Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:AH, SIKUR

Shko poshtë

Mentor Thaqi:AH, SIKUR Empty Mentor Thaqi:AH, SIKUR

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 21, 2013 2:50 pm

Mentor Thaqi:AH, SIKUR 167737_186751714687575_6726492_n

Mentor Thaqi:AH, SIKUR
 
Mentor Thaqi:AH, SIKUR 999047_658975107465231_937042198_n
Do doja që sërish t´i kthehem vetvetes,
të vazhdoj aty ku shpeshherë n´vend mbeti,
të i plotësoj ato boshllëqe t´mbetura të jetës,
të ruaj diçka nga rinia që s´priti dhe treti.

Na mbeti edhe shumëçka pa e thënë,
pa e bërë, gjithësesi mbet dhe më shumë,
planeve, dëshirave të jetës, vulë pa iu dhënë,
pastaj, nga të bërat, diçka të hudhet n´lumë.

Ndonjë njollë të keqe, të gabimit, të korisë,
që mund ta kemi bërë me padije, padashje,
do dëshironim që të iu biejm me fshisë,
që gabimet tjera të mos shkojnë në trashje!

Duartrokitjeve të vrazhda frenetike pa vend,
në diktatura, katrahura dhe ku e ku nuk duhej,
po t´i rikthenim, do të mbusheshim mend,
se rezerva në më mirë njohje, do duhej të ruhej.

Gomarëve në vjeshtë që egërsisht i shalonim
dhe nga kurrizi i mprehtë na çilej bytha varrë,
që të kullosnin të qetë, pse nuk i lejonim,
edhe atyre ditëve pushimi ne iu shtonim barrë!

Në shkollë zakonisht përzgjidhnim më të lehtën,
pa vlerësuar mirë e drejt kërkesat e kohës,
nuk dëshironim të testojmë drejt vetveten,
as harrnin në rrobë që të ia përshtasim cohës!

Nga ai vendnumërim që aq gjatë keq mbetëm,
për disa shekuj rend, tash ec e zëre hapin,
edhe sot ngushëllojmë veten se s´ishim të vetëm,
s´mendojmë se dështakët, arsyen mbrapshtë kapin!

Kërkesat janë të shumta, do donim shumëçka,
sa të përmirësohen, korrigjohen, hiqen apo shtohen,
Populli me urti thotë: "Mos hyn va e pa va",
të paktën jo kur lumi vërshon, turbullohet!

Të shkuarat, të kaluarat, s´mund t´kthehen më,
bëmë mirë apo keq, do t´mbetet vulë në jetë,
për të vepruar drejt, kohë mbetet gjithënjë,
bile që rob i së keqes, shpirti mos me mbetë!

Jeta është peshojë, do të peshohen të bërat,
gjithmonë do të bëhet vlerësimi-gjykimi moral,
nuk ka njeri në botë që të mira t´i ketë të tërat,
dhe se gabimet padashje, munden me u falë!

I pafalshem është krimi, vrasja, poshtërimi,
që bëhen me qëllim të keq ndaj të tjerëve,
edhe në këtë jetë, do t´pason ndëshkim-mallkimi,
e keqja është kryefjalë e jetës-veprës së të mjerëve!

Mjerë ai-ajo, mjerë, që Popullit i then zemër,
ia then, elanin, vullnetin, vrullin e ndershëm,
të urryer, të mjerë, të mallkuar do mbanë atë emër,
dhe, Epitafin e turpit do ta ketë të përhershëm!

...

Mentor Thaqi VS., 21.07.201
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi