ELIDA BUÇPAPAJ:Një ish-mikes për të gjithë ne që nuk u lodhëm kurrë duke u zhgënjyer
Faqja 1 e 1
ELIDA BUÇPAPAJ:Një ish-mikes për të gjithë ne që nuk u lodhëm kurrë duke u zhgënjyer
ELIDA BUÇPAPAJ:Një ish-mikes për të gjithë ne që nuk u lodhëm kurrë duke u zhgënjyer
jam çliruar nga njëra
që më thoshte të kam mike
që villte gjarpërinj
nuk themi ne
për njeriun
që flet
një lumë fjalësh
pandalshëm
gurgullues
apo themi si i rrjedhin
nga goja fjalët
këto janë
laryshi metaforash
ndërsa
për atë që vjell
një lumë gjarpërinjsh
gjithçka ka tingull
ad literam
dmth
është ashtu
fjalë për fjalë
ju lutem më falni
mos ju shkaktoj nauzea
por është
pjesë e realitetit
ky tranzicion
hibrid
që po na hibridizon
edhe ne
qëniet njerëzore
merre me mend
se çfarë speciesh
janë krijuar
në kryqëzime
urbane
groteske
mijra vite drite larg
nga kuitesenca
jonë
që mikut i thoshte mik
ashtu si bukës-bukë
të vjellësh gjarpërinj
je antimik
je në antitezë të plotë
me vendin e shenjtë
ashtu është miku i vërtetë
që ia zbrazim shpirtin
sikur mbushim
një kovë me qumësht
apo një krikëll birre
dhe kënaqemi
duke e pirë dalëngadalë
deri në pikën e fundit
të pusit
apo kur jemi në hall
shkojmë drejt e i themi
si do t’ja bëj
bota u përmbys
a më ndihmon dot
dhe përgjigjia që marrim
është
po përse jemi ne miq
për ta bërë natën ditë
kur e lyp nevoja
për ta hypur detin në qiell
dhe hënën
për ta bërë
amazonë
kur duhet
prandaj duhet miku
jo si pazar
jo si trafik
jo si shkëmbim në natyrë
në feudalizmin
tribal
të tranzicionit
më jep të jap
ajo që villte gjarpërinj
një lumë të tërë
e di që unë
këto vargje ia dedikoj asaj
por asaj nuk i bën përshtypje
sepse e ka profesion
si ne kemi profesionet tona
gjithëfarëshe
me të cilat fitojmë
bukën e gojës,
jetën
prosperohemi
apo kësaj jete
nuk na ec
si duhej
ndërsa të vjellësh gjarpërinj
nuk është asnjë lloj profesioni
nuk ka shkollë
ku njerëzia të mësojë
si të vjellë
një lumë të gjatë
gjarpërinjsh
sa Nili apo Amazona
sa Missisipi
apo Kolorado
për të mbushur pastaj
atje ku derdhen
liqej me gjarpërinj…
keni dëgjuar ndonjëherë
se dikush ka marrë
gradë shkencore
se është bërë Doktor
Profesor i Asociuar
Doktor Profesor
sepse i villte bukur gjarpërinjtë
bukur në superlativ
keni dëgjuar ndonjëherë
për dikënd
se u bë milioner
duke vjellë
në tregun e lirë
mrekullisht gjarpërinj
vetëm në kapitalizmin
tribal
ku llogaritë
i bën ligji i xhunglës
atje ka gjithëfarë
kryqëzime hibride
luani kryqëzohet me miun
dhe del një lepur
zagarët kryeqëzohen me
dhelprat
dhe del një kojotë
fabulistët më të shquar
të botës
Ezopi apo Zhan Dela Fonten
do të mbeteshin pa gojë
me botën faunore
të fabulave
të përditësuara
nga personazhët
e trazicionit shqiptar
që na bën
të zhgënjehemi
çdo ditë
nga dikush
që i kemi thënë mik apo mike
deri kur lumi i gjarpërinjve
bëhet vorbull e rrezikshme
atëher i thamë ish-mikut apo ish-mikes
rënsh vetë
në vorbullën tënde të gjarpërinjve
për të provuar
shijen e hidhur
të së vërtetës
ndërsa ne
vazhdojmë
nuk heqim dorë
së kërkuari një mik, një mike
me shpresë
se pësimet
nuk do na lejojnë
të zhgënjehemi
në mënyrë ciklike
sa herë
që hëna është e plotë
pa marrë parasysh
rotacionet
politike
por edhe zhgënjimet
kanë vlerën e tyre -
në shkallën e krahasueshmërisë
ka zhgënjime
të bukura
më të bukura
dhe shumë të bukura
këto të fundit
ngjajnë
kur të rrëzojnë
në një ring boksi
me një nok out
duke ta thyer nofullën
disa copa
dhe zemrën
si një gotë kristali
në mijra grimca
që duken se nuk do të ngjiten kurrë më
por ne prapë e prapë
nuk heqim dorë
deri në fund
së kërkuari një mik, një mike
dhe themi sa mirë
që i kemi antimiqtë
armiqtë
sepse po të mos ishin
si do të dallonim një mik
nga një armik
një mike
nga një ish-mike…
jam çliruar nga njëra
që më thoshte të kam mike
që villte gjarpërinj
një lumë gurgullues
ajo që villte gjarpërinj
e di që këto vargje
unë ia dedikoj asaj
por prapë
ajo vazhdon e vazhdon
të vjell gjarpërinj
sepse e ka profesionin e saj
por unë nuk e kam më mike
që më thoshte të kam mike
që villte gjarpërinj
nuk themi ne
për njeriun
që flet
një lumë fjalësh
pandalshëm
gurgullues
apo themi si i rrjedhin
nga goja fjalët
këto janë
laryshi metaforash
ndërsa
për atë që vjell
një lumë gjarpërinjsh
gjithçka ka tingull
ad literam
dmth
është ashtu
fjalë për fjalë
ju lutem më falni
mos ju shkaktoj nauzea
por është
pjesë e realitetit
ky tranzicion
hibrid
që po na hibridizon
edhe ne
qëniet njerëzore
merre me mend
se çfarë speciesh
janë krijuar
në kryqëzime
urbane
groteske
mijra vite drite larg
nga kuitesenca
jonë
që mikut i thoshte mik
ashtu si bukës-bukë
të vjellësh gjarpërinj
je antimik
je në antitezë të plotë
me vendin e shenjtë
ashtu është miku i vërtetë
që ia zbrazim shpirtin
sikur mbushim
një kovë me qumësht
apo një krikëll birre
dhe kënaqemi
duke e pirë dalëngadalë
deri në pikën e fundit
të pusit
apo kur jemi në hall
shkojmë drejt e i themi
si do t’ja bëj
bota u përmbys
a më ndihmon dot
dhe përgjigjia që marrim
është
po përse jemi ne miq
për ta bërë natën ditë
kur e lyp nevoja
për ta hypur detin në qiell
dhe hënën
për ta bërë
amazonë
kur duhet
prandaj duhet miku
jo si pazar
jo si trafik
jo si shkëmbim në natyrë
në feudalizmin
tribal
të tranzicionit
më jep të jap
ajo që villte gjarpërinj
një lumë të tërë
e di që unë
këto vargje ia dedikoj asaj
por asaj nuk i bën përshtypje
sepse e ka profesion
si ne kemi profesionet tona
gjithëfarëshe
me të cilat fitojmë
bukën e gojës,
jetën
prosperohemi
apo kësaj jete
nuk na ec
si duhej
ndërsa të vjellësh gjarpërinj
nuk është asnjë lloj profesioni
nuk ka shkollë
ku njerëzia të mësojë
si të vjellë
një lumë të gjatë
gjarpërinjsh
sa Nili apo Amazona
sa Missisipi
apo Kolorado
për të mbushur pastaj
atje ku derdhen
liqej me gjarpërinj…
keni dëgjuar ndonjëherë
se dikush ka marrë
gradë shkencore
se është bërë Doktor
Profesor i Asociuar
Doktor Profesor
sepse i villte bukur gjarpërinjtë
bukur në superlativ
keni dëgjuar ndonjëherë
për dikënd
se u bë milioner
duke vjellë
në tregun e lirë
mrekullisht gjarpërinj
vetëm në kapitalizmin
tribal
ku llogaritë
i bën ligji i xhunglës
atje ka gjithëfarë
kryqëzime hibride
luani kryqëzohet me miun
dhe del një lepur
zagarët kryeqëzohen me
dhelprat
dhe del një kojotë
fabulistët më të shquar
të botës
Ezopi apo Zhan Dela Fonten
do të mbeteshin pa gojë
me botën faunore
të fabulave
të përditësuara
nga personazhët
e trazicionit shqiptar
që na bën
të zhgënjehemi
çdo ditë
nga dikush
që i kemi thënë mik apo mike
deri kur lumi i gjarpërinjve
bëhet vorbull e rrezikshme
atëher i thamë ish-mikut apo ish-mikes
rënsh vetë
në vorbullën tënde të gjarpërinjve
për të provuar
shijen e hidhur
të së vërtetës
ndërsa ne
vazhdojmë
nuk heqim dorë
së kërkuari një mik, një mike
me shpresë
se pësimet
nuk do na lejojnë
të zhgënjehemi
në mënyrë ciklike
sa herë
që hëna është e plotë
pa marrë parasysh
rotacionet
politike
por edhe zhgënjimet
kanë vlerën e tyre -
në shkallën e krahasueshmërisë
ka zhgënjime
të bukura
më të bukura
dhe shumë të bukura
këto të fundit
ngjajnë
kur të rrëzojnë
në një ring boksi
me një nok out
duke ta thyer nofullën
disa copa
dhe zemrën
si një gotë kristali
në mijra grimca
që duken se nuk do të ngjiten kurrë më
por ne prapë e prapë
nuk heqim dorë
deri në fund
së kërkuari një mik, një mike
dhe themi sa mirë
që i kemi antimiqtë
armiqtë
sepse po të mos ishin
si do të dallonim një mik
nga një armik
një mike
nga një ish-mike…
jam çliruar nga njëra
që më thoshte të kam mike
që villte gjarpërinj
një lumë gurgullues
ajo që villte gjarpërinj
e di që këto vargje
unë ia dedikoj asaj
por prapë
ajo vazhdon e vazhdon
të vjell gjarpërinj
sepse e ka profesionin e saj
por unë nuk e kam më mike
ELIDA BUÇPAPAJ
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi