiranë për shkak të disa poezive hermetike. Ekzemplari i shpëtuar nga një poet tiranas, udhëtoi deri te autori hiç më pak se 20 vjet. 

Veç poezive, Podrimja shkruan ese e tregime. Bashkëpunon me të gjitha revistat e fletushkat në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë atdheut. Është fitues i shpërblimeve të ndryshme letrare. 

Në vitin 1999, në Shtutgart të Gjermanisë, u nderua me shpërblimin e mirënjohur letrar Nikolas Linau. Librat e tij janë botuar, ribotuar dhe përkthyer në disa gjuhë. Ka qënë prezent në shumë manifestime ndërkombëtare. Ali Podrimja jetonte në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi