ILIRE ZAJMI:Në vend të përkujtimit për Ali Podrimjen Pavdekësia e poetit
Faqja 1 e 1
ILIRE ZAJMI:Në vend të përkujtimit për Ali Podrimjen Pavdekësia e poetit
ILIRE ZAJMI:Në vend të përkujtimit për Ali Podrimjen Pavdekësia e poetit
Po bëhen një vit kur poeti i Kosovës, poeti i hartës së grisur të atdheut në qytetin Lodeve të Francës, la botën e vdekatarëve të rëndomtë, për të kaluar në përjetësi.
E quajtën poet të Panteonit letrar shqiptar, të tjerë “Ali Shën Pagëzori”, zëdhënës shpirtëror të Kosovës, poet të rangut evropian, zëri i poezisë shqipe jashtë vendit, krijues vargjesh elitare, shëmbëlltyrë poetike e etnisë, zë lirie nën qiell robërie...
Poezia e tij e përkthyer në shumë gjuhë të botës , kishte kryefjalë Atdheun e tij, Kosovën të cilën ai e njihte më mirë se kushdo tjetër.
I çmuar për vlerat artistike të kultivimit të poezisë bashkëkohore nga kritikë, shkrimtarë, studiues, gjithandej në vend, Evropë e botë. Për të është shkruar e do të shkruhet në vazhdimësi.
Nuk do të shkruajnë vetëm njohësit e veprës së tij elitare, por do të shkruajnë edhe të njohurit e të panjohurit, shkrimtarë, kolegë, miq, edhe ata që janë rritur me poezitë e Lum Lumit.
Një vit pas vdekjes së tij kujtoj bardin e poezisë, duke ndërmendur udhëtimin e fundit të tij.
Një udhëtim shumë i dëshiruar, i përfolur me dhjeta qindra herë në bisedat tona miqësore në bufenë e Radio Kosovës, ku shiheshim thuaje çdo ditë.
Aliu kishte qenë në Festivalin e poezisë në qytetin e Lodeve të Francës edhe dy herë të tjera. Nuk arrita kurrë t’a kuptoj përse nuk i pritej të shkonim atje.
Sikur diçka misterioze e joshte drejt Francës. Diçka e pathënë, e padeshifruar që vetëm poeti i madh mund t’a ketë parandjerë. Njeriun e poetin që frymoi dhe u shua për Lumin.
Tërë kohën ndihej i trazuar shpirtërisht.Kujtimet e trishta për humbjen e të birit, i ishin ngjallur në këtë udhëtim të mbramë. Lumi do të diplomohej tani në Sorbon, i thoshte mendja. Po të kishte mundësi do të ndërronte edhe biletën e aeroplanit për të shkuar te Lumi. Ai në vazhdimësi sikur po gjurmonte mënyrat sesi mund të bashkohej me të birin.
Lumi ishte kryefjala e tij gjatë tërë udhëtimit për në Lodeve. Ndihej krenar se do të përfaqësonte Shqipërinë. Krenar se do
të lexonte vargje për Kosovën, në mesin e 50 poetëve nga 24 vende të Evropës. I gëzuar se së shpejti do t’i botohej një libër i ri në gjuhën frenge. Do të nënshkruante kontratën për librin me botuesen e tij, më 18 korrik.
Ali Podrimja u paraqit vetëm një herë me poezitë e tij para artdashësve francezë te sheshi “Ura romake” në Lodeve.
Ai nuk u takua më kurrë me adhuruesit e poezisë së tij. As me botuesen franceze. As me përkthyesin e tij Aleksandër Zoto.
As me mua, bashkëudhëtaren e tij nga Kosova.
Pas leximit të poezive të tij, Mixha u zhduk në mënyrë misterioze. Ç’ti ketë ndodhur atij? Të ketë humbur rrugën, t’a ketë rrëmbyer dikush? Të jetë vrarë?
Asnjërës nga këto pyetje nuk mund t’i jepej një përgjigje logjike. Misteri mbuloi zhdukjen e tij, e lajmi mori dhenë. Se besoja kurrë se ai mund të mos kthehej i gjallë. As djali i tij Petriti, as nipi Genti, as dhjeta njerëz që më shkruanin e thërrisnin për të pyetur për fatin e tij. Fotografia e tij e vendosur në çdo kënd të qytetit, me jepte shpresën se dikush do ta gjente, herët a vonë.
E shtuna e 21 korrikut, solli lajmin më të pabesueshëm që kisha dëgjuar ndonjëherë. Ali Podrimja u gjet i vdekur , katër kilometra larg qytetit, pranë lumit të Lodeves.
Tingëllon si makth lajmi për vdekjen e njeriut, poetit. Vdekja e Mixhës me të cilin erdhëm bashkë gjashtë ditë më parë nga Prishtina për të përfaqësuar poezinë shqipe.
Poeti i madh shqiptar Ali Podrimja u gjet i vdekur në dhe të huaj, i vetëm, në një pyll të izoluar, me një tufë lule në duar.
Në vend të paraqitjes së tij me poezi, Festivali organizoi homazh për vdekjen e tij të mistershme.
Por as ky njoftim kobzi, nuk më bëri të besoj vdekjen e tij, mua që më ra hise të bëja udhën e fundit me të.
Ali Podrimja vdiq ashtu si jetoi. Poetët , ashtu si perënditë, nuk vdesin kurrë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi